Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Ligji i Allahut

Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] për atë që e pason udhëzimin e Tij dhe atij që ia kthen shpinën këtij udhëzimi

i vërtetë 1). Udhëzimi i All-llahut është udhëzimi

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu”. (El-Bekare: 120).

Udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] është feja e vërtetë dhe gjithpërfshirëse, i cili është udhëzimi i vërtetë, udhëzim që me të vërtetë meriton të quhet udhëzim, pos të cilit nuk ka udhëzim tjetër.

Ky është komenti i këtij ajeti, siç përmendet në tefsirin e Ibën Kethirit, tefsirin e Raziut dhe të Kurtubiut.

 

2). Udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] është Islami

 

Ky është udhëzimi me të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dërguar Muhamedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë:

“Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton All-llahu dëshmitar”. (El-Feth: 28).

Zamahsheriu thotë: “Udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] është Islami. Ky është udhëzimi i vërtetë dhe i vetmi që meriton të quhet udhëzim. Krejt Islami është udhëzim, pos tij s’ka udhëzim tjetër, e ajo në të cilin thërrasin çifutët dhe të krishtrët, nuk është udhëzim, por epsh”. (Tefsiri i Zamahsheriut: 1/183).

 

3). Kush e lë udhëzimin e All-llahut [subhanehu ve teala], All-llahu [subhanehu ve teala] e lë ate dhe ate që ai e ka zgjedhë

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur (në dunja) e fusim në Xhehennem. Përfundim i keq është ai”. (En-Nisa: 115).

Udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] është Islami. Ai është rruga e besimtarëve të parë, andaj ai që e armiqëson Pejgamberin e nuk pason Islamin, pasi që i është sqaruar nga All-llahu, All-llahu atë dhe çështjen e tij i lë në lajthitjen që ai e ka zgjedhë.

Raziu thotë: “ate së bashku me atë që ai e ka zgjedhur për vehte e lënë të mbështetur në atë që ai është mbështetur”. (Tefsiri i Raziut: 11/43).

Nga ana tjetër, është shumë e qartë se ajo që ai e ka zgjedhur për vehte është lajthitja, sepse pas hakut (Islamit) s’ka tjetër pos dalaletit.

“E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?”. (Junus: 32).

 

4). Kërcënimi ndaj atij që nuk e pason udhëzimin e All-llahut.

 

Jemi të detyruar në mënyrë obligative ta pasojmë dinin e vërtetë (Islamin), kurse të tjerat (mendime, ide, plane, metoda) duhet lënë pas shpine dhe duhet larguar prej tyre. Kush kapet për të kotën, ka humbur. All-llahu [subhanehu ve teala] largohet prej tij, nuk e ndihmon dhe kështu ai bëhet prej zullumqarëve. All-llahu [subhanehu ve teala] pejgamberit të tij i drejtohet me urdhër:

“E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu”. (El-Bekare: 120).

Ibën Kethiri thotë: “Në këtë ajet ka kërcënim të ashpër për ata nga ky umet që pasojnë çifutët dhe të krishterët, pasi që kanë njohuri për Kur’anin dhe Sunnetin”. All-llahu [subhanehu ve teala] na ruajtë nga kjo gjë. (Ibn Kethir, 1/162).

“E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor”. (El-Bekare: 145).

Dituria që i erdhi Pejgamberit është Islami. Ai është udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala]. Në këtë ajet ka kërcënim për ata që i pasojnë pronarët e të kotës në kohën e tyre, që i pasojnë në epshet e tyre dhe që anojnë kah ato etj.

Rashid Ridaja thotë: “Ky dedikim me këtë kërcënim i është bërë krijesës në pozitë më të lartë te All-llahu [subhanehu ve teala], i është bërë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], andaj ky kërcënim bëhet edhe më i ashpër për të tjerët të cilët pasojnë epshet e njerëzve dhe mundohen t’i kënaqin ata duke iu bashkangjitur në të kotën e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] iu drejtua me këto fjalë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], edhe pse qëllimin e kishte në ummetin e tij që ta dinë besimtarët se pasimi i epsheve të njerëzve edhe po të jetë me qëllim të mirë, është zullum i madh, që e ndërpret rrugën e vërtetë dhe i shpie njerëzit në humnerat e të kotës. (tefsirul-Menar, 1/285).

