Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Hutbe

 
       ..::: HUTBE :::..

   Shkaqet e shpikjes ne fe "Hutbe"

 


Shkaqet e shpikjes ne fe



Rezymeja e hutbes:
Begatia e Islamit; Reziku i bidatit; Shkaqet e bidateve: injoranca, pasimi i epshit, qëllimi i keq, refuzimi i të vërtetës, vetpëlqimi, largimi nga dijetarët, fetvatë dhe librat devijuese, dhënia përparësi dynjasë; Sahabet e kanë luftuar bidatin; dijetarët dhe princat e kanë luftuar bidatin; rëndësia e begatisë së sigurisë; thirrje atyreve që kanë dalur nga xhemati, sprova e epsheve.
Musliman të nderuar!
Keni frikë All-llahun dhe Ate respektoni, sepse me devotshmëri All-llahu i përmirëson gjërat, e zgjëron gjoksin dhe sjell përfundim të mirë në dynja dhe ahiret.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:
تِلْكَالدَّارُالآخِرَةُنَجْعَلُهَالِلَّذِينَلاَيُر ِيدُونَعُلُوًافِيالأَرْضِوَلاَفَسَادًاوَالْعَاقِبَ ةُلِلْمُتَّقِين [القصص:83].
"Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut". (El-Kasas: 83).
Robër të All-llahut!
Begatia më e madhe që ia ka dhënë All-llahu njeriut është feja Islame, e cila e dallon të vërtetën nga e pavërteta, të lejuarën nga e ndaluara, të mirën nga e keqeja, rrugën e udhëzimit nga rrugicat e devijimit.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:
أَوَمَنكَانَمَيْتًافَأَحْيَيْنَاهُوَجَعَلْنَالَهُن ُورًايَمْشِيبِهِفِيالنَّاسِكَمَنمَّثَلُهُفِيالظُّل ُمَاتِلَيْسَبِخَارِجٍمِّنْهَا [الأنعام:122].
"Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë". (El-Enam: 122).
Kurse gjëja më e madhe që e shembë fenë Islame është shfaqja e bidateve të devijuara, sepse njeriu i këtillë mendon se është në të saktë, kurse në realitet është në gabim.
Bidatet e devijuara vijnë si shkak i injorancës.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَلَكِنَّأَكْثَرَهُمْيَجْهَلُونَ [الأنعام:111]
"… por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti)". (El-Enam: 111).
وَإِنتُطِعْأَكْثَرَمَنفِيالأَرْضِيُضِلُّوكَعَنسَبِ يلِاللَّهِإِنيَتَّبِعُونَإِلاَّالظَّنَّوَإِنْهُمْإ ِلاَّيَخْرُصُونَ [الأنعام:116].
"Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë". (El-Enam: 116).
Prej shkaqeve që i shkaktojnë bidatet është pasimi i epshit.
All-llahu, tebareke ve teala, thotë:
وَمَنْأَضَلُّمِمَّنِاتَّبَعَهَوَاهُبِغَيْرِهُدًىمّ ِنَاللَّهِإِنَّاللَّهَلاَيَهْدِيالقَوْمَالظَّالِمِ ينَ [القصص:50].
"… e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar". (El-Kasas: 50).
Qëllimi dhe dëshira e keqe është shkak i bidateve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
سَأَصْرِفُعَنْآيَاتِيَالَّذِينَيَتَكَبَّرُونَفِيال أَرْضِبِغَيْرِالحَقِّوَإِنيَرَوْاكُلَّآيَةٍلاَّيُؤ ْمِنُوابِهَاوَإِنيَرَوْاسَبِيلَالرُّشْدِلاَيَتَّخِ ذُوهُسَبِيلاًوَإِنيَرَوْاسَبِيلَالغَيِّيَتَّخِذُوه ُسَبِيلاً [الأعراف:146].
"Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë". (El-Araf: 146).
Mosmësimi i të vërtetës dhe mosveprimi sipas saj është prej shkaqeve të përhapjes së bidateve.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë:
فَمَنِاتَّبَعَهُدَايَفَلاَيَضِلُّوَلاَيَشْقَىوَمَن ْأَعْرَضَعَنذِكْرِيفَإِنَّلَهُمَعِيشَةًضَنكًاوَنَح ْشُرُهُيَوْمَالقِيَامَةِأَعْمَى [طه:123، 124]
"… kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër". (Taha: 123- 124).
Gjithashtu All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:
وَمَنْأَظْلَمُمِمَّنذُكِّرَبِآيَاتِرَبِّهِفَأَعْرَ ضَعَنْهاإِنَّامِنْالْمُجْرِمِينَمُنتَقِمُونَ [السجدة:22].
"E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve". (Es-Sexhde: 22).
Vetpëlqimi, i cili shkakton refuzim të këshillës dhe udhëzimit, gjithashtu është shkak për përhapje të bidateve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
أَفَمَنزُيِّنَلَهُسُوءُعَمَلِهِفَرَآهُحَسَنًافَإِن َّاللَّهَيُضِلُّمَنيَشَاءُوَيَهْدِيمَنيَشَاءُفَلاَ تَذْهَبْنَفْسُكَعَلَيْهِمْحَسَرَاتٍ [فاطر:8]
"A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata". (Fatir: .
Ebu Thalebe El-Husheniu, radijall-llahu anhu, e ka pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ajetin kuranor:
يَاأَيُّهَاالَّذِينَآمَنُواعَلَيْكُمْأَنفُسَكُمْلا يَضُرُّكُمْمَنْضَلَّإِذَااهْتَدَيْتُمْ [المائدة:105]
"O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat". (El-Maide: 105).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj:
((ائتمِروابالمعروف،وتناهَواعنالمنكر،حتىإذارأيتمشُح ًّامطاعًاوهوًىمتَّبعًاودُنيامؤثَرةوإعجابَكلِّذيرأي ٍبرأيهفعليكبنفسِكودَععنكأمرَالعَوام،فإنَّمِنورائِك مأيامًاالصبرُفيهنّمثلُالقبضعلىالجمر،للعاملفيهنّمثل ُأجرِخمسينرجلاًيعمَلونمثلَعملكم))،قيل: يارسولَالله،أجرخمسينمنّاأومنهم؟قال: ((بلأجرُخمسينمنكم)) رواهأبوداودوالترمذي.
"Urdhëroni në të mirë, largoni nga e keqeja, e nëse shihni koprraci të respektuar, epsh të pasuar, dhënie përparësi dynjasë dhe vetpëlqim me mendimin e vet, atëherë kujdesu për veten dhe lërë punën e masës së gjërë, sepse ai që ka për të jetuar pas jush i duhet shumë durim. Ai që kapet për fenë është sikur ai që kapet për gacë. Ai që vepron në këto ditë ka shpërblimin e pesëdhjet burrave që punojnë si ju. I thanë: O Resulull-llah: sa pesëdhjet prej tyre ose prej nesh? Tha: sa pesëdhjet prej jush". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, disa pjesë janë të sakta e disa janë të dobëta. Shiko "Vargun e haditheve të vërteta", nr. 494 dhe nr. 957 dhe "vargun e haditheve të dobëta", nr. 1025).
Largimi nga dijetarët, mospyetja e tyre për çeshtjet e fesë dhe pyetja e injorantëve për fe është shkak i shpikjes së bidateve.
All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:
فَاسْأَلُواأَهْلَالذِّكْرِإِنكُنتُمْلاَتَعْلَ مُونَ [النحل:43]
"…Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini". (En-Nahl: 43).
وَتِلْكَالأَمْثَالُنَضْرِبُهَالِلنَّاسِوَمَايَعْقِ لُهَاإِلاَّالْعَالِمُونَ [العنكبوت:43]
"Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve". (El-Ankebut: 43).
Abdullah ibën amr Ibën Asi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((إنَّاللهَلايقبِضالعِلمَانتِزاعًاينتزِعهمنكم،ولكن يَقبِضالعِلمَبقبضِالعلماءِ،حتىإذالميبقَعالماتَّخَذ الناسُرؤساءَجهَّالاً،فسئِلوافأفتَوابغيرِعلمٍ،فضلُّ واوأضلُّوا)) رواهالبخاريومسلم.
"All-llahu nuk e mer dijen duke e ngritur nga gjoksi i njerëzve, por e mer duke i marrë dijetarët, saqë kur nuk mbeten dijetarët, njerëzit për prijës i marrin injorantët, i pyesin ata, kurse ata u japin përgjigje pa dije dhe kështu devijojnë vet dhe i devijojnë tjetër". (Buhariu dhe Muslimi).
Shumë njerëz kanë rënë në bidate për shkak të fetvave dhe librave që e zbukurojnë bidatin dhe e stolisin devijimin nga metoda e selefit dhe kur nuk e marrin dijen nga dijetarët e thelluar në fe.
Prej shkaqeve të përhapjes së bidateve është edhe dhënia përparësi dynjasë ndaj ahiretit, dashuria ndaj begative të kësaj bote përpara begative që All-llahu i ka përgaditur për besimtarët e devotshëm në ahiret.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
كَلاَّبَلْتُحِبُّونَالْعَاجِلَةَوَتَذَرُونَالآخِرَ ةَ [القيامة:20، 21]
"Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë). Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin)". (el-Kijame: 20- 21).
إِنَّهَؤُلاءِيُحِبُّونَالْعَاجِلَةَوَيَذَرُونَوَرَ اءَهُمْيَوْمًاثَقِيلاً [الإنسان:27]
"Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret". (El-Insan: 27).
بَلْتُؤْثِرُونَالْحَيَاةَالدُّنْيَاوَالآخِرَةُخَيْ رٌوَأَبْقَى [الأعلى:16، 17]
"Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme". (El-A'la: 16- 17).
اشْتَرَوْابِآيَاتِاللَّهِثَمَنًاقَلِيلاًفَصَدُّواع َنْسَبِيلِهِإِنَّهُمْسَاءَمَاكَانُوايَعْمَلُو نَ [التوبة:9]
"Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan". (Et-Teube: 9).
Zatën dashuria ndaj dynjasë është koka e çdo të keqeje, andaj nëse i bëjmë një shikim historisë dp të shohim se bidatçitë janë kërkues të dynjasë dhe njerëz që i japin përparësi më shumë se të vërtetës.
Nëse grumbullohen këto shkaqe, dije se janë duke dominuar shkaqet e fatzisisë dhe shkatërrimit, përpos nëse All-llahu i dhuron pendim shpëtues.
Bidatet e para kanë ndodhur në fundin e epokës së sahabeve, radijall-llahu anhum, si vërtetim i asaj që ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
((فإنّهمَنيَعِشمنكمفسَيرىاختلافًاكثيرًا))[4]
"Kush jeton prej jush do të sheh divergjenca të shumta.
Andaj ata i kanë kundërshtuar dhe u kanë dalur përballë duke sjellur fakte dhe argumente kundra tyre gjersa u larguan dhe u eliminua erësira e tyre dhe ia tërhjekën vërejtjen umetit nga çdo bidat.
Në fundin e epokës së sahabeve, doli në skenë bidatii havarixhëve dhe bidati i kaderive, e pastaj vijuan bidatet tjera devijuese.
Mirëpo All-llahu, azze ve xhel-le, në çdo brez i sjell umetit islam princa dhe dijetarë që e fikin zjarin e fitnes dhe e eliminojnë bidatin. Princat e zmbrapsin bidatin dhe e fikin fitnen me fuqinë e pushtetit, kurse dijetarët me fuqinë e argumentit. Ata kështu i përhapin sunnetet, ua mësojnë njerëzve rregullat e fesë, ua tërhjekin vërejtjen umetit që mos të bie ne ndikim të thirësve të fitnes, duke pasuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ua tërhiqte vërejtjen njerëzve nga bidatet dhe fitnet duke thënë:
((إنهلميكنقبلِينبيٌّإلاّكانَحقًّاعليهِأنيدلَّأمّتَ هعلىخَيرمايعلَمهلهم،وينذِرَهمشرَّمايَعلمُهلهم،وإنّ َأمّتَكمهذهجُعِلعافِيتُهافيأوَّلها،وسيصيبُآخرَهابَ لاءوأمورٌتنكِرونها،وتجيءُالفتَنُفيرقِّقبَعضُهابَعض ًا،وتجيءالفِتنَةُفيقولالمؤمن: هذِهمُهلِكَتي،ثمتَنكشِف،وتجيءالفِتنةُفيقولالم ؤمنُ: هذهِهذِه،فمَنأَحبَّأنيُزَحزَحعنالنّارِويُدخلَالجنّ ةفلْتأتِهمنيّتُهوهويؤمِنباللهواليومِالآخِر،وليأتِإ لىالنّاسالّذييحِبّأنيُؤتَىإليه،ومَنبَايعَإمامًافأع طَاهصَفقَةَيدِهوثمرَةَقلبِهفليطِعهإناستطَاعَ،فإنجا ءَآخرُينازِعُهفاضرِبواعُنقَالآخَر)) رواهمسلممنحديثعبداللهبنعمرورضياللهعنهما.
"Secili pejgamber që ka qenë para meje e ka patur obligim që ta udhëzojë umetin e tij drejt të mirës që e di ai dhe tua tërhjek vëretjen nga e keqeja të cilën e di ai. Umeti juaj në fillim e ka shpëtimin dhe shëndetin, kurse fundi do të përjeton bela dhe gjëra që do ti mohoni. Do të vijne fitnet dhe do të zbusin njëra tjetrën. Do të vijë fitneja, kurse besimtari do të thotë: këtu është shkatërrimi im, mirëpo ajo do të kalojë. Do të vijë fitneja tjetër, e do të thojë: kjo është ajo. Ai që dëshiron të shpëton nga zjari dhe të hyjë në xhennet kur ti vije vdekja le të beson në All-llahun dhe ditën e mbramë dhe le tu bën njerëzve atë që dëshiron tia bëjnë njerëzit atij. Ai që i jep beslidhje imamit duke ia dhënë dorën dhe frytin e zemrës, le ta respekton me aq sa ka mundësi, e nëse vjen dikush tjetër ti kundërvihet në pushtet goditnja kokën këtij të dytit". (Muslimi).
