ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
persetedigjetkurani
Përse të digjet fjala e Allahut, Kur'ani...?!!
Iniciativa e pastorit Jones për djegien e Kur'anit është një veprim tepër mizor, por asesi befasues, sepse jemi mësuar me kësi gjëra të ulëta, e sidomos kur ky është veprimi i atyre injorantëve të cilit kur mbesin të mahnitur para një mrekullie, ose duhet ti dorëzohen asaj, e ose ti kthehen dhunës si zgjidhje për ta arsyetuar bindjen e tyre të zbrazët e satanike...
E pse jo, kur kjo mrekulli po ua dridh token nën këmbët e tyre, po i detyron ti braktisin kishat e tyre, dhe po ua ndriçon errësirën e tyre.
Ai që mbetet për një kohë të gjatë në errësirë, kur të ballafaqohet me dritën, nuk mund ta përballoj dot dhe mundohet me duart e tija ta ndaloj shkëlqimin e dritës, por nuk e heton se në fakt ai vetes ja ofron këtë gjë, e jo gjithë botes, ashtu siç ka dëshirë të mbesin edhe tjerët në errësirë nga frika se kjo dritë do ti dëmtoj dhe errësira është më e dobishme për ta...
Thotë Allahu fuqiplotë :" Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë." [et- teubeh 32]
Kjo urrejtje shihet në fjalët e tyre dhe në veprat e tyre, qoftë nga prijësit fetar qoftë nga ata shtetëror.
Thotë ish Kryeministri i Anglisë, Gladiston: " Përderisa ky Kur'an është në duart e muslimanëve, asnjëherë nuk do te mundemi ta mbizotërojmë lindjen e mesme "
Sepse ky Kur'an zbriti prej mbi shtat qiej, për të na udhëzuar dhe mësuar se muslimani nuk duhet ti nënshtrohet asnjë pushteti, e asnjë fuqie, sa do që të jetë e fuqishme dhe madhështore, sepse nënshtrimin e plot e meriton vetëm Krijuesi i universit, i cili është më Madhështori, dhe më Fuqiploti...
Sikurse na mëson që mos ta pranojmë kurrfarë oferte, përveç drejtësisë, sepse vetëm drejtësia është ajo e cila ia jep hakun atij që meriton...
Por çfarë të bëjmë kur manipulohet me drejtësinë dhe peshorja e drejtësisë nuk e peshon çdo njeri dhe nuk e përfshin çdo sistem.
Sepse kjo drejtësi moderne ua jep të drejtën të mbysin njerëz pa të drejt, të burgosin dhe torturojnë njerëz pa dëshmi, dhe ti deformojnë fjalët e Perëndisë (Tevratin , Ungjillin, Zeburin) ashtu si kanë dëshirë, dhe ti djegin ato (siç është rasti me Kur'anin).
Arsyeja për të cilën bëhen këto trusni ndaj muslimanëve janë kinse prapambeturia e muslimanëve dhe të metat e tyre, dhe e meta më e madhe e muslimanëve është ajo që na tregon Allahu në suren el-Maideh.
Thotë Allahu i madhëruar: " Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve (Kur'anin) dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar." [ el-maideh 59]
Dhe ky shfrenim është që ta zhdukin këtë libër hyjnore nga rruzulli tokësor, që të veprojnë ashtu si të dëshirojnë, të lejojnë dhe të ndalojnë atë çka ju shkon për qejfi, dhe të mos dallohet kjo shoqëri njerëzore ndaj asaj shtazore dhe të zhduket çdo vlerë njerëzore dhe hyjnore, edhe pse orvatjet e tyre për çdo dit po dështojnë, se mirë e din fuqinë e kësaj drite hyjnore.
Thotë Prifti Lorans Braun: " Nëse bashkohen Muslimanët në perandorin islame, atëherë do të jen rrezik dhe mallkim për boten, mirëpo nëse vazhdojnë të jenë të ndarë atëherë ata janë pa peshë dhe nuk kanë kurrfarë ndikimi."
Dhe thotë Lakost ministër i Francës për vendet e pushtuara në vitin 1962 : "Çfarë të bëjmë kur ky Kur'an është më i fuqishëm se Franca"
Fuqia e Kur'anit është në studimin dhe praktikimin e tij, e jo në vendosjen e tij në qoshet e vdekura të porcelanit nëpër rafteve.
Dhe bukuria e tij nuk është në zbukurimin e faqeve të tij me korniza magjepse, por magjia e tij është kur jetën ton e margjinalizojmë dhe e jetojmë në bazë të këtij libri madhështor dhe kësaj fjale hyjnore, Kur'anit.
