ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
Pejgamberi
MUHAMMEDI (sal-lall-llahu alejhi ve selam) |
All-llahu xhel-le shanuhu për të na njohtuar me atë çka kërkon prej neve dhe për të na sqaruar atë çka na bënë dobi në jetën tonë, dërgoi disa prej njerëzve të cilët kishin cilësi fisnike dhe moral të lartë që t’i përcjellin urdhërat dhe dispozitat e Tij te të gjithë njerëzit, duke filluar prej të afërmve, shokëve , fqinjëve dhe të gjithë atyre që ishin përreth tyre.
E këta ishin ata që i zgjodhi All-llahu i Lartësuar dhe i quajti të dërguar dhe lajmëtarë. I fundit prej këtyre të dërguarve dhe lajmëtarve ishte i dërguari i All-llahut te krijesat e Tij, prijësi ynë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për të gjitha botërat, prej njerëzve dhe xhinnëve .
Dërgimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem nuk ishte vetëm për popullin apo familjen e tij, por ishte për njerëzit në përgjithësi përgëzues dhe tërheqës i vërejtjes. All-llahu i Lartësuar thotë:
" E ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat."( suretu el-Enbija 107).
2)
Për ta pasur edhe më të qartë këtë që përmendëm , domosdo duhet të dimë pjesën nga jeta e këtij pejgamberi fisnik sal-lall-llahu alejhi ve selem.
Emri i tij ëhtë Muhamed ibn Abdull-llah ibn Abdu-l-Mutalib ibn Hisham, rrjedh nga fisi më i madh prej fiseve arabe, e ai është fisi Kurejsh. U lind në Mekke në siujdhesën arabe, e cila është qytet prej qyteteve të Mbretërisë së sotme Saudite.
U rrit jetim, babai i vdiq sa ishte ende në barkun e nënës. E edukoi nëna e tij Amineja bija e Vehbit me edukatë e cila ishte në pajtim me traditat arabe të cilat shumicën prej tyre i trashëguan nga feja e babait të Pejgamberëve Ibrahimit alejhis-selam. Pastaj i vdiq edhe nëna sa ishte 6 vjeqar e për përkujdesje e morri gjyshi i tij Abdu-l-Mutalibi i cili ishte njëri prej udhëheqësve Kurejshit para shpalljes. Pas dy viteve i vdiq edhe gjyshi e për kujdesje e morri mixha i tij Ebu Talibi.
3)
Jeta e tij pas fëmijërisë ishte jetë e dalluar me çdo të mirë. Ishte trim, i sinqertë, kishte moral të mirë, sa që edhe populli i tij filluan ta quanin "i sinqerti, besniku".
4)
Në fëmijëri ishte bari i deleve, gjë e cila ia shtoi edhe më tepër dlirësinë e zemrës, udhëzimin në të mirë dhe largimin nga e keqja.
Në rininë e tij punonte për Hadixhen bijen e Huvejlidit, e cila ishte prej grave më të pasura dhe më të dalluara kurejshite. Pasiqë e dërgoi në Sham për tregti, Muhammedi sal-ll-llahu alejhi ve selem pati sukses dhe u kthye me fitim të madh.
Kur i mbushi 25 vjet mixha i tij e martoi me Hadixhen e cila ishte më e vjetër se ai 15 vjet.
5)
Në moshën 40 vjeqare All-llahu xh.sh e përgatitte për pejgamberllëk, kur filloi të sheh ëndërra të vërteta dhe gjithë atë që e shihte në ëndërr të nesërmen i dilte realitet. Pastaj ia bëri të dashur vetminë, që të mundë të logjikojë dhe të studijojë, ashtuqë kalonte një muaj të plotë të çdo viti në një shpellë afër Mekkes e cila quhej "Hira".
6)
Pas një periudhe të shkurtër kohore All-llahu xhel-le shanuhu ia dërgoi njërin prej melekëve të mëdhenj, melekun me emrin Xhibril i cili ia shpalli ajetin e parë, e ai është: "Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi (çdo gjë)."(suretul-Alek 1)
Nga kjo e kuptoi se All-llahu xhel-le shanuhu e kishte zgjedhur që të jetë pejgamber dhe i dërguar i Tij te ky popull.