Muadh ibën Xhebeli, radijall-llahu anhu, thotë:
(إنَّوَراءَكمفِتنًايكثُرفيهاالمال،ويُفتَحفيهاالقرآ نُحتىيأخذَهالمؤمِنُوالمنافِقوالرّجلُوالمرأةوالعَبد والحرّوالصّغِيروالكَبير،فيوشِكقَائلٌأنيقولَ: ماللنّاسِلايتَّبعونيوقدقرَأتُالقرآنَ؟! وماهمبمتَّبعِيَّحتىأبتَدِعَلهمغيرَه،فإيّاكموماابتَ دَع،فإنماابتدَعَضلالةٌ) رواهأبوداود[6].
"Pas jush do të ketë sprova. Do të shtohet pasuria dhe do të hapet Kur'ani që të merr nga ai edhe besimtari edhe munafiku, edhe burri edhe gruaja, edhe i liri edhe skllavi, edhe i vogli edhe i madhi. Ndoshta dikush do të thojë: pse nuk më pasojnë njerëzit, kurse unë e kam lexuar Kur'anin?! Ata nuk do të më pasojnë derisa nuk u shpiku ndonjë gjë. Rujuni nga ajo që do ta shpikë, sepse ajo që do të shpikë është devijim". (Sahih, Ebu Davudi).
Ebu Musa El-Eshariu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((مَنحمَلعليناالسّلاحَفليسمنَّا)) رواهالبخاريّومسلم
"Kush bartë armë kundër nesh ai nuk është prej nesh". (Buhariu dhe Muslimi).
Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((سِبابُالمسلمفُسوق،وقِتالهكفرٌ)) رواهالبخاريومسلم.
"Sharja e muslimanit është fisk, kurse vrasja e tij është kufër". (Buhariu dhe Muslimi).
Musliman të nderuar!
Disa njerëz nuk mund të durojnë në begatitë e All-llahut edhe i lufton ato me veprat e tija, mërzitet prej tyre pse i vijnë pa ndalë dhe pse nuk i kupton, andaj e dëmton edhe veten edhe tjerët.
All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:
أَوَلَمْيَرَوْاأَنَّاجَعَلْنَاحَرَمًاآمِنًاوَيُتَخ َطَّفُالنَّاسُمِنْحَوْلِهِمْأَفَبِالْبَاطِلِيُؤْمِ نُونَوَبِنِعْمَةِاللَّهِيَكْفُرُونَ [العنكبوت:67].
"A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?". (El-Ankebut: 67).
Siguria është begati dhe dhunti shumë e madhe nga All-llahu, subhanehu ve teala. siguria i sjell shumë interese të fesë dhe të dynjasë, andaj duhet falënderuar All-llahun, për te, duhet adhuruar All-llahun në hijen e kësaj begatie.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
فَلْيَعْبُدُوارَبَّهَذَاالبَيْتِالَّذِيأَطْعَمَهُم مِّنجُوعٍوَآمَنَهُممِّنْخَوْفٍ [قريش:3، 4]
"Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!". (Kurejsh: 3-4).
وَإِذْتَأَذَّنَرَبُّكُمْلَئِنشَكَرْتُمْلأَزِيدَنَّ كُمْوَلَئِنكَفَرْتُمْإِنَّعَذَابِيلَشَدِيدٌ [إبراهيم:7]
"Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!". (Ibrahim: 7).
Abdullah ibën Muhsin El-Ensariu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((مَنأصبَحمنكمآمِنًافيسِربِهمُعافًىفيجسدِهعِندهقوت ُيومِهفكأنماحِيزَتلهالدنيا)) رواهالترمذي
"Kush gdhin i sigurtë në venqëndrimin e tij, me shëndet në trup dhe ka kafshatën e ditës, është sikur të ketë tërë dynjanë". (Hasen, Tirmidhiu).
Talha ibën Ubejdullahu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e shihte hënën e re luteshte duke thënë:
((اللّهمَّأهِلَّهعلينَابالأمنوالإيمانوالسلامةِوالإ سلامِ،ربِّيوربُّكالله)) رواهالترمذي.
"All-llahu im na e sjell me siguri dhe besim, shëndet dhe paqë. Zoti im dhe i yti është All-llahu". (Sahih, Tirmidhiu).
Le të kenë frikë All-llahun ata njerëz që janë shkëputur nga xhemati i muslimanëve dhe përgjegjësit e tyre, le të mendojnë mbi veprimet e tyre shkatërruese dhe rrënuese, me të cilat kanë prishur imazhin e Islamit, kurse feja distancohet prej kësaj gjëje, sepse këto veprime sjellin ose vrasjen e atij që luan me sigurinë, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَلاَتَقْتُلُواأَنْفُسَكُمْإِنَّاللَّهَكَانَبِكُمْ رَحِيمًا [النساء:29، 30]
"… dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun". (En-Nisa: 29- 30).
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((منتردَّىمنجَبلٍفقتلنَفسَهفهوفينارجهنّميتردَّىفيه اخالدًامخلَّدًافيهاأبدًا،ومَنتحسَّىسُمًّافقتلنفسَه فسمّهيتحسَّاهبيدِهفينارِجهنّمخالدًامخلّدًافيهاأبدً ا،ومَنقتَلنفسَهبحديدَةفحديدتُهفييدِهيتوجَّأبهافيبط نِهفينارجهنّمخالدًامخلَّدًافيهاأبدًا)) رواهالبخاريومسلم
"Ai që hedhet nga kodra dhe e vret veten do të qëndron në zjar të xhehenemit përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e vret veten, do të pi helm me dorën e tij përgjithmonë në xhehenem dhe ai që e vret veten me hekur, do të shpërthen me atë hekur barkun e tij përgjithmon në zjarin e xhehenemit". (Buhariu dhe Muslimi).
Ose vrasje të ndonjë civili apo njeri musliman me qëndrim, apo polic, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَمَنيَقْتُلْمُؤْمِنًامُّتَعَمِّدًافَجَزَاؤُهُجَهَ نَّمُخَالِدًافِيهَاوَغَضِبَاللَّهُعَلَيْهِوَلَعَنَ هُوَأَعَدَّلَهُعَذَابًاعَظِيمًا [النساء:93]
"Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh". (En-Nisa: 93).
Burejde, radijall-llahu anhu, merfuan thotë:
(قتلُالمؤمنِأعظمُعنداللهمنزوالِالدّنيا) رواهالنسائي
"Vrasja e një besimtari është më e madhe te All-llahu se shkatërrimi i dynjasë". (Sahih, Nesaiu).
Ebu Hurejre dhe Ebu Seid, radijall-llahu anhuma, tregojnë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((لوأنَّأهلَالسّماءِوأهلَالأرضاشترَكوافيدمِمؤمنٍلأ كبَّهماللهفيالنار)) رواهالترمذي
"Poqëse banorët e qiejve dhe tokës participojnë në gjakun e një besimtari, të gjith All-llahu do ti hidhte në zjar". (Sahih, Tirmidhiu).
Vepra e tyre mund të jetë edhe vrasje e ndonjë jomuslimani i cili ka hyrë me garancë dhe gjakun dhe pasurinë e tij e ruan Islami, andaj edhe e ka ndaluar zullumin ndaj tij dhe keqtrajtimin e tij. Veprimi i tyre është edhe shkatërrim i pasurisë së njerëzve apo pasurisë publike, është trishtim i njerëzve dhe përhapje e josigurisë dhe frikës në shoqëri, kurse tërë këto janë erësira një mbi një dhe shumë mëkate të mëdhaja, nëse i analizon njeriu, vetëm një do ti mjaftonte që të ikë prej tyre dhe të largohet nga ky devijim ideologjik.
Habitemi se si i kanë sjellur këta njerëz shejtanat njerëz dhe xhin në këtë gjendje që prishjen ta konsiderojnë përmirësim, kurse përmirësimin prishje, të keqen të mirë dhe të kotën të vërtetë, e të veprojnë vepra të banorëve të zjarit, All-llahu na ruajtë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَمَنيُرِدِاللَّهُفِتْنَتَهُفَلَنتَمْلِكَلَهُمِنَا للَّهِشَيْئًا [المائدة:41].
"…Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh)…". (El-Maide: 41).
Na forcoftë All-llahu në rrugën e drejtë, na dhashtë bekim All-llahu me Kur'anin Fisnik, na dhashtë dobi me argumentet dhe përkujtimin e urtë, na dhashtë dobi me udhëzimin e zotëriut të pejgamberëve. E them këtë fjalë dhe kërkoj falje te All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, edhe ju kërkoni falje, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.
- ll -
E falëndrojmë All-llahun që është Krenar dhe Dhurues, Falës i mëkateve, Pranues i pendimit dhe që denon rrept. Ate e lavdëroj dhe falënderoj, te Ai pendohem dhe kërkoj falje. Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak. Atij i mbështetem dhe te Ai është kthimi im. Dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i All-llahut, të cilin All-llahu e ka dalluar me Librin më të mirë. All-llahu im bekoje dhe përshëndete robin dhe të dërguarin Tënd, familjen dhe shokët e tij.
Keni frikë All-llahun dhe Ate respektone:
وَتَزَوَّدُوافَإِنَّخَيْرَالزَّادِالتَّقْوَى [البقرة:197]
"…Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria,…". (El-Bekare: 197). Kapuni për litarin e pakëputur të Islamit.
Robër të All-llahut!
Bidatet janë ato që ia dëmtojnë fenë muslimanit ashtu sikurse ia dëmtojnë fenë edhe nepsi e i shtresohen mbi zemër haramet dhe epshet derisa ti fiket drita e besimit.
All-llahu, tebareke ve teala, thotë:
فَخَلَفَمِنْبَعْدِهِمْخَلْفٌأَضَاعُواالصَّلاةَوَات َّبَعُواالشَّهَوَاتِفَسَوْفَيَلْقَوْنَغَيًّا [مريم:59].
"E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)". (Merjem: 59).
Kënaqësitë e ndaluara veprojnë në zemër sikur helmet në trup, andaj kujdes, vëlla musliman, nga mashtrimet e shejtanit, sepse ai depërton nëpërmjet dyerve të dyshimeve dhe epsheve, andaj kapu për durimin përballë epsheve dhe me bindje përballë dyshimeve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَجَعَلْنَامِنْهُمْأَئِمَّةًيَهْدُونَبِأَمْرِنَالَ مَّاصَبَرُواوَكَانُوابِآيَاتِنَايُوقِنُونَ [السجدة:24]
"Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur". (Es-Sexhde: 24).
فَاصْبِرْإِنَّالعَاقِبَةَلِلْمُتَّقِينَ [هود:49].
"…Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit". (Hud: 49).
Vëlla musliman kapu për xhematin e muslimanëve, sepse Dora e All-llahut është me xhematin, kurse ujku e han delen që ndahet nga kopeja, e shejtani është ujku i njeriut.
Irbad ibën Sarije, radijall-llahu anhu, thotë:
وَعَظنارسولاللهمَوعظةًوجلَتمنهاالقلوبوذرَفتمنهاالع يونُ،فقلنا: يارسولالله،كأنهاموعِظَةمودِّعفأوصِنا،قال: ((أوصيكمبتقوَىالله،والسمعوالطاعةوإنتأمَّرعليكمعبدٌ ،فإنّهمنيعِشمنكمفسيرىاختلافًاكثيرًا،فعَليكمبسنّتيو سنّةِالخلفاءالرّاشِدينالمهديّين،عضّواعليهابالنواجِ ذ،وإيّاكمومحدثاتِالأمور،فإنَّكلَّبدعةٍضَلالَة )) رواهالترمذيّوأبوداود.
"Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na këshilloi me një këshillë që na i dridhi zemrat dhe na lotuan sytë. I thamë: o i dërguar i All-llahut: sikur të jetë kjo këshillë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
"Ju porosis që të keni frikë All-llahun dhe të dëgjoni dhe respektoni edhe nëqoftëse bëhet përgjegjës i juaji ndonjë skllav, sepse ai që do të jetoj prej jush do të sheh divergjenca të shumta, andaj kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifeve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni për te me dhëmballë dhe ruanu nga gjërat e shpikura, kurse çdo bidat është devijim". (Sahih, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).
Robër të All-llahut!
إِنَّاللَّهَوَمَلائِكَتَهُيُصَلُّونَعَلَىالنَّبِيّ ِيَاأَيُّهَاالَّذِينَآمَنُواصَلُّواعَلَيْهِوَسَلِّ مُواتَسْلِيمًا [الأحزاب:56]
"Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam". (El-Ahzab: 56).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
((مَنصلَّىعليَّصلاةًواحِدَةًصلَّىاللهعَليهبهاعشرًا )).
"Kush dërgon mbi meje një herë salavate, All-llahu dërgon mbi te dhjetë herë".
Andaj dërgoni salavate dhe selame mbi zotëriun e të parëve dhe të fundit, imamin e pejgamberëve.
اللهمَّصلِّعلىمحمّدوعلَىآلمحمّدكمَاصلّيتعلىإبراهيم َوعلىآلإبراهيمإنّكحميدمجيد،وبارِكعلىمحمّدوعلىآلِمح مّدكماباركتَعلىإبرَاهيمَوعلىآلإبراهيمإنّكحميدمجيد، وسلِّمتسليمًاكثيرًا،اللّهمّوارضَعنالصحابةِأجمعين.. .