 

5). Ai që e pason udhëzimin e All-llahut [subhanehu ve teala] as që mërzitet e as që dëshpërohet

 

All-llahu thotë:

“Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithësesi do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. (El-Bekare: 38).

Ibën Kethiri thotë: “Ai që e pranon këtë që e kam zbritur në libra dhe atë që e kanë dërguar pejgamberët me të, ata nuk do të kenë frikë ndaj asaj që do t’ju vijë në ahiret e as që mërziten ndaj asaj që u kalon prej gjërave të kësaj bote”. (Ibn Kethiri, 1/82).

Rashid Ridaja thotë: “Ata që udhëzohen me udhëzim të All-llahut [subhanehu ve teala] nuk frikohen nga ajo që do t’u vijë e as që mërziten nga ajo që u kalon, sepse pasuesve të udhëzimit u lehtësohet fitimi i të mirave dhe përjetimi i lumturisë së dynjasë dhe ahiretit. Nëse njeriu kështu parapërgatitet, atij i lehtësohet çdo gjë që mund ta godasë ose çdo gjë që mund ta humbë, sepse ai është i bindur se All-llahu [subhanehu ve teala] është ai që e ka krijuar. (El-Menar, 1/285).

 

6). Pasuesi i udhëzimit jeton jetë të mirë, kurse ai që ia kthen shpinën udhëzimit jeton jetë të vështirë.

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, prse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm”. (Taha: 123-127).

Ky ajet sqaron ligjin e All-llahut [subhanehu ve teala] për atë që e pason udhëzimin e Tij dhe për atë që ia kthen shpinën këtij udhëzimi. (kurtubiu, 11/258).

Udhëzim i All-llahut [subhanehu ve teala] në këtë ajet janë:

a) Librat e All-llahut [subhanehu ve teala];

b) Kur’ani; ose

c) Të gjitha librat e zbritura nga All-llahu [subhanehu ve teala] (Kur’ani është njëri prej këtyre librave, por njëherazi edhe më i miri dhe më i ndershmi).

7). Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] par atë që e pason udhëzimin e Tij dhe argumenti për këtë.

 

Pak më parë thamë se pasuesi i udhëzimit jeton jetë të mirë në këtë botë, kurse argument për këtë ligj është ajeti:

“kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. (Taha: 124).

Ibni Abbasi thotë: “Nuk lajthitë në dynja dhe nuk vuan në ahiret”. (Ibn Kethir, 3/168).

Kurse, Zamahsheriu thotë: “Vuajtja në ahiret nënkupton dënimin për atë që ka lajthitur në dunja nga rruga e fesë, kurse ai që e pason librin e All-llahut [subhanehu ve teala] aplikon urdhërat e Tij dhe largohet prej ndalesave dhe kështu shpëton nga lajthitja dhe dënimi”. (Zamahsheriu, 3/95).

Nga ana tjetër, konteksti i ajetit na jep të kuptojmë se vuajtja është e ngritur nga pasuesi i Kur’anit në këtë botë dhe në ahiret. Ky është njëri aspekt i komentit të këtij ajeti. (Raziu, 22/130).

Nw realitet pasuesi i udhwzimit tw All-llahut jeton jetw tw mirw, ashtu siç ka premtuar All-llahu dhe ashtu siç cakton ligji i Tij. All-llahu thotw:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).

Pasuesi i udhëzimit është besimtar dhe vepron vepra të mira, sepse përndryshe nuk mund të jetë pasues i udhëzimit, ngase jeta e mirë nënkupton që aspak të mos vuash, pra ajo i kaplon të gjitha aspektet e rehatisë. (Ibn kethir, 2/585).

