Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Akide

 
       ..::: AKIDE :::..


      Si ta shtosh besimin tënd

Ibni Kajjim ka thënë: “Nëse në zemër mbillet pema e dashurisë dhe vaditet me ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e zotëriut të njerëzve do t’i japë të gjitha llojet e fruteve në çdo kohë në emër të Allahut, rrënjët e saj janë thellë në zemër të besimtarit, ndërsa degët e saj janë të lidhura me Sidretul Munteha”. Kur njeriu i dëshmon dy dëshmitë dhe e njëhson Allahun ka mbjellur farën e imanit ose do të kujdeset për të, e të bëhet pemë e madhe ose do ta lë të vyshket e të prishet. Gjëja ndër më të rëndësishmet për të arritur te akidja e ehli sunneh ëe xhemaah, është të kuptuarit e domethënies së imanit (besimit) se iman është të besuarit me zemër, të shqiptuarit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë, imani shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe dobësohet me kundërshtimin e Tij. Ja tetë mënyra të rritjes së imanit

1- Njohja e Allahut të Lartësuar.
Njohja e Allahut të Lartësuar është mënyra e parë për rritjen e imanit (besimit). Nuk është njohje e tij vetëm njëhsimi me gjuhë, por a e ke njohur Allahun e Lartësuar me emrat, lartësinë, madhështinë dhe cilësit e Tij të përsosura, që të mbushet zemra me dashuri dhe frikë sëbashku e më pas ta adhurosh Atë me këto cilësi.
Kur njeriu e njeh Zotin e Tij dhe beson në Të shpërthejnë burimet e hajrit në zemër dhe shpërndahen nëpër gjymtyrët e tij në bazë të dijes dhe forcës së imanit (besimit) për aq sa e njeh ky njeri Zotin e tij dhe e adhuron Atë.
Dija është rruga e njohjes së Allahut.
Më i ditur te Allahu është ai njeri i cili i frikësohet Atij më së shumti. Allahu i Lartësuar thotë: “… po Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët …” (El Fatir: 28)
Cdo musliman duhet ta forcojë themelin e fesë së tij duke studiuar akiden (besimin) e saktë dhe duke iu ruajtur besimit të prishur.

2- Të medituarit mbi domethënien e Kuranit.
Në kohën e sotme shumë prej muslimanëve e lexojnë Kuranin por rëndësia e tyre është që të bëjnë hatmen (leximin e të gjithë Kuranit) pa medituar në domethënien e tij dhe pa i kuptuar shprehjet. Të medituarit në domthënien e Kuranit është ndër shkaqet më të rëndësishme për rritjen e imanit. Allahu i Lartësuar për cilësitë e besimtarëve të sinqertë thotë: “E besimtar të vërtetë janë vetëm ata, të cilët kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (El Enfal: 2)
Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të meditojmë në domethënien e Kuranit ku thotë: “(Ky është) libër i begatshëm. Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)
Ndërsa ai i cili vetëm e lexon dhe nuk mediton në domethënien e ajeteve, për të thotë i Lartësuari: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet.” (Muhammed: 24)
Ibni Kajjim ka thënë: Nëse dëshiron që të përfitosh prej Kuranit bëje që zemra jote të jetë prezent gjatë leximit dhe dëgjimit të tij, lëshoje dëgjimin tënd dhe koncentrohu kur dikush të drejtohet me të, sepse ky është fjalim i Allahut për ty me gjuhën e të Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.” (Kaf: 37)

3- Njohja e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
Njohja e të Dërguarit, sires (autobiografisë), mrrekullive të tij, me këtë rritet imani dhe beson jobesimtari.
Nuk plotësohet imani i besimtarit derisa të jetë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për të më i dashur se vetvetja e tij.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…” (Ali Imaran: 31)
Cdo musliman duhet ta lexojë sirën e të Dërguarit të Allahut, të njohë karakterin e tij mrekullitë tij, ta marrë atë për shembull dhe ta pasojë në të gjitha punët e tij.