Ali ibën Abdurrahman El-Hudhejfi

Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë 

 



   Mbi gjurmët e begative të Ramazanit

 


إنِّ الحَمدَ للهِ ، نحمدُهُ ونستعِينُهُ ونَسْتهديهُ ونستغفِرُهُ ونَتُوبُ إليهِ ، ونعوذُ باللهِ منْ شُرورِ أنفُسِنا ومِنْ سَيئاتِ أعمالِنا؛ فإنَّهُ مَنْ يَهْدِ اللهُ فَلا مُضِلَّ لَه ، ومَنْ يُضْلِل فلنْ تَجِدَ لهُ وَليّـاً مُرشِدًا ...
وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له قال اللهُ في كتابه الكريم:
" وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ "{ البقرة 185}
وقال : "وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ" { الحجر99 }
وقال عز وجل: "ولا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ أُولَئِكَ هُمُ الفَاسِقُونَ" {الحشر18-19}
وَأَشْهَدُ أنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، أرْسَلَهُ بِالْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَ سِرَاجًا مُنِيرًا لِيُنْذِرَ مَنْ كَانَ حَيًّا وَ يَحِقَّ الْقَوْلُ عَلىَ الْكَافِرِينَ.
صَلَّى اللهُ تَعَالىَ عَلَيْهِ وَ عَلَى آلِهِ الطَّيِّبيِنَ الطَّاهِرِينَ، وَ أصْحَابِهِ الْكِرَامِ الْهُدَاةِ الْمُهْتَدِينَ، وَ سَلَّمَ تَسْلِيمًا كَثِيرًا. نَسْأَلُ اللَّهَ رَبَّنَا أَنْ يَجْعَلَنَا مِمَّنْ يُطِيعُهُ وَيُطِيعُ رَسُولَهُ وَيَتَّبِعُ رِضْوَانَهُ وَيَجْتَنِبُ سَخَطَهُ. يَا خَيْرَ الْمَسْئُولِينَ وَ يَا خَيْرَ الْمُعْطِينَ.
 



Vëllezër të nderuar!