Vuajtja është në kundërshtim me jetën e mirë, me të cilën pasuesi i Kur’anit kënaqet, andaj vuajtja refuzohet në këtë jetë, ashtu siç është e refuzuar edhe lajthitja në këtë botë. Ai që e pason udhëzimin e All-llahut [subhanehu ve teala], synimi i tij është të arrijë kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala], ai është i kënaqur me atë që ia ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] në këtë botë, nuk hidhërohet për këtë dhe është i lumtur me atë që ia ka dhuruar All-llahu [subhanehu ve teala]. Ai, pra, jeton jetë të mirë dhe komode, sepse pas dhuntisë së Islamit, ai e synon atë që është në duar të All-llahut [subhanehu ve teala], e jo atë që është në dunja dhe kënaqësinë e saj kalimtare. Ai nuk kujdeset me të madhe ta arrijë krejt këtë dynja, nuk e refuzon kur i vjen, por edhe nuk mërzitet dhe dëshpërohet kur i kalon.

 

8). Ligji i All-llahut për atë që ia kthen shpinën udhëzimit dhe argumenti për këtë.

 

Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] për atë që ia kthen shpinën udhëzimit, është jeta e vështirë. Argument për këtë është ajeti:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë...”.

Dhikri është Kur’ani, Islami, andaj kthyerja shpinën atij, nënkupton lënie, mospasim dhe kërkim udhëzim në gjëra tjera përveç në to. Ibën Kethiri thotë: “Kush kundërshton udhëzimin tim, ia kthen shpinën asaj që e kam zbritur mbi Pejgamberin tim, e harron dhe kërkon udhëzim prej tjerëve”. (ibn Kethir, 3/168).

Ky njeri jeton jetë të vështirë në këtë botë, sepse (dank) do të thotë ngushtësi dhe vështirësi. Kjo ndodhë për shkak të kujdesit të madh që ka për dunjanë, për t’i shtuar të mirat e kësaj bote, nga frika se ato po i harxhohen dhe pakësohen. Andaj ky njeri nuk përjeton as qetësi e as rehati. Gjoksin vazhdimisht e ka në ngushticë për shkak të lajthitjes. Kështu edhe pse shihet se jeton jetë të lumtur dhe me bollëk, zemra e tij është në dhimbje përderisa nuk është e mbushur me udhëzim të All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai nuk ndien kurrfarë kënaqësie e as që jeton mirë. Këtë e përjeton në dynja, kurse në ahiret, sipas ligjit të All-llahut [subhanehu ve teala] për shpërblim, ata do t’i godasë dënimi i refuzuesve të udhëzimit. Ky dënim nënkupton ringjalljen e tij të verbër sepse nuk i ka parë argumentet e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe udhëzimin e tij në këtë botë. All-llahu [subhanehu ve teala] flet për këtë dënim duke thënë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë...”.

E gjithë kjo është sepse shpërblimi vjen nga lloji i veprës. Ky dënim, që e pret këtë refuzues të udhëzimit të All-llahut [subhanehu ve teala], është dënim i përhershëm dhe më i rëndë sesa dënimi i kësaj bote. I njëjti dënim do t’i kaplojë edhe ata që përgënjeshtrojnë rregullat e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm”. (Taha: 127).

 

9) Ai që ia kthen shpinën udhëzimit të All-llahut [subhanehu ve teala] i shoqërohet një shejtan.

 

Ai që ia kthen shpinën udhëzimit të Kur’anit, atë e shoqëron një shejtan, i cili aspak nuk e le të vetëm dhe kurrë nuk ndahet prej tij. Ky shejtan ia zbukuron të keqen dhe e largon nga rruga e vërtetë, edhe pse ai do të mendojë se është në rrugë të drejtë dhe të qëlluar. Ky është ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] për ata që ia kthejnë shpinën udhëzimit:

“Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar”. (Ez-Zuhruf: 36-37).

Dijetarët i kanë komentuar këto ajete duke thënë: “Ai që verbërohet dhe tregohet neglizhent ndaj përmendjes së All-llahut [subhanehu ve teala], ndaj Kur’anit dhe ndaj asaj që e ka zbritur All-llahu [subhanehu ve teala] dhe mbështetet në fjalët e lajthitësve dhe në të kotat e tyre, atij ia shoqërojmë një shejtan i cili kurrë nuk ndahet prej tij, i cili e largon prej hallallit, e nxitë në haram, e ndalon nga respekti, e urdhëron në mëkat dhe ia zbukuron të keqen”. Ky është dënim për atë që ia kthen shpinën udhëzimit të Kur’anit, siç kanë thënë dijetarët edhe më herët: “All-llahu [subhanehu ve teala] dënon për mëkatet me fitim të mëkateve tjera”.