4- Të medituarit në krijimet e Allahut.
Të medituarit në ato cfarë i ka krijuar Allahu i Lartësuar, është ndër ibadetet më madhështore. Këtë shumica e muslimanëve e kanë harruar tani. Kjo është mënyra më e rëndësishme për arritjen e të vërtetës dhe largimi nga dyshimet, si dhe rritjen e imanit.
Kur ka zbritur thënia e Allahut të Lartësuar: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran:190) I Dëguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Mjer për atë që e lexon e nuk mediton në të.
Shiko përreth teje, në qiell dhe tokë, kodra dhe pemë, si dhe shiko në cdo fryt që e han, përkundrazi shiko në veten tënde sepse të shikuarit në vetveten të mjafton. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. (20) Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni ka e shihni.” (Edh Dharijat: 20-21)

5- Të vepruarit e sa më shumë nafileve pas farzit.Të shpeshtuarit e nafileve sjellën dashurinë e Allahut ndaj teje, prandaj fal nafile pas farzit, si namaz nate, agjëro të hënën dhe të enjtën, jep sadeka. Cdo punë e mirë shkakton rritjen e imanit në zemër. Sepse është rruga e cila sjellë dashurinë e Allahut. Në hadith kudsij thuhet: “Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim). Robi do të më afrohet pandërprerë përderisa të mos e dua. E kur ta dua, do të bëhem ndëgjimi i tij me të cilin ndëgjon, të pamurit e tij me të cilin shikon, duart e tij të cilat i shtrin, dhe këmbët e tij me të cilat ec, e mbrotje nga Unë, Unë do ta mbroj. Nëse më lutet do t’i përgjigjem e nëse më kërkon do t’i jap.” (Sahihul Buhari)

6- Të afruarit nga veprat e mira.
Të afruarit nga ambientet e hajrit ta rrisin imanin, ndërsa të afruarit nga gjërat e ndalura ta dobësojnë imanin.
Largoje zemrën tënde nga filmat dhe telenovelat, nga këngët, nga lakmia e të shikuarit e haramit, dhe largimi nga shoqëria e keqe dhe shoqërohu me besimtarë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thnë: “Shembulli i shoqëruesit të mirë është si shembulli i bartësit të miskut. Nëse nuk arrin të marrësh prej tij atëherë bile të arrinë era e tij. Shembulli i shoqëruesit të keq është si shembulli i farkatarit, nëse nuk ndytesh me katranin e tij do të arrijë tymi.” (Muttefekun Alejhi) dhe thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet, cdonjëri prej jush le të shikojë se cilin e shoqëron.” (Ebu Davudi)

7- Dhikri (të përmendurit e Allahut të Lartësuar)
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Dallimi ndërmjet atij që e kujton Allahun dhe atij që nuk e kujton, është si i gjalli me të vdekurin.” (Buhariu)
I Dërguari i Allahut ka thënë: Fjalët më të mira pas Kur’anit janë katër, e ato janë nga Kurani, Subhanall llahi wel hamdulil lahi we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber…” (Muslimi)

8- Thirrja në rrugë të Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran: 104) dhe thotë: “Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira, dhe që thotë unë: Unë jam prej muslimanëve” (Fussilet: 33)
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja është këshillë, thamë: Për kë o i Dërguari i Allahut? Tha: Për Allahun, librin e Tij, për imamët e muslimanëve, dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre.” (Muslimi)