Po e përcjellim ramazanin e bekuar – mikun tonë më të çmueshëm, i cili për çdo vit na përfshin me bollëk përmbajtjesh, të cilat nuk mund t’i përjetojmë në muajt e tjerë. Këto përmbajtje shpirtërisht na fisnikërojnë, forcojnë dhe na bëjnë më të mirë në çdo pikëpamje. Në këtë muaj me këmbëngulje dhe në vijimësi kemi ndërtuar dhe forcuar ndërtesën tonë të takvallëkut, të devotshmërinë tonë e cila është synimi bazor i agjërimit. Ramazani është shkolla dhe trajnimi intensiv, i cili në mënyrë unikale na forcon karakterin tonë të besimtarit. Rritja dhe pjekja jonë shpirtërore në muajin mubarek fiton hov të veçantë sepse agjërimi dhe ni’metet e tjera të ramazanit në pikënisjen e tyre fuqimisht i lidhin ibadetet bazore, të cilat janë përkufizuar si shtylla të fesë sonë dhe e mbëltojnë në vetë palcën e jetës së përditshme të Islamit te muslimanët. Tash kur po e përcjellim ramazanin e bekuar, për shkak të emanetit të ruajtjes së ndërtesës së devotshmërisë, të cilën në këtë ambient shumë të bukur të këtij ramazani e kemi ndërtuar, të përkujtohemi se si ramazani na ka ndihmuar që më fuqishëm të lidhemi për shtyllat e Islamit:

1. Shehadeti - Shtylla e parë e Islamit nëpërmjet të cilit shpirtrat tanë qysh në ezel kanë dëshmuar besimin në Krijuesin e tyre kur në pyetjen e Allahut të madhëruar:
“A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata ...“. (El-A‘raf, 172).
Me këtë në zemrat tona është mbëltuar embrioni nga i cili është zhvilluar trungu i shehadetit. Me shehadetin hyhet në Islam dhe me të hyhet në xhenet.
Në Kur'an në mënyrë të tërthortë shehadeti quhet kelimetun tajjibetun – fjala e mirë kurse ajo është:
„A nuk e sheh se All-llahu sjellë shembull fjalën e mirë sikur pemën e mirë, rrënja e së cilës është e ngulitur fort, kurse degët i ka kah qielli.“ (Ibrahim, 24).
Shehadeti është trungu i mirë vetëm aq sa e përjetojmë Islamin si mënyrën tonë të jetës dhe aq sa çdo çast të jetës sonë e përplotësojmë me vlerat të cilat na i ofron Islami.
Agjërimi i ramazanit si ibadet i forcës së jashtëzakonshme është “rrënjë” e trungut të shehadetit, respektivisht të besimit tonë. Nëpërmjet përvojës së agjërimit depërton thellë në zemrat tona. “Frytet” e atij trungu, respektivisht veprat tona të mira janë më të shumta dhe më të mira, kurse ahlaku ynë, veprimi dhe mirësjellja e përditshme bëhet më e bukur dhe më fisnike. Kështu, agjërimi i ramazanit shehadetin tonë e ka bërë më përmbajtësor, më bindës dhe më efektiv.
2. Namazin – Shtyllën e dytë të Islamit, forma jonë më e drejtpërdrejtë dhe më dinjitoze e të falurit dhe falënderimit ndaj Allahut xh. sh., gjatë muajit të ramazanit e kemi forcuar me namazin e teravive dhe me nafile të shumta. Kështu kemi qenë më shumë në sexhde, kurse vetë sexhdeja në namaz na privilegjon të bëhemi më të afërmit te Krijuesi ynë. Kjo afërsi është garanti më i madh i suksesit dhe shpëtimit tonë sepse Allahu xh. sh. në Kur’an ka thënë:
„O besimtarë, kryene faljen dhe përuluni e adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni.“ (El-Haxhxh, 77).
Ndaj të gjithë atyre që besimin tonë e bënë më të plotë kurse praktikën fetare më të pasur ne në ramazan sillemi me më përgjegjësi dhe më ndërgjegjshëm. Kështu është edhe me kryerjen e namazit. Në këtë mënyrë në këtë muaj të bekuar kemi qenë shumë më afër sendërtimit të synimit bazor dhe synimit të namazit: që mendimin tonë ta lidhim për Krijuesin tonë i cili ka thënë:
„ ... dhe kryej faljen për të më përkujtuar.“ (Ta Ha, 14),
dhe që:
„ ... Falja me të vërtetë të pengon nga amorali dhe nga çdo gjë e keqe...“. (El-‘Ankebut, 45) .
Pa kurrfarë dyshimi, sidomos në ramazan ne më së shumti e përkujtojmë Krijuesin tonë, kurse në kohën e agjërimit jemi më të mbrojturit nga çdo gjë mëkatare, e keqe, e paturpëshme dhe e shëmtuar. Agjërimi në mënyrë plotësuese e ka mborjtur gjuhën tonë nga të folurit e shëmtuar, na ka ruajtur nga mendimet e këqija, nga të pamurit dhe të dëgjuarit tonë e ka mbrojtur nga shikimi dhe dëgjimi i asaj që është mëkat ose shpie në të. Në të vërtetë, agjërimi i ramazanit është rrugë e mbrojtjes së gjithëmbarshme nga mëkati dhe rruga e fisnikërimit dhe veprimit tonë të përditshëm. Krahas përkrahjes së këtillë të agjërimit, namazi i kryer në rregull dhe me përkushtim rezulton me pastërtinë e pritur morale të besimtarit. Nga kjo nuk është e vështirë të përfundohet se si agjërimi i ramazanit namazin, në Kur’an shtylla më e përmendur e Islamit, e lidhë në hallkën e ibadetit, e cila na shpie në kënaqësi dhe shpërblim të Allahut të madhërishëm.
3. Zekati është shtylla e Islamit, i cili në themel e pastron dhe me këtë e bënë të shëndoshë, të sigurtë dhe me perspektivë pasurinë tonë. Duke e përcaktuar zekatin, Allahu xh. sh. në Kur’an ka thënë:
„Merre zeqatin nga pasuria e tyre që t’i pastrosh me të dhe t’i bësh të bekuar, edhe lutu për ata, lutja me të vërtetë do t’i qetësojë. Ndërkaq All-llahu dëgjon dhe di shumë.“ (Et-Tevbe, 103).
Zekati është rruga e cila botën rreth nesh e bënë më të mirë dhe më humane, kurse jetën më të lehtë dhe më të sigurtë. Dimensionet shpirtërore, sociale dhe ekonomike të zekatit janë të pakapërcyeshme. Zekati është rojtari ynë më i mirë i pasurisë së të pasurve sepse ai në përpikëri e pastron pasurinë e të pasurve, kurse vetëm ajo që është e pastër mund të bëhet e sigurtë nga infektimi, korrozioni, shkatërrimi.
Në gjurmë të kësaj, është krejt e kuptueshme që për zekatin si shtyllë të Islamit në kohën e ramazanit është menduar më shumë se në muajt e tjerë. Çdo e mirë, pra edhe zekati, nëse është kryer në muajin e ramazanit bëhet më efektiv, më i begat dhe shumëfish shpërblehet te Zoti i Madhërishëm. Në këtë mënyrë agjërimi i ramazanit dhe zekati fuqishëm lidhen me shtyllat e tjera islame.
4. Agjërimi i Ramazanit nëpërmjet ndërlidhjes shtresore të shehadetit, namazit dhe zekatit në praktikën tonë besimore ka rol të pazëvendësueshëm dhe në përgatitjen dhe trajnimin për përmbushjen e haxhit, detyrës së pestë islame. Udhëtarëve për haxh ju thuhet:
„ ... Dhe furnizohuni me çka ju nevojitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë...“. (El-Bekare, 197).
Porosia për haxhiun është që në këtë rrugën jetësore të niset me devotshmërinë, takvallëkun, paraprakisht të ndërtuar. Të gjithë ramazanët tanë deri në shkuarjen në haxh janë koha e ndërtimit tonë intenziv të devotshmërisë sepse ajo është synimi bazor i punës – e cila, ja, për haxhiun, është furnizimi më i mirë.
5. Allahu i lartësuar na ka nderuar që edhe këtë vit ta dëshmojmë se si ramazani dhe agjërimi në të kanë rol të fuqishëm integrues, unjësues në forcimin e vetëdijes dhe forcës sonë të ibadetit me të cilën jetën tonë të Islamit e shndërron në bukuri të jashtëzakonshme dhe vlerë të pavlerësueshme me të cilën mundemi dhe duhet të mburremi në këtë botë dhe të kënaqemi në botën tjetër. Nëse suksesi ynë më i madh në këtë ramazan ka qenë ndërtimi i godinës së devotshmërisë, atëherë porosia më e rëndësishme në përcjellje të këtij musafirit tonë të nderuar do të ishte: mos të lejojmë, pas ramazani, që kjo e arritur më e vlefshme e ramazanit të rrëzohet apo të rrënohet. Mos të lejojmë të bëhemi si ata të cilët vlerën e përhershme dhe të pavlerësueshme e shesin për atë që është e vogël, në të vërtetë, nuk vlen fare:
„Dhe besën që i keni dhënë All-llahut mos e ndërroni për diçka që nuk vlen, - ajo që është te All-llahu, ta dini, se për ju është më mirë! Ajo që keni ju – është kalimtare, e ajo që është e All-llahut është e përhershme. Ata që kanë duruar Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblime shumë më të mira se sa që kanë punuar. Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar.“ (En-Nahl, 95-97).
Allahu i lartësuar dhe i Mëshirshëm, robërit e Tij të ndershëm e të mirë, pas ikjes së ramazanit të bekuar – muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit dhe Lejlet’ul-Kadrit, i gëzon me ardhjen e bajramit, ditëve të bekuara në të cilat gëzohemi që iu kemi përgjigjur thirrjes që ta agjërojmë ramazanin dhe të jetojmë në të gjitha begatitë e ramazanit. Gëzimin tonë e manifestojmë me buzëqeshje, me pastërti dhe petka të reja si simbol të pastërtisë shpirtërore, kënaqësisë dhe bindjes që Krijuesi ynë do të na përfshijë me mëshirën e Tij të paçmueshme. Jemi të vetëdijshëm se petkat më të mira të bajramit janë petkat e devotshmërisë:
و لِبَاسُ التَّقْوَي ذَلِكَ خَيْرٌ (Al-A‘raf, 26)
Të veshur në petkat e devotshmërisë së ramazanit me gëzim ta presim bajramin e ndritshëm dhe gëzimin tonë ta ndajmë me familjen, farefisin dhe fqinjët tanë. Ta lusim Allahun e madhërishëm të bëhemi në shoqëri të atyre për të cilët ndërmjetësojnë melekët e Tij:
„Ata (engjujt) të cilët mbajnë arshin edhe ata që janë rreth tij lartësojnë dhe lavdërojnë Zotin e vet, i besojnë Atij dhe e lusin t’i falë besimtarët. “O, Zoti ynë, Ti përthekon çdo gjë me mëshirën dhe dijenin tënde; prandaj fali ata, të cilët janë penduar dhe shkojnë rrugës tënde, dhe ruaji nga dënimi i zjarrit”! O, Zoti ynë, shpiej ata në kopshte të Adnit që ua ke premtuar edhe kush ka qenë i mirë nga prindërit e tyre, gratë e tyre edhe pasardhësit e tyre. Ti je, me të vërtetë, i fortë i urtë. Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!” (El-Mu’min (Gafir), 7-9).
E lus Allahun e madhërishëm që të gjithë agjëruesve t’ua pranojë agjërimin dhe t’i shpërblejë me të gjitha veprat e mira të cilat i kanë bërë gjatë muajit të ramazanit.
Amin!