7)
Kështu filloi i dërguari sal-all-llahu alejhi ve selem t’i thërrasë njerëzit që ishin përreth tij në këtë fe. Në fillim thirja e tij ishte fshehurazi, duke pasur kujdes nga pabesimtarët të cilët adhuronin idhuj dhe gurë. Prej të parëve të cilët iu përgjigjen kësaj thirrjeje ishin: gruaja e tij Hadixheja, djali i mixhës së tij Aliu i biri i Ebu Talibit, shoku i tij Ebu Bekri dhe një pjesë e vogël e popullit të tij.
8)
All-llahu xhel-le shanuhu më vonë e urdhëroi që ta shfaq haptaz thirrjen e tij në fenë Islame e cila është fe e All-llahut të Lartësuar dhe për të cilën Ai ishte i i kënaqur që të jetë fe e fundit për të gjithë njerëzit.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem thërriste në adhurimin e të Vetmit All-llah dhe në thyerjen e idhujve, gjë e cila ishte në kundërshtim me fenë e gjyshërve dhe baballarëve të tyre dhe për këtë ata filluan të bëjnë çmos, ta pengojnë dhe të tallen me te vetëm që të ndalin nga thirrja e tij, por ai edhe krahas gjithë kësaj duroi. Nga torturat dhe maltretimet e kurejshitëve e mbronte mixha i tij Ebu Talibi, i cili megjithëkëtë nuk e pranoi Islamin dhe vdiq si pabesimtarë.
9)
Islami filloi të përhapet shumë shpejtë, sa që atij iu bashkangjitën edhe disa prej banorëve të Jethribit. Pasi u kthyen në vendin e tyre, Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve selem prapë i erdhën edhe një grup prej 12 vetëve të cilët gjithashtu i besuan dhe kur deshtën të kthehen Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem u dha me vete një shokë të tij i cili do t’ua mësonte atyre parimet Islame. Pas pak kohe u përhap Islami në Jethrib dhe një grup prej banorëve të Jethribit i erdhën Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe e thirrën që të shkojë tek ata duke iu besatuar atij se do ta mbrojnë dhe se do t’i ndihmojnë.
10)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem iu përgjigj ftesës së tyre dhe i urdhëroi shokët e tij që të dalin nga Mekkeja, ku më vonë edhe ai iu bashkangjitë atyre. Kurejshitëve posa u arriti lajmi për shpërnguljen e Muhammedit sal-all-llahu alejhi ve selem dërguan disa njerëz që ta vrasin, por All-llahu xhel-le shanuhu si çdoherë e shpëtoi nga ata.
Kur hyri në Jethrib, i cili më vonë u quajt Medinetul- Munevere, banorët e tij i bënë pritje madhështore. Menjëherë pas kësaj e ndërtuan xhaminë e njohur të tij "Xhamia e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve selem)". Dhe filluan që të thërrasin në Islam dhe ta përhapin atë haptazi. Kurejshitët dhanë përpjekje të mëdha që ta pengojnë thirrjen dhe përhapjen e tij, kështuqë dëshiruan ta bëjnë këtë edhe me forcë.Përgatitën fuqi ushtarake që t’i mposhtin muslimanët, por megjithatë All-llahu xhel-le shanuhu u ndihmoi të dashurve të Tij (besimtarëve).
11)
Beteja e parë mes Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe Kurejshitëve u zhvillua në "Bedr" vend në afërsi të Medinës. Në këtë betejë All-llahu xhel-le shanuhu u ndihmoi muslimanëve kundër pabesimtarëve. Kështu filluan betejat dhe përleshjet e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe pabesimtarëve. Ndodhën "Beteja e Uhudit", "Beteja e Hendekut", "Beteja e Hunejnit"e të tjera. Pas çdo beteje fuqia e Islamit shtohej edhe më tepër.
12)
Për përhapjen e Islamit edhe më gjerë Muhammedi sal-llahu alejhi ve selem dërgoi disa shokë të tij si misionarë te Kisrau, Kajseri, Nexhashiu e mbretër tjerë prej mbretërive të mëdha që t’i ftojnë në fenë Islame.
13)
Në vitin e nëntë të hixhretit muslimanët e çliruan "Mekken" e cila ishte dëshmitareja e parë e fillimit të misionit Islam, por banorët e saj e luftuan dhe u munduan që ta pengojnë Pejgamberin Islam sal-lall-llahu alejhi ve selem. Ajo atëherë konsiderohej si vendi më i madh në të cilin tuboheshin idhujtarët Kurejshit dhe të vendeve tjera.