Robëri e vërtet nuk është të jesh i izoluar dhe i okupuar nga një armik në token tënde, por robëri e vërtet është kur një populli i izolohet drita e së vërtetës dhe i servohet çdo kënaqësi tjetër përpos saj, dhe kur populli mendon dhe analizon siç donë një pjesë e caktuar e elitës së tyre dhe jo siç është realiteti...
Prandaj kjo elitë sa herë që e hetonte rrezikun nga drita hyjnore, e shtonte presionin te populli i tyre që ta urrejnë, ta luftojnë dhe ta shuajnë këtë dritë, mirëpo fatkeqësisht ky popull i gjorë nuk e hetonte se ai faktikisht po i kontribuonte robërisë së tij dhe qejfeve të një elite të caktuar njerëzish.
Thotë Allahu i madhëruar në përshkrimin e jehudëve : " E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?" [ el-bekareh 86]
Dhe kjo veti nuk është vetëm te jehudët ( edhe pse ata janë prijës në këtë drejtim ) mirëpo kjo është prezentë te çdo shoqëri e cila ka pranuar tu nënshtrohet vullnetarisht dhe të ia dorëzoje shpirtin e tyre asaj elite e cila nuk mendon për popull por vetëm për qejfet e veta, sa që në disa raste edhe janë adhuruar si zota kjo elitë (siç është rasti me faraonët).
Këtë e shohim edhe me popullin e Ibrahimit [ paqja qoftë mbi të ] , kur kjo elitë e hetoi rrezikun e tij, atëherë e këshilloi popullin me një këshill interesante.
Thotë Allahu i madhëruar: " Ai (Ibrahimi) tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit." [ el-enbija 66-70 ]
Dhe ajeti tjetër: " Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse." [ el-ankebut 24 ]
Andaj a nuk është kjo ngjarje e popullit të Ibrahimit, që donin ta djegin atë, po e njëjta ngjarje e cila ndodh sot në Amerikë me djegien e Kur'anit?!! Sepse Ibrahimi [paqja qoftë mbi të] barte një mesazh hyjnor kurse Kur'ani është vet ajo dritë dhe ai mesazh hyjnor...
Dhe elita e këtij populli i nxitnin ata që ta djegin Ibrahimin, këtë shkëndijë hyjnore, që ti ndihmojnë zotat e tyre, a nuk ndodh sot e njëjta gjë kur elita fetar katolike i nxit anëtarët e saj që ta djegin këtë Mesazh Hyjnor (Kur'nin) që ta ndihmojnë jezusin dhe kishën !!!
Dhe kjo elitë nuk i dhimbset sa gjak derdhet në këtë rrugë dhe sa tragjedi ndodhin në mesin e popullit në realitet, dhe ata sakrifikojnë çdo gjë vetëm për shpëtimin e interesave të tyre personale.
Thotë Allahu në përshkrimin e shfarosjes së një populli besimtar nga po kjo elitë: " Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, Të zjarrit me plot lëndë djegëse, Kur ata rrinin ulur rreth tij, Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët(djegien e tyre).
E nuk patën pse t'i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehenemit dhe dënimin e djegies.[ el-buruxh 4-10 ]
A nuk janë pikërisht elita e popullit të Muhamedit [ paqja qoftë mbi të ] ata të cilët ishin bashkuar dhe vendosen ta mbysin së bashku Muhamedin [ paqja qoftë mbi të ] kështu që familja e tij të mos mund të hakmerret ndaj tyre, a nuk janë bashkuar sot fuqitë botërore që ta luftojnë islamin !!!
A nuk janë po kjo elitë e cila kishte venduar shpërblim 100 deve, për atë i cili e mbyt Muhamedin [ paqja qoftë mbi të ], a nuk është sot elita botërore ajo e cila i shpërblen dhe i sponsoron ata të cilët flasin, shkruajnë dhe veprojnë kundër islamit (e fatkeqësisht ata janë shumë, e më e keqja që ka edhe prej muslimanëve të cilët i shpërfillin obligimet islame, dhe e fitojnë këtë shpërblim të hidhur!!!)
Andaj djegia e Kur'anit nuk është iniciativë e një prifti, por janë shumë qarqe të ndryshme të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte veprojnë në këtë drejtim, edhe nëse ata haptazi e refuzojnë një gjë të tillë. Prandaj mos i dëgjoni fjalët e tyre, por shikoni veprat e tyre.
Rijad Imeri