      Shtyllat qendrore të adhurimit

Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr. Të nderuar muslimanë! Ibadet do të thotë devotshmëri, besnikëri, lutje, adhurim. Ibadeti përkufizohet me këto fjalë: Ibadeti është emër përmbledhës që përfshin çdo gjë që e do dhe është i kënaqur Allahu i Lartësuar, qofshin ato fjalë apo vepra të jashtme apo të brendshme. E gjithë jeta e besimtarit është ibadet, ai adhuron Allahun në xhami, në shtëpi, në treg, në punë, në çdo vend. Ibadeti i ka dy sharte (kushte, kondita) bazë të vlefshmërisë. Ato janë: 1. Sinqeriteti 2. Pëlqimi dhe përputhja me fjalën e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Kësaj radhe nuk do të flasim për shartet e ibadetit, por do të ndalemi te ruknet e ibadetit, shtyllat qendrore dhe themelore të adhurimit. Ibadeti ngrihet dhe qëndron mbi tri shtylla qendrore (rukne). Ato janë: 1. Dashuria 2. Shpresa 3. Frika Në vazhdim do të ndalem në pika të shkurtra në këto tre kushte bazë.

Shtylla e parë: Dashuria

Dashuria është ndjenja e fuqishme dhe e thellë që të duash me gjithë zemër duke mos kursyer asgjë, duke shprehur dashamirësinë e përzemërt në adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo dashuri përcakton lidhjen mes robit dhe Allahut Fuqiplotë. Dashuria është një begati që nuk e dinë ata të cilët nuk e kanë shijuar.
Të kujtojmë se dashuria e Allahut të Lartësuar është që robin e Tij ta udhëzojë dhe drejtojë në dashurinë e plotë ndaj Tij, në atë dashuri që nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدّاً

“Vërtet se ata që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, i Gjithëmëshirshmi do të dhurojë dashuri për ta (në zemrat e besimtarëve).”1

قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَآ أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِي ٱلْقَوْمَ ٱلْفَاسِقِينَ

“Thuaju (O Muhamed): “Në qoftë se baballarët tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, të afërmit tuaj, pasuria që ju e keni fituar, tregtia që frikësoheni se do të dështojë dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni kënaqësi, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu dhe i Dërguari i Tij, më të dashura se përpjekja dhe lufta për Çështjen e Allahut, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin fasik (kryeneç, të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).”2

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

“Thuaj (O Muhamed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”3

Ndërsa Muhamedi alejhi selam thotë:

ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ: أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لَا يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ، وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّار.

“Tek ai i cili gjenden tri gjëra ka shijuar ëmbëlsinë e imanit (besimit): ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë, ta dojë një njeri vetëm për Allahun dhe të urrejë kthimin në mosbesim ashtu siç e urren hedhjen në zjarr.”4

Të nderuar besimtarë!

Dashuria ndaj Allahut është njëra ndër shtyllat qendrore të ibadetit (adhurimit). Është obligim për besimtarin që ta dojë Allahun, t’i pranojë urdhrat e Tij, t’i zbatojë mësimet e Tij, të urrejë çdo gjë që urren Ai.
Dashuria ndaj Allahut të Lartësuar nuk është vetëm një thirrje, pretendim, pohim, kërkesë, deklaratë që shprehet vetëm me gjuhë, por duhet të dëshmohet edhe në vepër. Duhet të mësojmë se kjo dashuri ndaj Allahut nuk është normale si ndaj çdo gjëje tjetër. Kjo dashuri nuk i ngjason dashurisë që përcillet me mëshirë dhe dhembshuri. Kjo dashuri nuk është e njëjtë si dashuria e prindit ndaj fëmijës ose si dashuria vëllazërore. Ajo është dashuri e veçantë që manifeston adhurimin, përkushtimin, devotshmërinë, përuljen ndaj Allahut të Lartësuar dhe kjo dashuri nuk guxon të manifestohet tek askush tjetër pos Allahut.