Me çlirimin e Mekkes filluan që t’i vijnë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem delegacione të shumta arabe dhe filluan që të hyjnë njerëzit në fenë e All-llahut grupe-grupe.
All-llahu i Lartësuar thotë: "Kur erdhi ndihma e All-lahut dhe çlirimi (ngadhënjimi) dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh."(suretun-Nasr 1-3)
14)
Ndërsa në vitin e dhjetë hixhri e bëri haxhin lamtumirës, duke u ligjëruar në te të pranishmëve porositë e tij të fundit,e cila njëherit konsiderohet fjalimi më i gjatë i tij që kishte ligjëruar ndonjëherë mbi çështjet dhe rregullat e fesë.
15)
Me 12 rebiu-l-evvel të vitit dymbëdhjetë sipas hixhretit, ndërroi jetë i Dërguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve selem pas një sëmundje e cila e goditi. U varros në shtëpinë e tij, por sot varri i tij gjindet në brendësi të xhamisë së tij sal-lall-llahu alejhi ve selem.
16)
Nga jeta e tij sal-lall-llahu alejhi ve selem me fjalë dhe vepra, dituri dhe punë arriti deri te ne feja e All-llahut të Madhëruar, Islami. Vetëm me nënshtrim ndaj tij është udhëzimi dhe shpëtimi.
Thotë All-llahu i Lartësuar: " Nëse i nënshtroheni atij, do të udhëzoheni."(suretun- Nur 54)
Ali Hasen AbdulHamid
Dashuria ndaj Pejgamberit |
6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “Asnjëri nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur tek ai se babai i tij, fëmija, vetvetja dhe njerëzit në përgjithësi”. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”
Kuptimi i fjalës së Pëjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadithin e lartëpërmendur “Asnjëri nuk ka besuar…” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin (imanin) e tij.
Dije vëlla musliman, ti që do këtë Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij është e ndërlidhur me dashurinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe është fryt i saj. Çdo musliman obligohet që t’i jep përparësi dashurisë në Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në përgjithësi. Omer ibën Hattabi [radijall-llahu anhu] një rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : “O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë përveç vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, derisa të jem më i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] më pas tha: tash, pasha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer.” (Buhariu)
Njeriu e don një tjetër ose për shkak vyrtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (Kalem – 4). Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atë prej errësirave të kufrit në dritën e imanit, drejtpërsëdrejti apo me shkak, do të kuptojë gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] është shkaktar për qëndrimin e tij të përjetshëm në begatitë e Xhennetit, do të kuptojë se kjo është dobia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton që dashuria ndaj tij të jetë më e madhe se dashuria ndaj tjerëve, sepse dobia e cila është shkak për të dashur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo njerëzit dallojnë nga kjo pikpamje varësisht prej kjelltësisë apo jovigjilencës së tyre. Nuk ka dyshim se Sahabët (shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] në mënyrë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky është fryti i kuptimit, kurse ata më mirë e kuptuan këtë gjë.
Kurtubiu thotë: “çdonjëri i cili beson me besim të vërtetë në Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm që ata dallojnë mes tyre. Ndonjëri e gjenë këtë dashuri të përmbushur, e tjetri tepër të mangët sikur ai i cili është fundosur në lezatime, i mpirë nga jovigjilenca në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur përmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] përmallohen dhe dëshiron ta sheh atë, e mbivlerëson ndaj familjes, fëmijës, pasurisë dhe prindit të tij, e vëndon veten në rrezik. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka mëdyshje në të.” (Fethul Bari/1-59)
Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhërave të tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare.” (Ahzab – 36)
Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dritën e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe të udhëzuarit me udhëzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.” (Maide – 15), “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë” (Ali Imran – 31).
Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut” (Ahzab – 21)
O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre që juve ju duan!
Ahmed Muadh Hakkij
___________________________________________
Powered by: www.islam-istog.com / www.islam-istog.tk
Administrator : Getoari
E-mail : get-oar1@hotmail.com
____________________________________________
O all-llah me mjafto mua me hallallin tënd nga harami yt dhe me mjafto me mirësinë tënde nga të Tjerët.