Shejtanët i largojnë nga udhëzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe nga rruga e drejtë ata që ia kthejnë shpinën udhëzimit të All-llahut [subhanehu ve teala], duke i bindur se janë në rrugë të drejtë. (shiko: Ibn kethir, 4/128; Kurtubiu, 16/89 dhe Alusiu, 25/80).

Për këta njerëz vlen ajeti kur’anor:

“Thuaj: “A t'ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë”. (El-Kehf: 103-104).

ALL-LLAHU i lartëmadhëruar

 

Dije se vërtetë të njohurit e All-llahut xhel-le shanuhu, besimi në Te, adhurimi ndaj Tij dhe vërtetimi i gjithë asaj që vjen nga Ai është nga gjërat më të rëndësishme me të cilën obligohet muslimani që ta mësojë, ta njeh dhe kuptojë.

E ai i cili nuk e njohi All-llahun, Krijuesin, Sunduesin dhe Udhëheqësin e tij, ai vërtetë ka jetuar në jetën e kësaj bote si shtazë: han dhe pin, flenë dhe zgjohet, e kështu me radhë derisa të përfundojë jeta e tij në këtë gjendje e ai nuk e din as për çka është krijuar dhe si ka jetuar

 

All-llahu i Lartësuar thotë: " ... e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë)dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri." (Suretu Muhammed 12).

 

E kështu ata do të bëjnë çrregullime në tokë, do të bëjnë keq me punët e tyre, ngase ata nuk i njohin punët e mira dhe nuk dinë se cilat janë punët e këqia, nuk dinë se çka e hidhëron All-llahun dhe nuk mendojnë për atë që e bënë Atë të kënaqur.

 

2)

 

Do të thotë asnjë njeri nuk mundet t’i njeh rrugët e mira për t’i shërbyer ndojë sendi vetëm se me udhëzimin e atij që është më i ditur se ai, e si mundet pra njeriu në jetën e kësaj bote që ta luaj rolin e tij të kërkuar duke mos i përfillur urdhërat dhe obligimet e All-llahut të Madhëruar, e Ai është- i Lartësuar qoftë- Krijues i njeriut dhe Krijues i gjithë botërave. All-llahu xhel-le shanuhu thotë: "A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësitë sekreteve, i njeh hollësitë." (Suretul-Mulk 14).

 

3)

 

Ai i cili nuk e njeh All-llahun si Krijues të tij, i shkatërron veprat e tij, ngase ai nuk e ka kuptuar fuqinë e Atij i cili udhëzon në rrugën e të vërtetës, fitores dhe shpëtimit, e Ai është All-llahu xhel-le shanuhu.

 

Këto sëmundje të cilat janë përhapur në tokë, ky çrregullim i madh i cili është prezent mes njerëzve ndodh vetëm nga shkaku i largimit të njerëzve nga udhëzimet e Krijuesit të Madhëruar dhe refuzimi për zbatimin e urdhërave të Tij.

 

4)

 

E pastaj përfundon jeta e atyre të cilët nuk e njohën Zotin si Krijues të tyre, duke mos ditur as pse ka filluar? Dalin prej saj duke mos ditur as pse kanë hyrë në të?

 

5)

 

Por ai i cili e njohi Zotin e tij, besoi ne Te dhe vërtetoi gjithë atë që i erdhi prej Tij, ky është ai të cilin do ta ndihmon All-llahu i Madhëruar.

 

All-llahu i Lartësuar në Kur’anin Fisnik thotë:

 

" E All-lahu patjetër do ta ndihmom atë që ndihmon rrugën e Tij." (Suretul-Haxh 40).

 

6)

 

Njeriu: kjo krijesë e cila posedon gjymtyrë si dora, këmba, koka e të tjera, obligohet që t’i njeh detyrat e kërkuar nga ai për t’i lëvizur këto gjymtyrë.