Shtylla e dytë: Shpresa

Shpresa është ndjenja e dëshirës në përmbushjen dhe arritjen e qëllimit të faljes dhe mëshirës nga Allahu i Lartësuar. Me fjalë të tjera ajo do të thotë: etje, dëshirë, synim për të arritur shpërblimin e Allahut, faljen e Tij dhe duke pritur mëshirën e Tij.
Muslimani obligohet që ta adhurojë Krijuesin e tij me dëshirën për shpërblim dhe duke u penduar në rast mëkatimi dhe duke shpresuar dhe synuar faljen e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

فَمَن كَانَ يَرْجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلاَ يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدَاً

“...kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të tij.”5

أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَآءَ ٱلَّيلِ سَاجِداً وَقَآئِماً يَحْذَرُ ٱلآخِرَةَ وَيَرْجُواْ رَحْمَةَ رَبِّهِ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي ٱلَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلأَلْبَابِ

“A është ai i cili është i nënshtruari i Allahut, i cili bie në sexhde e qëndron në falje gjatë orëve të natës duke pasur frikë jetën e pastajme dhe duke shpresuar për mëshirën e Zotit të tij (si ai që mohon e nuk beson)? Thuaj: “A janë ata që dinë, njësoj me ata që nuk dinë?” Janë vetëm njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të cilët me të vërtetë do të përkujtojnë (e do të marrin mësim nga fjalët dhe shenjat e Allahut).”6

إِنَّهُمْ كَانُواْ يُسَارِعُونَ فِي ٱلْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وَكَانُواْ لَنَا خاشِعِينَ

“Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh.”7


Shtylla e dytë: Frika

Frika është një shqetësim i thellë në zemër përpara se njeriu të bjerë në mëkat. Besimtari duhet të shpresojë në faljen e Tij, por në të njëjtën kohë edhe të ketë frikë, trembje, ankth, shqetësim nga dënimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:

فَلاَ تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُمْ مُّؤْمِنِينَ

“..kështu që mos iu frikësoni atyre aspak, por m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të vërtetë.”8

فَلاَ تَخْشَوُاْ ٱلنَّاسَ وَٱخْشَوْنِ

“Kësisoj mos kini frikë nga njerëzit, por m’u frikësoni Mua.”9

وَإِيَّٰيَ فَٱرْهَبُونِ

“...dhe vetëm Mua m’u frikësoni.”10

Zemra gjatë udhëtimit deri tek Allahu i ngjason apo është në pozitën e shpendit shtegtar. Dashuria luan rolin (pozitën) e kokës, shpresa dhe frika në pozitën e dy krahëve. Nëse zogut i këputet koka, vdes. Nëse i humbin krahët, nuk mund të fluturojë.
Ibadeti ngrihet mbi tri shtylla qendrore (rukne): dashuria, shpresa dhe frika.
Allahu im! Na mundëso që ibadetin ndaj Teje ta bëjmë me dashuri, shpresë dhe frikë!



      Kush me Allahun ditën (s’)e nisi!

o, kurrsesi! Ti s’ke për t’u zgjuar, e as për t’u përmirësuar, përderisa zemrën nga jeta e kësaj bote s’e shkulë! Jo, kurrë, përderisa sytë nga harami s’i shkëputë! Jo, kurrë, përderisa mendjen me Kur’an s’e ushqen! “Pra, ku jeni, kah shkoni?” – Kur’an, 8126

Kur për Zotin tënd, Krijuesin tënd, shtratin e braktis, kur për Të gjumin e prish, kur në Të shpreson, kur ndaj Tij përgjegjshmëri ndjenë ke ngjitur urën e thyer mes teje dhe Zotit tënd! Je lidhur me Të. E ti pasi në pjesën e tretë të natës u zgjove, ke dëshmuar vullnet dhe sinqeritet për të qenë i zgjuar ndaj Tij!

E ti duke e adhuruar Zotin tënd e përkujtuar Atë, në Krijuesin e muzgut të lindjes së diellit, ditën e fillon, gjithqysh do të ngadhënjesh, e ji i sigurt në këtë e fare mos dysho!

Merr abdes! Mos përto! Mos ki frikë nga freskia e ujit; mos u tremb nga lagështia. Mos u trishto nga uji që sytë t’i çel. Uji të gjallëron. Gjithçka prej ujit jetën e filloi. E ti prej ujit u krijove, e me të gjallërohesh. Përmend Allahun, e dije se, Ai ta do të mirën. Le të prishet gjumi, le të poshtërohet epshi!