Përktheu: N. Ibrahimi
 
 


   E treta e fundit e Ramazanit – Shpëtim nga zjarri

Nezim Haliloviq

Hutbe ramazani 1430/2009


ا

لثلث الأخيرمن رمضان المبارك - عتق من النيران

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَن الرَّحِيمِ
الحمد لله الحمد لله، نحمده ونستعينه ونستغفره. ونعوذ بالله من شرور أنفسنا, وسيئات أعمالنا. من يهده الله فلا مضل له, ومن يضلل فلا هادي له.
وأشهد أن لا إله الله وحده لا شريك له, وأشهد أن سيدنا وإمامنا وأسوتنا محمداً عبد الله ورسوله، بلغ الرسالة و أدى الأمانة ونصح للأمة وجاهد في الله حق جهاده،
اللهم صل وسلم وبارك عليه وعلى آله و أصحابه وأحينا اللهم على سنته وأمتنا على ملته واحشرنا في زمرته مع الذين أنعمت عليهم من النبيين والصديقين والشهداء والصالحين وحسن أولئك رفيقاً، و بعد...



Vëllezër dhe motra në Islam! Hutbeja e sotshme fletë për Të tretën e fundit të ramazanit – Shpëtimin nga zjarri.
Kur afrohet fundi i ramazanit të bekuar, zemrat e besimtarëve janë të gëzuara dhe të dëshpëruara – të gëzuara për shkak se me ndihmën e Allahut sh. sh. gati e agjëruan ramazanin dhe me këtë kryen një nga shtyllat e islamit, kurse të dëshpëruara për shkak se me kalimin e ramazanit shkojnë edhe shumë begati dhe mirësi të tij. Gjatë ramazanit xhamitë tona janë përplotë me namazxhinjë, gjatë ramazanit jemi më solidar, në ramazan në mënyrë të sforcuar lexojmë Kur’an dhe i falim namazet e përcaktuara dhe nafilet, në ramazan më shpesh vizitohemi, kurse më pak përgojojmë; me një fjalë, gjatë ramazanit ka shumë begati...
Vëllezër dhe motra, ne jemi në pjesën e tretë të ramazanit, për të cilën pjesë Muhammedi a.s. thotë: آخِرُهُ عِتْقٌ مِنَ النيران, që do të thotë "Pjesa e tretë e tij është shpëtimi nga zjarri!"
“Aisha r.anha transmeton se Pejgamberi a.s., kur vinte pjesa e tretë e ramazanit, e mbështillte shtratin e tij, natën e kalonte në ibadet dhe i zgjonte familjarët e tij (për të bërë ibadet).” (Buhariu).
Krahas teravisë, e cila falet gjatë tërë ramazanit, në dhjetë ditët e fundit, Pejgamberi a.s. e sforconte ibadetin dhe falte nafile shtesë, kurse ky është Salat’ut-tehexhxhud.
Në Sahih qëndron, sipas tranmsmetimit të Ebu Hudhejfes r.a., se Muhammedi a.s. një natë në kijam ka qëndruar aq gjatë sa që në një rekat e ka lexuar tërë suren El-Bekare, suren Ali Imran dhe Suren En-Nisa (faqja 106), kurse duke i lexuar ajetet në të cilët përmendet kërcënimi, ndalej duke e lutur Allahun xh. sh. që ta ruajë nga ai. Kur i falen dy rekate, erdhi Bilal ibn Rebahi r.a. ta lajmërojë ardhjen e shpejtë të sabahut.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka lëshuar Salat’ut-tehexhxhudin as kur ishte i sëmurë apo tej mase i lodhur, kurse në këto raste falej ulur.
Në të dy sahihët qëndron transmetimi se te Pejgamberi a.s. kishte ardhur Xhibrili, çdo ramazan dhe nga një herë ia ndëgjonte Kur’anin, që vitin e fundit këtë ta bëjë dy herë.
Transmetohet nga Ebu Hurejre r. a.: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në çdo ramazan ka bërë i’tikaf dhjetë ditë, deri sa në vitin që ndërroi jetë në i’tikaf ka qenë njëzet ditë. (Buhariu).
Pejgamberi a.s. deri në vdekje e ka praktikuar i’tikafin, që e kanë bërë edhe as’habët e tij, sikurse edhe selefi-salihi. Vërtetim për këtë janë fjalët e Abdullah ibn Omerit r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka kaluar në i’tikaf dhjetë ditët e fundit të ramazanit.” (Buhariu).
Kurse në versionin tjetër qëndron: I ngjallte netët, i zgjonte familjarët, angazhohej dhe e shtronte pelerinën e tij”. (Buhariu dhe Muslimi).
Aisheja radijallahu anha, transmeton se intensiteti i ibadetit të Muhammeda, a.s. sforcohej dhjetë ditëve të fundit: Aisheja r.a. ka thënë: Njëzet ditët e para (të ramazanit) Pejgamberi a.s. e përziente namazin dhe gjumin, kurse kur vinin dhjetë ditët e fundit, ai e palonte dhe e vendoste pelerinën e tij.”! (Ahmedi)
Në një transmetim qëndron se Pejgamberi a.s. e ka zgjuar Fatimen dhe Aliun r.anhuma, në mbrëmje, duke iu thënë: A nuk do të zgjoheni dhe të faleni?” (Buhariu dhe Muslimi) dhe e zgjoi (Perjgamberi a.s.) Aishen r.anha kur e përfundonte tehexhxhudin, kurse para se ta falë vitrin.
Në Muvetta’ qëndron se Omeri r.a. ka falur një pjesë të madhe të natës, dhe kur vinte gjysma e natës, e zgjonte familjen e tij duke iu thënë: Namazi, namazi dhe ua lexonte këtë ajet: وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا , që dmth.: “Urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! ( Ta Ha, 132.).
Allahu xh. sh. ka thënë në suren El-Kadr:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ. وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ. تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ. (سورة القدر: 1-5)‏ .
“Ne e shpallëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. Çka po ta shpjegon ty se çka është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në të cilën, me lejen e Zotit të tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili për të gjitha çështjet. Paqe! Ashtu është deri kur të agojë mëngjesi.” (El-Kadr, 1-5).
Nata e Kadrit është më e vlefshme se 83 e tre vite dhe katër muaj, andaj kush nga ne nuk e dëshiron këtë natë?!
Ai që e kalon Natën e Kadrit në ibadet, do t’i falen mëkatet e kaluara – sikur që qëndron në hadithin të cilin e transmetron Ebu Hurejre r.a.:
مَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَ احْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ. (بخاري)
“Kush e kalon Natën e Kadrit duke besuar fuqishëm dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e kaluara”! (Buhariu).
Muhammedi a.s. na rekomandon që Natën e Kadrit ta kërkojmë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Aisheja r.anha transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:
َحَرَّوْا لَيْلَةَ الْقَدْرِ فِي الْوِتْرِ مِنَ الْعَشْرِ الأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ (بخاري)
“Kërkonie Natën e Kadrit në netët tek në dhjetë netët e fundit të ramazanit.” (Buhariu).
“Transmeton Ebu Hurejre r. a. se Pejgamberi a.s. duke folur për ramazanin ka thënë: Në të është nata e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Kush privohet nga e mira në të, vërtetë ai do të jetë nga të privuarit!” (Ahmedi).
Abdullah ibn Omeri radijallahu anhu ka thënë:
“Disa as’habë kanë parë ëndërr se Lejlet’ul-Kadri është në shtatë netët e fundit të ramazanit. Muhammedi a.s. iu ka thënë: Më është dëftuar ëndrra juaj. Është e vërtetë se ai (Lejlet’ul-Kadri) është i fshehur në shtatë netët e fundit, andaj kush e kërkon le ta presë në shtatë netët e fundit.” (Buhariu).
Ubade ibn Semhi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka dalë me një rast t’i njoftojë as’habët për Lejlet’ul-Kadrin, kurse dy muslimanë grindeshin, në çka Pejgamberi a.s. tha: “Dola t’ju njoftojë për Natën e Kadrit, dhe kur dy muslimanë u grindën, nga unë u ngrit dija për të. Mbase kjo është e mirë për ju, shpresoj, por kërkonie atë në natën e njëzet e nëntë, njëzet e shtatë dhe të njëzet e pesë.” (Buhariu).
Muhammedi a.s. na nxit që gjatë kësaj nate t’i drejtohemi me lutje Krijuesit tonë dhe që prej Tij të kërkojmë falje.
Aisheja r.a. i ka thënë Pejgamberit a.s.: O Pejgamber, nëse e arrij Natën e Kadrit, ç’do të themë në të? Ka thënë: Thuaj: أَللَّهُمَّ إِنَّكَ عَفُوٌّ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي – “O Allahu im, Ti je Ai që fal, e don faljen dhe më fal mua.!”
Vëllezër dhe motra!
T’i kalojmë këto disa ditët dhe netët e fundit të muajit të ramazanit në ibadet dhe ta kërkojmë Natën e Kadrit, duke shpresuar në mëshirën e Allahut xh. sh., në faljen e mëkateve dhe në xhenetët të cilët na janë premtuar. Ta kryejmë detyrimin e sadekat’ul-fitrit, në mënyrë që prej agjërimit t’i eliminojmë mangësitë eventuale dhe në mënyrë që agjërimi t’i ngritet Allahut xh. sh., të bëhemi të sinqertë në besimin tonë dhe të garojmë në të mirë gjatë tërë vitit!
O Krijues, jepju fitore të gjithë muslimanëve të privuar nga e drejta, mos na sprovo me atë që nuk do të mund ta përballojmë, na bënë nga ata të cilët sinqerisht pendohen për mëkatet e bëra, pranoje nga ne agjërimin, namazet dhe veprat e tjera të mira në ramazanin e bekuar, bëru për ne i mëshirshëm në Ditën e Gjykimit dhe na shpërble me Xhenet në shoqërinë e pejgamberëve, shehidëve dhe njerëzve të mirë!