 

Kjo bëhet vetëm duke i njohur urdhërat me të cilat e obligoi All-llahu xhel-le shanuhu këtë njeri. اdo njeri ka mendje, e detyrë e mendjes është të logjikuarit, e kur të mos funksionon kjo detyrë shkatërrohet puna e mendjes, ndërpritet nga puna e saj kryesore e pikërishtë kjo bëhet shkak që të largohet nga e mira dhe të afrohet kah e keqja.

 

7)

 

All-llahu xh. sh. na ka thirrur në Kur’anin Fisnik të logjikojmë në atë që jemi dhe ka thënë: " Thuaj:" A është i barabartë i verbëri me atë që sheh ?" A nuk mendoni?" (Suretul-En’am 50).

 

Dhe gjithashtu thotë:

 

" Dhe a nuk menduan ata në vehten e tyre...?" ( Sureturr-Rrum).

 

All-llahu xhel-le shanuhu kur i ka thirrur krijesat e Tij në të logjikuar e ka bërë këtë brenda fuqisë dhe mundësisë së mendjes së tyre.

 

Gjithashtu i Madhëruari na ka ftuar në shikimin e asaj që ka krijuar në qiej dhe në tokë , në vehtën tonë dhe në të gjitha krijesat. Na ka thirrur që të logjikojmë në krijimin e kësaj gjithësie ta gjerë e cila e tëra është prej krijaturës së All-llahut i Cili është larg çdo të mete.

 

(8)

 

Pasiqë njeriu të logjikojë dhe të meditojë do të përfundojë se këtë gjithësi të gjerë dhe të madhe ka Krijues Madhështor, Sajues të Urtë e Ai është All-llahu, Zoti jonë i Madhëruar qoftë.

 

Krijues i njeriut, bimëve dhe kafshëve.

 

Krijues i qiejve, tokës dhe detërave.

 

Krijues i çdo sendi që e shohim në kë këtë gjithësi të madhe.

 

9)

 

All-llahu xhel-le shanuhu është cilësuar me cilësi të qarta (të pastra, të plota) me të cilat e ka cilëuar qenien e Tij Madhështore në Kur’anin Fisnik, e gjithashtu e ka cilësuar krijesa më e ditur për Te, e ai është i dërguari i fundit Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem.

 

E prej këtyre cilësive janë: Mëshira; Krenaria; Falja; Poshtërimi.

 

E shumë të tjera të cilat gjinden në Kur’anin Fisnik dhe në hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve selem. E qëllimi ynë kryesor në njohjen e këtyre cilësive është që të ndalemi para dobësisë sonë dhe nevojës sonë për këtë Hyjni Madhështore që është larg çdo të mete dhe mangësie.

 

10)

 

All-llahu xhel-le shanuhu na ka treguar për qëllimin për të cilin i ka krijuar të gjitha krijesat dhe ua ka sqaruar shkakun për të cilin e ka krijuar këtë botë dhe çka në të. All-llahu i Madhëruar thotë:

 

" Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të adhurojnë"(suretu Dharijat 56)

 

11)

 

Prandaj adhurimi (ibadeti) është qëllim të cilin duhet ta kryejmë me përpikëri, duke iu nënshtruar All-llahut të Madhëruar dhe duke e falënderuar për atë që na ka dhënë prej begative dhe dhuntive të shumta.

 

Thotë All-llahu i Lartësuar:"Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato."( surteun-Nahl 18).

 

12)

 

Pasi që na u bë e qartë ajo çka kemi sqaruar më parë, obligohemi që ta adhurojmë All-llahun me adhurim të vërtetë dhe që ky adhurim të jetë vetëm për Te duke mos i shoqëruar askend Atij.

 

Lutja t’i bëhet vetëm Atij.

 

Të kemi frikë vetëm prej Tij.

 

Të kërkojmë ndihmë vetëm prej Tij.

 

E kështu, të gjitha llojet e ibadetit të jenë vetëm për këtë Hyjni Madhështore, Krijues dhe Furnizues, i Fuqishëm dhe i Fortë, i Cilësuar me cilësi të larta dhe madhështore. 