Jo, po ndoshta ti ditën me Allahun s’e ke nisur! Ti nuk dëgjon qortuesin, por çfarë të pëshpëritin dëfryesit! Jo, ti ke turp prej të tjerëve të thuash: jam mëkatar e për udhëzimin e Zotit tim kam nevojë. Jo, po ti ngurron në Xhami të shkosh! Po, sepse njerëzit të shikojnë. E pale çka do të thonë! Erdh mëkatari! Jo, do të thonë: i paska ra pishman për mëkatet e veta. Po, e ata që shkojnë në Xhami janë të pastrit! Jo, kurrsesi! Kush në Xhami shkoi për të shlyer mëkate, e pra dije se, nuk ka shkuar për t’u përmirësuar. Jo, në Xhami shkohet prej mëkateve për t’u ruajtur!

E ti ditën s’e ke filluar ende, sepse ti nuk e dëgjon Zotin tënd, por dëgjon krijesat e Zotit! Po, ti bëhesh viktimë e krijesave, e që ndoshta kundërvetes hidhërimin e Allahut kanë tërhequr! E ti, ata i dëgjon, atyre iu nënshtrohesh, atyre iu mbështetesh! Në ta bindesh! E pra, kur për përmirësim flitet, ti hesht! Kur për të drejtën e të pastrën flitet, kokën ule! Të paktën të tjerëve gjendjen të mos ua ngatërrosh.

Kur ti ditën s’ke guxim ta fillosh, mos më fol për asgjë hiç fare! Të lutem mos huto të tjerët. Kur ti nuk zgjohesh para lindjes së diellit, mos më fol për të tjerët, sesi të penguan e sesi janë përtacë. Mos më fol për përtacinë e tyre, e mos u fol njerëzve për vullnetin tënd, të lutem mos i çoriento vullnetmirët! Ti je i dobët, brenda vetes jetë s’ke! Jo, për ty asgjë rëndësi s’ka; e kota gjithnjë ka qenë e kot, e asnjëherë e rëndësishme s’ka qenë!

Mjerë për ata njerëz, që vetes musliman i thonë, e dobësohen e nuk besojnë në të Plotfuqishmin; dëshpërohen nga varfëria, e nuk binden në Furnizuesin; humbin shpresat për zgjim, e nuk shpresojnë në të Gjithëpushtetshmin! E këta, Allahut – të Plotfuqishmin, Furnizuesin e të Gjithëpushtetshmin, thonë Zot të tyre kanë!

Jo, kurrsesi! Përderisa Atij të mos i nënshtrohesh edhe me tërë qenien tënde! Jo përderisa nga uria zemra s’të thahet, e nga etja gjuha s’të teret! Zemra që Allahun adhuron, e gjuha që Atë e përkujton, gjithnjë të gjalla i ka! Sa zemër e gjuhë gënjeshtare! Pretendojnë se Allahun e adhurojnë, por pretendimi i tyre sheshazi duket: vetëm kur të qetë e në paqe ndjehen! Jo, Allahu është Zoti, që ty të sprovoi! E me varfri, me vështirësi, me pengesa, me sfida, bindjen ta provoi!

Hesht! Mos pëshpërit! Binde veten! Nënshtroje zemrën! Mbizotëro mendjen! Duro! Ndje dhembje! Ndje hidhësi! Ndje dështim, por mos vajto! Ndje dëshpërim, por mos u çorodit! Ndje dobësi, por mos u anko!

Jo, kurrsesi! Ti s’ke për t’u zgjuar, e as për t’u përmirësuar, përderisa zemrën nga jeta e kësaj bote s’e shkulë! Jo, kurrë, përderisa sytë nga mëkati s’i shkëputë! Jo, kurrë, përderisa mendjen me Kur’an s’e ushqen! Jo, kurrë, përderisa nuk pendohesh sinqerisht e falje prej Allahut me përgjërim s’kërkon!