وَ السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ اللهِ!
 



   Domethënia e agjërimit në Islam

Mr. Muharrem Omerdiq
Hutbe ramazani


خطبة الجمعة
إِنَّ الحَمْدَ لله نحمدُه ونستغفرُه ونستعينُه ونَسْتَهْدِيهِ ونعوذُ باللهِ مِنْ شُرورِ أنفسِنا ومِنْ سَيِّئَاتِ أعمالِنا . مَنْ يَهْدِ اللهُ فلا مُضِلَّ له ومَنْ يَضْلِلْ فَلَا هَادِيَ له. وأشهدَ أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له. وأشهدُ أنَّ محمدًا عبدُه ورسولُه وصَفِيُّهُ وحَبِيبُهُ مَنْ بَعَثَهُ اللهُ رحمةً للعالمينَ هادِيًا ومُبَشِّرًا ونذيرًا. بَلّغَ الرِّسَالَةَ وَأَدَّى الأَمَانَةَ ونَصَحَ الأُمَّةَ. فَجَزَاهُ اللهُ عَنَّا خَيْرَ ما جَزَى نبيًا مِنْ أنبيائِه صلواتُ اللهِ وسلامُهُ عليه وعلى كلِّ رسولٍ أَرْسَلَهُ.
أما بعد ، يقولُ اللهُ تبارك وتعالى في مُحْكَمِ التَّنْـزِيلِ: {يا أيها الذين آمنوا كُتِبَ عليكم الصيامُ كما كتبَ على الذينَ من قبلِكم لعلكم تتقون}.
وَ جَاءَ في الحديثِ القُدْسِيِّ الذي أخرَجَهُ البخاري : قال الله تعالى: "كُلُّ حَسَنَةٍ بعَشْرِ أَمْثَالِهَا إِلَى سَبْعِمِائَةِ ضِعْفٍ إِلَّا الصِّيَامُ فَإنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ ."


Vëllezër të dashur!
Brezi ynë është në epërsi në raport me brezat e mëhershëm në pikëpamje të shfrytëzimit të mirave të shumta. Sot është më lehtë dhe kryhet më shpejtë ardhja deri te të dhënat e ndryshme dhe dija. Edhe parimet e fesë sonë të lartë islame kemi mundësi t’i kuptojmë më mirë dhe më shpejtë jo vetëm me zemër por edhe me zemër t’i kuptojmë duke e shqyrtuar gjerësinë e domethënies dhe rëndësisë së tyre për njerëzinë.
Kësaj i ndihmojnë përvojat gjithnjë e më të pasura dhe numri në rritje i hulumtimeve shkencore, me të cilat zbulohen kuptimet bazore të shehadetit, namazit, agjërimit të ramazanit, zekatit, haxhit etj. Edhe pse për muslimanët e bindur mjaftojnë ajetet kur’anore të cilat flasin për këtë, kur i pranojnë me plotësinë e zemrës së tyre, njohuria i forcon, kurse njerëzit më pak stabil i bind ta pranojnë rrugën e Islamit dhe që ai t’u bëhet përcaktim jetësor.
Së këndejmi është detyrë ta përdorim arsyen si dhuratë të paçmueshme të Allahut, t’i përcjellim të arriturat shkencore dhe ta harmonizojmë praktikën tonë me përcaktimet e burimeve bazike, sepse këto gjithnjë e më shumë na bindin se sa të mëdha janë dobitë nga detyrat islame për përparimin e gjithanshëm të çdo njeriu, familjeje dhe tërë bashkësisë njerëzore.
Rruga e Islamit i mbulon shtigjet e të dy botëve dhe sjellë deri te caqet e tyre. Ai është universal dhe i natyrshëm për të dy botët. Hazreti Omeri r.a. ka thënë:
“Mos u privoni nga bota për shkak të ahiretit, as nga ahireti për shkak të botës. Përpiquni t’i përvetësoni të dyja botët.!”
Ky është perceptim madhështor i mësimit islam. Brezat e respektuar të as’habëve të Pejgamberit i kanë përvetësuar të dy botët kurse i janë robëruar dhe e kanë madhëruar vetëm Allahun xh.sh.. Ata ia kanë prezantuar Islamin njerëzisë në shkëlqimin e tij të përsosur dhe burimor.
Agjërimi, si e përcakton sheriati islam, ka dispozita të tij të përsosura dhe nuk mund të përcaktohet me agjërimet në traditat e tjera, sipas cakut të tij as sipas pasojave. Ai është objekt i vëmendjes gjithnjë e më të thellë, sidomos të medicinës dhe shkencave me të të afërme. Shoqëria moderne konsumuese, duke prodhuar gjithnjë e më shumë ushqim dhe pije jo të shëndosha për sofrën e vetë, e rrezikon shëndetin njerëzor dhe ndihmojnë lindjen, zhvillimin dhe përhapjen e sëmundjeve të shumta. Në tubimet shkencore për shëndetin fizik dhe mental gjithnjë e më fuqishëm theksohet kërkesa për maturi dhe për ushqim dhe pije të shëndosha, kurse një varg sëmundjesh po tentojnë t’i mjekojnë me agjërim, si me dietë vis-a-vis konsumimit të tepruar të gjithë asaj që vjen në duar të njeriut të kësaj periudhe. Zbulimet se te muslimanët nuk ekzistojnë disa sëmundje të cilat janë gjithnjë e më të përhapura te të tjerët, udhëzojnë në faktin se ata e praktikojnë agjërimin vjetor një muaj ditë, çdo ditë falin pesë namaze, rregullisht e ruajnë pastërtinë e tyre dhe e kanë të ndaluar alkoolin dhe konsumimin e prodhimeve të mishit, gjakut të derrit dhe coftirat.
Duke e bërë agjërimin detyrim (El-Bekareh, 183-187) Islami shprehimisht përcakton se ky detyrim fetar ka qenë detyrim edhe në të gjitha shpalljet e mëhershme si pjesë e ibadetit për pasuesit e pejgambereve të mëhershëm. Me ndërrimin e teksteve të shpalljeve burimore hyjnore në religjionet e tjera është zbehur apo është zhdukur obligueshmëria e kësaj dispozite. Mirëpo, asnjë nga ato tradita fetare nuk e ka hedhur agjërimin, duke e kuptuar se nuk ka rrugë më efikase për ngritje shpirtërore të besimtarëve dhe edukim të njerëzve se sa me agjërim. Në historinë shpirtërore të Lindjes, agjërimi ka qenë përcjellësi i rregullt i të gjithë mendimtarëve, mistikëve, e shpesh edhe i poetëve dhe shtetarëve, të cilët janë tërhequr në vetmi, duke tentuar të lirohen nga tanishmëria profane e jetës së përditshme dhe të ngrehen sidomos mbi nevojat e tyre trupore. Filozofia më e thellë e agjërimit është vështirë e kuptueshme për perëndimorët të zhytur në shfrenimet botërore. Ajo është ndërtuar, para së gjithash, në detyrimin e privimit dhe të vetëkontrollit. Nuk ka fitore mbi epshet dhe dobësitë, nëse po kjo vepër e njëjtë nuk i bindet shpirtit. Agjërimi dhe namazi janë rrugët bazore për këtë. Për këtë qëllim kemi hadithe të shumta që Muhammedi a.s. i ka thënë për agjërimin. Në transmetimin që e përcjell Ebu Hurejre r.a. ceket se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Umetit tim i janë dhënë pesë gjera në ramazan që nuk i është dhënë askujt para tyre: aroma nga goja e agjëruesit është më e këndshme për Allahun se sa aroma e miskut; për agjëruesit kërkon falje edhe peshku në det deri sa ata nuk e ndërprejnë agjërimin e tyre; Allahu çdo ditë e zbukuron xhenetin, e pastaj thotë: “Robët e mi të respektuar sa nuk e kanë hedhur nga vetja barrën e tyre botërore dhe nuk erdhën te ti; në këtë muaj shejtanët e këqij vendosen në pranga ashtu që nuk mund të bëjnë keq të cilat zakonisht i bëjnë jashtë ramazani; natën e fundit të ramazanit agjëruesve iu falet.” Pas këtij fjalimi as’habët pyesin: “O Pejgamberi i Zotit, a është kjo nata e fundit, lejlet’ul-kadri? Ai iu përgjigj: “Jo, ka të bëjë me atë se ai që ka dhënë angazhim, shpërblimin e tij do ta merr kur ta mbarojë punën.” (Ahmedi, El-Bezzari dhe El-Bejhekiu).
Agjërimi është theksuar shumë sepse dobitë e tij janë të shumta:
- Ia lehtëson vetëkontrollin njeriut mbi epshet dhe dobësitë e tij;
- Ia forcon shpirtin, ia çelikos karakterin dhe njohjen ia kthjelltëson;
- I jep kënaqësi më të madhe atyre të cilët ibadetin e kryejnë me sinqeritetin e zemrës së tyre;
- E forcon vullnetin, vendosmërinë dhe maturinë;
- E forcon durimin dhe rezistencës ndaj mëkateve dhe dëfrimeve të skajshme;
- E ndërton sistemin e jetës krahas vetëdisiplinimit të çdo individi veç e veç;
- E përparon shëndetin mental dhe fizik të agjëruesit;
- E përforcon besimin te njerëzit dhe iu jep kënaqësi për këtë.
Pa marrë parasysh sezonin në të cilën bie ramazani, kurse është sistemuar ashtu që barabartë t’i ngarkojë besimtarët e hemisferës lindore, perëndimore, veriore dhe jugore, sepse lëviz çdo vit për dhjetë ditë më para, agjërimi sjellë shumë dobi për agjëruesit. Disa prej tyre janë të jashtëzakonshme, sepse vetëm ramazani mund të sjellë, si p.sh., largimi nga shprehitë e shëmtuara dhe të ndaluara. Asnjë terapi tjetër nuk ka ndihmuar në mënyrë aq efikase te njerëzit si agjërim. Së këndejmi, gjithnjë e më shumë po përcaktohet agjërimi si ilaç për numër të madh të sëmundjeve somatike apo mentale nga autoritete të njohura që nuk janë muslimanë. Synimi i përgjithshëm për maturi, më së lehti arrihet me disiplinën e agjërimit.
Muslimanët e mirë nuk agjërojnë për shkak të dobive të cekura; këtë e bëjnë për shkak se e kanë detyrë dhe bindje ndaj Zotit, kurse ato dobi janë vetëm pasoja dhe shpërblimi. Natyrisht, dhuratat e ramazanit janë të shumta. Në mënyrë figurative shumë prej tyre i shohim në transmetimin vijues nga as’habi Selman Farisiu r.a., i cili transmeton se ditën e fundit të muajit Sha’ban Pejgamberi i Allahut iu është drejtuar as’habëve:
“O njerëz, po ju vjen muaji i madh, i bekuar. Në të gjendet nata më e vlefshme se një mijë muaj. Ky është muaji ditët e të cilit Allahu i bëri të detyrueshëm që në ta të agjërohet, kurse faljen e namazit të teravisë në netët e tij i bëri të rekomanduar. Ai i cili në këtë muaj i afrohet Allahut me bërjen e veprave të mira, qoftë edhe të vogla, do të shpërblehet sikur të ketë qenë farz në ndonjë kohë tjetër. Kurse kush bën farz, do të shpërblehet sikur i ka bërë shtatëdhjetë farze kur nuk është ramazan. Ky është muaji i durimit, kurse shpërblimi për durimin e mirëfilltë është xheneti. Po ashtu, ky është muaj i afërsisë me të afërmit. Në këtë muaj shtohet nafaka e besimtarit. Kush i përgatit agjëruesit iftar, shpërblimi do të jetë falja e mëkateve dhe shpëtimi prej zjarrit të xhehenemit. Dhe do ta fitojë shpërblimin të njëjtë sikur të agjëruesit, e që atij mos t’i mungohet asgjë.”
Imam Gazaliu i ka ndarë agjëruesit në tri grupe: grupi mesatar, i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Të parët, kryesisht, privohen nga ushqimi, pija dhe nga epshet nëpërmjet agjërimit; të dytët privohen nga sjelljet dhe fjalët e këqija; kurse të tretët privohen edhe nga idetë e këqija. Shumica e agjëruesve janë në grupin e parë, apo ndërmjet grupit të parë dhe të dytë dhe është e natyrshme që nuk i përjetojnë të gjitha kënaqësitë e agjërimit të përsosur.
Sikur edhe namazin, shpesh agjërimin e kryejmë me ngadalësi, mekanikisht dhe zbehtë, pa futjen e ndjenjave, përjetimeve dhe vullnetit, që përkujton në hadithin e Muhammedit a.s.: Të mira ka shumë, por pak janë ata që e kryejnë.”
Ramazani duhet të jetë muaji i dritës dhe përparimit, që familjarët do ta presin në shtëpinë e rregulluar, në qetësi dhe disponim, të gatshëm ta kthejnë kokën drejt Krijuesit dhe t’i binden tërësisht.
Në ramazan muslimanët kanë arritur fitore të mëdha, ato të cilat e kanë kthyer historinë e gjinisë njerëzore: fitorja në Bedër, çlirimi i Mekës etj. Është e qartë se ata janë besimtarë të shkëlqyeshëm dhe agjërues të mirë të cilët duke agjëruar arritën fitore në mejdanet më të rënda.
Ramazani është muaj i kujdesit reciprok. Ai kërkon nga myslimanët t’i ndiejnë nevojat e të tjerëve dhe të Bashkësisë.
Ky është muaj i kujdesit për detyra të da’ves / misionit të Bashkësisë Islame të cilat zhvillohen nëpërmjet fondit për ndihma, në të cilat derdhen mjetet e sadekat’ul-fitrit dhe zekatit, kurse të cilat i japin besimtarët e ndërgjegjshëm duke e zbatuar ibadetin material nëpërmjet pastrimit të agjërimit dhe pasurisë së tij.
Qortimi i hasreti Omerit duhet të qëndrojë gjithnjë para syve të çdo myslimani: “Mos t’ju mashtrojë përkushtimi i njeriut në namaz dhe droja e tij, por shikojeni si sillet me paratë dhe arin e tij.”
Të përpiqemi që agjërimin ta bëjmë përmbajtësor. Të shkojmë me familjarët tonë në xhami në namazet ditore dhe teravi, në mukabele dhe vaze. Me gëzim dhe hare ta presim syfyrin, kurse në iftaret tona krahas prindërve dhe kushërinjve le të ketë edhe fqinjë dhe varfanjakë. T’i falënderohemi Allahut që na e dhuroi tërë këtë. Agjërimi është mbrojtja jonë, në ramazan dhe më vonë, nga sëmundja, mëkati dhe dobësia. Rezultatet e tij na çojnë kah fati në të dy botët. Ky është synimi ynë skajor i mirësjelljes sonë në këtë botë kalimtare.
E lus Allahun ta përsosi agjërimin tonë dhe të na bëj muslimanë të sinqertë!