Dashuria ndaj Allahut

 

5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotë: “Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmblësinë e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta don vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren hyrjen në zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë.” (Ali Imran – 31), poashtu thotë: “dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë” (Bekare – 165)

 

Ky është një hadith madhështor, është themel perj themelve te Islamit. Dijetarët [rahimehumull-llah] thonë: kuptimi i fjalës “ëmbëlsia e imanit” është kënaqësia që ndien besimtari gjatë bindjes së tij ndaj Allahut dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të pajtuar me të duke i dhënë gjithë kësaj përparësi ndaj të mirave të kësaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhërat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, në të njejtën mënyrë realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotë: “ky hadith ka të njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili është i kënaqur që zot i tij të jetë Allahu, fe e tij Islami dhe i dërguar i tij Muhamedi” për arsye se nuk ka dashuri të realtë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit për hir të Allahut siç nuk ka urrejtje të vërtetë të kthimit në kufër (mosbesim) përveç tek ai që krahas imanit të tij i forcohet edhe bindja, i qetësohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani përzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky është ai i cili shijon ëmblësinë e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)

Nëse njeriu mendon thellë, vëren se të gjitha dhuntitë që i posedon janë nga Allahu, Ai është Mirërbërësi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pasurinë dhe autoritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtë i cili ka cilësi të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon dashurinë e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e don Allahu dhe ta urrejë atë që e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asnjëri nuk ka besuar në atë me të cilën jamë dërguar përderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në përputhje me atë dashuri dhe urrejtje.

Dashuria ndaj Allahut ndahet në dy pjesë: farz (obligim i patjetërsueshëm) dhe mustehab (obligim i preferuar)

Dashuria e patjetërsuar është ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhërave të Allahut, mosrënien në mëkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat – bën një vepër të ndaluar apo len pas dore ndonjë obligim, ai e ka të cunguar dashurinë e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] për arsye se i jep përparësi epshit të tij. Mangësimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfrenuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon jovigjilencën dhe kjo e fundit bëhet shkak për rritjen e shpresës në mëshirën e Allahut dhe më pas mësyerjen e mëkateve dhe rënien në to. Për këtë të fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: “nuk është besimtar laviri në kohën kur bën kurvëri” (transmeton Ibën Maxhe)

Dashuria e preferuar është frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, zakonisht janë të rrallë. (Fet-hul Bari 1/61)

Thëniet pejgamberike vërtetojnë se dashuria ndaj Allahut është faktor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: “kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: ç‘ke përgatitur për atë ditë? Ai u përgjigj: nuk kam përgatitur namaz të shumtë, as agjërim e as lëmsohë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti në botën tjetër do të jësh me atë që e ke dashur” (Buhariu)

Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] është zbatimi i urdhërave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj që pretendojnë disa mëkatarë gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë” (Ali Imran – 31)

Imam Shafiu një rrast thurri këto vargje:

Kundërshton Zotin e pastaj pretendon dashurinë ndaj Tij?!

 

Kjo është absurditet i qartë për atë që logjikon.

 

Sikur dashuria yte të ishtë e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!

 

Sepse ai që don ndonjërin edhe e dëgjon!

 

Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotë: çdonjëri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punët e tij nuk përkojnë me urdhërat e Allahut, pretendimi i tij është i kotë. çdonjëri që mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai është i mashtruar.

Jahja ibën Muadhi thotë: nuk është i sinqertë ai që pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtë e Tij.

Ruvejmi një herë kur u pyet për dashurinë ndaj Allahut, tha: dashuria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.

O Allah, bëre dashinë ndaj teje më të dashur për ne se vetvetet tona, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëre dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!


O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmëria e ndokujt tjetër përveç Teje dhe na bën prëj atyre që i don dhe të duan!




___________________________________________
Powered by: www.islam-istog.com / www.islam-istog.tk
Administrator : Getoari
E-mail : get-oar1@hotmail.com
____________________________________________
O all-llah me mjafto mua me hallallin tënd nga harami yt dhe me mjafto me mirësinë tënde nga të Tjerët.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free