Ti s’loton! Ti i butë në zemër s’je! Ti kur Allahut i përkulesh, madhështinë e Allahut s’e ndjen! Ti kur me ballë e me fytyrë në tokë përulesh, lartmadhërinë e Allahut s’e ndjen!

E kush me Allahun ditën e nisi, ai është i shpëtuari! Ai është i ekuilibruari! Atij djalli i mallkuar nuk arriti t’ia fëlliq shqisat, e t’ia humb ditën! Lum për atë musliman, e mjerë për muslimanin që vetëm gjuha musliman i thotë!

Muslimani qan kur vëllai i tij musliman qan; muslimani vuan, kur vëllai i tij musliman vuan; muslimani forcohet, kur vëllai i tij musliman dobësohet; muslimani lufton, kur vëllai i tij musliman sulmohet!

Është thënë dhe përcaktuar: se njeriu nuk mund të jetë luftëtar i njëmendtë, përderisa vetveten s’mund ta luftojë.

O Allah! Na përforco, luftëtar kundër vetvetes sonë – të padëgjueshme, të parespektueshme, të papërgjegjshme, të pandërgjegjshme e të padrejtë, të bëhemi!

O Allah! Na udhëzo!


      Besimtari në Sprovë

Rruga jetësore e njerëzve nuk është e thjeshtë dhe e lehtë. Shpesh shumë shpesh ajo kalon nëpër dhimbje, vuajtje, sprova, pëngesa. Gëzimet dhe buzëqeshjet nuk janë shoqëruesit e vetëm në rrugën jetësore. Për gjatë gjithë jetës njerëzore ndërrohën ditët e nxehta, të kthjellta dhe me diell me ditët e dimrave të ashpër, stuhive e reve të errëta. Ne gjithashtu në jetën e përditshme kemi ditë me dimra të ashpër, momente me stuhi vështirësish, pëngesa e tunele të errëta. Edhe ju lexues të dashur me siguri jeni ballafaquar dhe keni përjetuar trishtimin e dhimbjes, vuajtjes, sprovës, lotëve, pëngesave. Ku pyes: A ke përjetuar nënvlerësimin e mëndjemëdhenjëve? A ke pasur mos sukses në punë?