Përktheu: N. Ibrahimi

 



   E mira në fillim dhe në fund të Ramazanit

Zijad Suljiq
Hutbe Ramazani


خُطْبَةُ الجُمُعَةِ
اَلْحَمْدُ لِلَّهِ . اَلْحَمْدُ لِلَّهِ . نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعيِنُهُ وَ نَسْتَغْفِرُهُ . وَ نَعوُذُ باِللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا ، وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا . مَنْ يَهْدِهِ اللهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ ، وَ مَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ . وَأشْهَدُ أنْ لاَ إلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ . وَأَشْهَدُ أَنَّ سَيِّدَنَا وَإِمَامَنَا وَأُسْوَتَنَا مُحَمَّداً عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ . بَلَّغَ الرِّسَالَةَ وَأَدَّى الأَمَانَةَ ، وَنَصَحَ الأُمَّةَ وَكَشَفَ الغُمَّةَ ، وَجاهَدَ فِي اللهِ حَقَّ جِهَادِهِ . اَللّهُمَّ صَلِ وَسَلِّمْ وَبارِكْ عَلَيْهِ وَعَلَى آلِهِ وَأصْحَابِهِ ، وَأَحْيِنَا اللّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ ، وَأَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَاحْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينِ أنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِييِنَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ والصَّالحِِِِِيِنَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً . عَنْ عائِشَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْها قالَتْ: وَكانَ رَسُولُ اللهِ صَلّىَ الله ُعَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَجْتَهِدُ فِي العَشْرِ الأوَاخِرِ مَا لا يَجْتَهِدُ فِي غَيْرِهِ .


“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë rival. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (El-En‘am, 162-163)
“Allahu im, te lus për të mirat fillestare dhe përfundimtare, për të mirën e gjithëmbarshme, fillimin e tij dhe mbarimin e tij, për formën e tij dhe thelbin e tij dhe mi jep shkallët më të larta në xhenet. Allahu im, më dhuro më të mirën me çka vij, më së mirë çka punoj, më së mirë çka bëj, më së miri çka fshehi, më së miri çka tregoj dhe shkallët më të larta në xhenet.” (Hākimi nga Ummi Seleme)