Mund të bëjmë pyetje të panumërta të tilla, sepse format, mënyrët e vuajtjeve janë të panumërta, përjetimet janë të shumta. Vuajtjet dhe pësimet janë ligje të domosdoshme të të jetuarit. Ato janë pjesa jonë. I kemi në vete dhe përreth vetes. Ky është problemi i jetës njerëzore në themel dhe në tërësi. Jeta juaj si besimtarë dhe besimtare është vetëm një sprovë, një varg i pandërprerë sprovash, të cilat shpesh trondisin shpirtërat tuaj dhe çojnë në dëshpërim: "A mëndoni se do të hyni në Xhenet, pa u provuar edhe ju me shëmbullin e atyre që ishin para jush, të cilët u patën goditur nga skamja e vuajtjet dhe qënë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar:"kur do të vijë ndihma e Allahut ?!" Ja vërtetë ndihma e Allahut është afër ! (Bekare; 214) Përse dhimbjet dhe vuajtjet do të pyesë dikush nga ju ? Përse jo gjithmonë gëzim, fytyra të gëzuara, jetë të lehtë ? Përse lotë dhe hidhërim? Sikurse thamë ka shumë forma e mënyra të vuajtjeve, po ashtu ka edhe mënyra të shumta, të pakufishme të mira e fisnike, me të cilat i hap Zoti xh.sh. dyert e ngushëllimit, lumturisë e të shpëtimit për çdo njeri. Në vargun e këtyre mënyrave feja na paralajmëroi sekretin e sprovës në vuajtje : "Ne do tju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me humbje nga pasuria jeta dhe të lashtat. E ti përgëzo durimtarët, ata të cilët kur i godet një e papritur thonë: "Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi." (Bekare; 155 - 156). Besimtari dhe besimtarja në pyetjën, përse dhimbjet e vuajtjet, do të përgjigjen: Unë këtë me siguri nuk e di. Por e di Allahu im i dashur! Ndoshta Ai përmes dhimbjes të dënon për të kaluarën e pakuptimtë e me gjynahe. Ndoshta, Ai e forcon njeriun për të ardhmën që të bëhet më i fuqishëm dhe më i guximshëm, që të përballojë me heroizëm vuajtje edhe më të mëdha. Mbase Allahu xh.sh. përmes vuajtjes e telasheve, dëshiron t'ia hapë zemrën njeriut për realitetin e jetës, që t'i paraqesë horizonte të reja më të thella të besimit. Ndoshta atë që vuan, e pastron nga gjynahet e kaluara dhe ja përgatit Xhenetin dhe shkallë të larta të Xhenetit. Mbase me anë të vuajtjeve dhe telasheve dëshiron të të fisnikërojë, të të bëjë më të mirë, më të ndershëm, më të virtytshëm, më të devotshëm. Sprova mund të vijë, mirëpo, zemra e besimtarit të vërtetë nuk do të dëshpërohet. Ajo do të madhërojë Allahun e dashur edhe në çastin e agonisë së fundit. Ajo është zemra e cila është betuar: "Dëgjoj dhe nënshtrohem." Zoti xh.sh. i vë në sprovë me vuajtje e fatkeqësi edhe ata njerëz të cilët kur bien në të mira e rehati, bëhen fodullë dhe egoistë dhe si rrjedhojë, harrojnë shumë çështje dhe detyra të rëndësishme njerëzore. S'ka dyshim se disa gjëra të padëshiruara në jetë bëhen për t'i dhënë fund kryelartësisë dhe për ta larguar gjynahin dhe indiferencën ndaj jetës. Njeriu në jetë është i prirur të kërkojë nga çdo veprim dobi momentale dhe t'i gjykojë gjërat nga ana e jashtme dhe immediate. All-llahu xh.sh. flet për dy kategori të sprovuar njerëzish, përshkrimin e të cilëve e përmënd në Kur'an: "E njeriu, kur e sprovon Zoti i Tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar !" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin, ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!" Jo, nuk është ashtu! Sepse, ju (punoni edhe më zi) nuk e përfillni jetimin, nuk nxitni njëri - tjetrin për të ushqyer të varfrin. Dhe me grykësi (e pa të drejtë) e hani trashëgiminë. Dhe për së tepërmi e doni pasurinë." (Fexhr; 15 - 20) Në bazë të këtij ajeti kur'anor ne kuptojmë që Allahu xh.sh. e vë në sprovë njeriun edhe në të mira edhe në të këqija. "Ai krijoi jetën dhe vdekjën, për tu sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri."(El - Mulk; 2) E mira nuk është gjithmonë e mirë dhe e keqja nuk është gjithmon e keqe. Që të dyja janë relative për të konceptuarit tonë njerëzor. Ndodh që një e keqe të ketë rezultat të mirë dhe një e mirë të ket rezultat të keq. Fundi i çdo gjëje është me rëndësi. Lufta, p.sh. nuk është një gjë e mirë, por qëllon që një luftë e gjatë bënë që një komb të lulëzojë dhe të kthejë shpërbërjën e tij në unitet dhe ta kapercejë brenda një kohe të shkurtër prapambetjën. Nuk pretendojmë që të gjitha ngjarjet e tilla të hidhura kanë një efekt të tillë pozitiv te njeriu, megjithatë te disa ndodh pikërisht kështu. "…Ndodh që ju të urreni një gjë, e ajo është shumë e dobishme për ju, dhe (nga ana tjeter) ju mund ta doni një gjë, e ajo është e dëmshme për ju. All-llahu e di (fundin e çdo gjëje), ju nuk e dini." (Bekare, 216). Këto dhe shumë fjalë të tjera të Allahut xh.sh. që i përmendëm më heret duhet të jenë idetë e zemrës dhe të shpirtit të çdo besimtari. Ato duhet t'ju frymëzojnë lexues të dashur.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free