Vëllezër të dashur!
Qoftë i lavduar Allahu, Krijuesi i botës. Ai e krijoi njeriun prej balte dhe e sajoi në formën më të mirë. Ai e ngriti mbi krijesat e tjera dhe iu urdhëroi melekëve më të afërm të Tij që t’i përulen. E dhuroi me mendje e cila e shndërroi dyshimin e tij në besim të fuqishëm. Ia dha dy sy, gjuhën, dy buzët dhe ia tregoi rrugën e të mirës dhe të keqes. Ia dërgoi të Dërgurit të Tij me lajme të mira dhe qortime. Ata e kanë njoftuar dhe penguar që të shkojë në mashtrim me djallin e mallkuar. Ai i tha që mos ta adhurojë shejtanin, sepse ai është armik i qartë, por ta adhurojë Allahun dhe ta ndjekë rrugën e Tij me mirëkuptim dhe bindje. Ai i ka ndaluar t’i imitojë besimet e shtrembra të stërgjyshërve, kushërinjve dhe miqëve, të cilët i kanë ndjekur ata para tyre pa bindje të fuqishme. Kush ka mundur të fletë më mirë nga ai që ka ftuar në Zotin, ka bërë vepra të mira dhe ka konfirmuar se është i bindur ndaj Allahut?
Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi lajmëtarin i cili e solli mëshirën ndër njerëzit; i cili ishte në anën e të shtypurve dhe të dobtëve; shpëtuesit të njerëzisë nga terri i mashtrimit dhe udhëzuesit në rrugën e qartë të atyre që besojnë dhe bëjne vepra të mira.
Jemi në ditët e fundit të këtij ramazani mubarek, muaj i cili na tregon se sa njeriu mund të kontrollohet, sa mund të arrijë sukses, të arrijë rezultate në jetën e tij dhe çka krejt mund të përballojë.
Është një hadith me mesazh të mrekullueshëm, i cili askend nuk e lë indiferent:
“Me një rast Muhammedi a.s. ishte në minber dhe tri herë e shqiptoi: amin. Kur zbriti nga minberi, e pyetën: O i Dërguari i Allahut, ç’do të thotë ky aminimi yt në minber. Në këtë Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. tha: Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Qoftë i shkatërruar secili njeri që e arrin pleqërinë e prindërve të tij dhe kjo nuk bëhet shkak që t’i falen mëkatet, pas çkahit i kam thënë: amin. Pastaj Xhibrili ka thënë: Qoftë i mallkuar ai që kur përmendesh ti e që nuk sjellë salavat mbi ty, në çka i kam thënë amin. Pastaj Xhibrili ka thënë: Qoftë i shkatërruar ai që e arrin ramazanin e që nuk i falen mëkatet, në çka kam thënë: amin.”
A ju ka ndodhur që pas njërit nga ramazanët e kaluar të keni ndjenjën që nuk jeni përpjekur sa duhet që ta shfrytëzoni dhe se nuk e keni shfrytëzuar mjaft, apo së paku minimalisht. Natyrisht, agjërimi dhe namazet e detyrueshme për besimtarin nuk janë të diskutueshëm, por a ju ka ndodhur që të mos jeni të kënaqur me gjendjen tuaj të imanit me të cilën po dilni nga ramazani? Të përpiqemi që kjo ndjenjë të mos na ndjek pas ikjes së ramazanit të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë. Ekziston një thënie arabe e cila thotë:
Lejse’l-‘idu limen lebise’l-xhedid, inneme’l-‘idu limen ta‘atuhu tezid.
“Nuk është festë për atë që vesh rroba të reja për festë, por festë është për atë bindja ndaj Allahut e të cilit është shtuar.”
Me rastin e iftarit, me rastin e marrjes së hurmës, pimjes së ujit apo të asaj me çka e filloni iftarin, përpiquni që kjo të mos jetë ndërprerja e asaj që e keni bërë gjithë ditën. Përkujto se agjëruesi me rastin e iftarit e ka të pranuar lutjen. Për këtë arsye, para se ta fillosh iftarin përkujtoje Atë për shkak të të cilit agjëron dhe në emër të të cilit këtë e bën dhe thuaj:
O Allah, tërë ditën jam uritur, Për Ty dhe tash Ti më ke lejuar ta filloj iftarin, për këtë, o Rabb, le të jetë kjo hurmë dhe kjo gllënkë e ujit pjesa më e mirë e ditës së sotme, përkrahës në ditën e gjykimit dhe dëshmi, O Rabb, që kam qenë i bindur.
Ditëve të kaluara kemi parë sa jemi të aftë ta kontrollojmë veten. Ramazani është shembull i mënyrës së vetëdijshme të jetës, që do të thotë se njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo veprim të tij. Kur agjëroj, këtë nuk e bëj sepse këtë e bëjnë të gjithë, por sepse e hulumtoj dhe e dëshiroj faljen dhe mëshirën e Allahut.
Fillimi i ramazanit është mëshirë, mesi është falje e mëkateve, kurse fundi është çlirim nga zjarri i xhehenemit. Rendi i theksuar nuk është i rastit, sepse nëse të mëshiron Allahu, Ai do të ta falë, e nëse ta falë nuk do të shkosh në xhehenem.
“Le të jenë punët tuaja korrekte dhe të matura, sepse askend vepra e gatshme nuk do ta fusë në xhenet”, tha i Dërguri a.s. “As ty o i Dërguari i Allahut?”- pyetën të pranishmit. “As mua”, u përgjigj Pejgamberi a.s., “përveç nëse Allahu nuk më mëshiron. Dijeni se për Allahun është vepra më e dashur ajo në të cilën njeriu këmbëngul, qoftë ajo edhe e vogël.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu).
Pra, fundit të ramazanit i përket pjesa më e mirë, më e zgjedhur. Etapa që quhet çlirim i mu’minit nga zjarri i xhehenemit dhe në të cilin Allahu xh. sh. e heq çdo dënim shpirtëror dhe fizik. Në të gjendet Nata e Kadrit, më e mirë se njëmijë muaj. Në këtë natë çdo gjë e urtë degëzohet, përcaktohen fatet njerëzore dhe çdo gjë që do të ndodh vitin vijues. Ky është edhe fillimi i shpalljes së Kur’anit, kurse shpallja dhe fjala e Allahut është kulmi i të vërtetës dhe drejtësisë dhe këtë fjalë askush nuk mund të ndryshojë, shkatërrojë as nga zemrat dhe shpirtrat njerëzor ta fshijë.
Pjesën e fundit të netëve të mbetura ta shfrytëzojmë për dua, nafile dhe meditim, sepse atëherë duaja nuk refuzohet. Ta lexojmë duanë të cilën e ka lexuar Muhammedi a.s.:
“Allahu im, kërkoj më të mirën që kërkohet, lutem për duanë më të mirë, për suksesin më të mirë, për veprën më të mirë, për shpërblimin më të mirë, për jetën më të mirë dhe për vdekjen më të mirë. Më përforco dhe rëndoje peshoren e veprave të mia të mira. Forcoje besimin tim dhe lartësoji shkallët e mia. Pranoje namazin tim dhe m’i falë mëkatet e mia. M’i dhuro derexhet më të larta në xhenet. Allahu im, të lus për të mirat fillestare dhe përfundimtare, për të mirën e gjithëmbarshme, fillimin e tij dhe mbarimin e tij, për formën e tij dhe thelbin e tij dhe mi jep gradat më të larta në xhenet. Allahu im, ma dhuro më të mirën me çka vij, më së miri çka punoj, më së miri çka bëj, më së miri çka fshehi, më së miri çka tregoj dhe gradat më të larta në xhenet.” (Hākimi nga hazreti Ummi Seleme).”
Sipas të gjitha haditheve autentike, agjërimi dhe Kur’ani a.sh. do të ndërmjetësojë për besimtarët:
“Agjërimi dhe Kur’ani në Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësojnë për njeriun. Agjërimi do të thotë: “O Krijues! Unë robin Tënd e kam penguar nga ushqimi dhe e kam privuar nga kënaqësitë gjatë ditës - prandaj, ma dhuro (mos e ndëshko nëse ka gabuar). Kurse Kur‘ani do të thotë: “Unë robin Tënd e kam penguar nga fjetja gjatë natës – Të lutem, ma fal atë (dhe mos e ndëshko)! Dhe lutja e tyre do të plotësohet.” (Ahmedi).
Gjatë ditëve të ramazanit, e sidomos gjatë netëve, shoqërohemi me përmbajtjet kur’anore! Ata do të na kthejnë në realitet dhe do të na thejnë iluzionet për Botën e amshueshme. Me agjërim do t’i ndihmojmë shpirtit që më lehtë ta mbajë trupin nën kontrollë sepse i privon, për një kohë, disa nga nevojat e tij më të domosdoshme. Me namaze, për çdo ditë, në pjesë të ndryshme të ditës, e përkujtojmë shpirtin tonë se ekziston Krijues me të cilin duhet mbajtur lidhje të përhershme, që mos të humbet në vorbullin e përmbajtjes botërore.
Transmetohet nga Evu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: “Allahu thotë: Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur diç që sytë nuk e kanë parë, as veshët nuk i kanë dëgjuar as që dikujt në mendje ka mund t’i bjen. Kjo është sikur gje të cilën Allahu e ruaj te vetja në fshehtësi, krahas asaj që Ai tashmë e ka zbuluar!” Pastaj e lexoi ajetin: “Dhe askush nuk e di se çfarë hareje i fshehtë i pretë te Allahu ...”. (Muslimi).
Në kohën kur disa gjasa ofrohen vetëm një herë do të ishte e pakuptueshme të mos shfrytëzohen. Le të jetë kjo sprovë në të cilën do të duhej përgjigjur me arsye.
Atë që harfi kur’anor e bartë në vete, në të vërtetë, është ajo që Allahu i dashur ia ofron njeriut të kësaj kohe e cila është në skadim. Dikur ka pikuar kurse tash rrjedh. Askush nuk është në gjendje ta ndalojë tempon e zhdukjes së tij. Gjithnjë e më pak ka kohë që të vërtetat kur’anore të thurura në harfe të njihen. Edhe më pak ka kohë që ato në jetë të ndërtohen. Megjithatë, mos të ndalemi, luftëtarët më të mirë janë ata të cilët të fundit heqin dorë kur duhet të heqin dorë kurse nuk e kthejnë shpinën.
Kur’ani është libër i Zotit, i dhuruar neve si mëshirë, udhëzim, orientim, i cili do të na sjellë deri te afërsia e Zotit dhe kënaqësia e Tij. Ky është litar njëri skaj i të cilit është në Dynja kurse tjetri në Xhenet dhe kush kapet për të fuqishëm ai do ta sjellë në bukuritë e xhenetit.
Secili e njeh veten më së miri dhe më së miri e di çfarë janë rrugët e përgjigjes në këtë sfidë para tij personalisht janë hapur. Allahi i madhërishëm deri te Vetja ia ka hapur rrugët e shumta të ndryshme. Secili le ta gjejë rrugën e vet:
Aliu r.a. ka thënë:
“A nuk keni parë se pararendësit tuaj nuk kthehen dhe se pasuesit të mbijetuar nuk mbeten? A nuk keni vërejtur se banorët e kësaj bote gdhihen dhe ngrysen në gjendje të ndryshme? Ndonjë është i vdekur i cili është vajtuar, tjetrit i shprehet solidarizim, dikush rrënohet në dhembje, dikush pyet për sëmundje, dikush e lëshon frymën e fundit të tij, dikush mallëngjehet për këtë botë deri sa vdekja e kërkon, dikush është neglizhent, por nuk është neglizhuar, kurse sipas gjurmëve të pararendësve ecin të tjerët.” (Nehxhu’l-belaga).
Të mençurit nga kjo do të marrin mësim. Për ta edhe ky përkujtim është i mjaftueshëm. Qoftë në ndihmën e të gjithë neve Zoti i dashur. Të përpiqemi që dita jonë e fundit e jetës të jetë më e mira sepse njerëzit do të ringjallen në gjendjen e atillë në të cilën kanë vdekur.
Ja Rabbi, ja ku jemi, në këtë muaj mubarek, muajin e ramazanit, në këtë ditë mubarek, të premten, qëndrojmë para teje dhe sinqerisht, nga thellësia e zemrave tona, ta drejtojmë duanë tonë. Mëshirohu ndaj neve, ja Rabbi, mëkatet na i fal, në dyert e xhenetit tonë na fut, kurse nga dyert e zjarrit, me mëshirën Tënde na zbraps dhe largo, për bereqetin e këtij muaji mubarek.
Amin

Përktheu: N. Ibrahimi
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free