ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
Tema Islame
..::: TEMAT MUJORE :::.. |
TITULLI I TEMËS : A lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre |
Të gjithë dijetarët janë unanim se nuk lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre. Ibn Kajjimi në librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thënë: "Të u'a urosh jobesimtarëve ceremonitë e kufrit të tyre është haram, dhe ky është mendimi unanim i dijetarëve (ixhma), si p.sh të ia urosh festat e tyre, agjërimin e tyre, duke thënë: urime ju qoft festa, edhe nëse ai i cili ua uron festat atyre shpëton nga kufri, ajo është prej mëkateve (harameve) të mëdha, dhe ajo i përgjason sikur t'ua urosh jobesimtarëve përuljen e tyre që ia bëjnë kryqit." Shkaku se pse është haram të ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se, urimi i festive të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilën gjenden ata, dhe je i kënaqur me gjendjen e tyre në të cilën gjenden ata, edhepse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për vetën e tij, mirëpo besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit, apo të u'a uroj të tjerëve këtë kufër, sepse Allahu (Subhanehu ue Teala) nuk është i kënaqur me këtë, Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë: Në qoftë se na thërrasin në pjesëmarrjen e festimit të festive të tyre, ne nuk iu përgjigjemi ftesës, sepse ato nuk janë festat tona, ato janë festa të cilat nuk i pëlqen Allahu (Subhanehu ue Teala), sepse ato festa ose janë të shpikura në fetë e tyre, ose janë të fesë së tyre, e që me ardhjen e islamit, fesë së të dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhammedin (SalAllahu alejhi ue selem) janë anuluar. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë në lidhje me fenë islame: ..kështu që muslimani e ka haram tu përgjigjet ftesës së tyre. Përgjigjja e ftesës është haram më i madh se sa të ua urojmë festën atyre, sepse në këtë rast njeriu bëhet pjesëmarrës në këtë manifestim. Gjithashtu, është haram që muslimani t'u përgjasoj qafirëve duke përgatit manifestim për këto festa, apo duke i shkëmbyer hedijet (dhuratat) njëri-tjetrit, apo duke shpërndarë ëmbëlsira etj. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: |
TITULLI I TEMËS : 8 Marsi – nderim apo mashtrim |
"Mjafton krenari për gratë se përbëjnë më tepër se gjysmën e njerëzimit, edhe më tepër shtohet kjo krenari, kur dihet se ato kanë në dorë edhe pjesën tjetër të njerëzimit".
Këtë fjali thoshte një dijetar në një rast kur fliste për pozitën e grave. Domethënia e kësaj fjalie është aq e qartë dhe aq e vërtetë, saqë të bën të habitesh nga gratë e sotme. Pse mashtrohen ato me gjëra të lira? Pse mashtrohen nëse dikush vendos që atyre t'ua kushtojë një ditë, 8 Marsin? Një ditë, ku do t'i përkujtojnë mundimet përgjatë historisë dhe duhet të mundohen të harrojnë nënçmimin që përjetojnë gjatë tërë vitit. Ato vërtet kanë natyrë të butë dhe kanë guxim të falin, por me çfarë ndërgjegjeje merr guximin dikush ta keqpërdorë këtë cilësi, duke u shtirur në këtë ditë se njohin dhe respektojnë pozitën e gruas në shoqëri? E shpalosin duke i blerë nënës, gruas, mësueses etj. lule me numër tek, që në të shumtën e rasteve është vetëm një lule, ose i dërgojnë në ndonjë restorant apo atë ditë vendos djali a burri, që ai t'i lajë enët e shtëpisë.
Dhe pas kësaj dite çdo gjë kthehet si më parë, nëna urdhërohet të mbetet në qoshen e saj të shtëpisë derisa ende nuk është dërguar në shtëpinë e pleqve, gruaja niset në punët e saja, që edhe ajo të "kontribuojë" materialisht për mirëmbajtjen e familjes, ashtu që të harrojë rolin e saj si nënë, e të mos flasim si bashkëshorte. Ajo duhet të ketë pamje të përsosur dhe sjellje të lartë para kolege/ëve, dhe pastaj lodhet që të njëjtën t'ia ofrojë fëmijëve dhe bashkëshortit. Ndërsa bija, ah bija, e cila babën e ka të nxënë me punë, e tani edhe nënën, duke u mërzitur pse askush nuk e vëren, pse askush nuk i kushton vëmendje, mundohet të gjejë princin e ëndrrave në metoda më të ndryshme, derisa një ditë prindi të çuditet dhe të thotë: "Tashmë, gjeneratat e reja nuk i përfillin prindërit". Nëse nuk e përfill tjetrin, as ai nuk të përfill ty, qoftë edhe fëmijë.
Këtë deformim në shoqëri, këtë parregullsi mendojnë ta rregullojnë me disa formalitete: duke mos u ndalur së foluri për të drejtat e gruas, duke sulmuar qëndrimin e gruas në shtëpi si edukatore dhe duke festuar 8 Marsin.
Kjo Fe, pozitën e gruas ka ngritur në piedestalin më të lartë, e ka nderuar dhe respektuar, i ka caktuar rolin e saj në shoqëri dhe shpëtimin në xhenet e ka lidhur ngushtë me respektin ndaj kësaj gjinie. Në këtë revistë, por edhe në burime tjera keni pat mundësi të lexoni mjaft për nderin që Islami i bëri femrës, andaj dua të përmendi vetëm 2-3 tekste Fetare, si përkujtim për këtë gjë.
Për nënën: Allahu i Lartmadhëruar në Kur'an thotë: "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti". (Isra 23).
Të Dërguarin e Allahut një njeri e pyeti: O i Dërguar, kush nga njerëzit meriton që më së miri të sillem ndaj tij? Nëna jote – u përgjigj. Po pastaj? – pyeti sërish. Nëna jote – u përgjigj njëjtë. Po pastaj? – përsëriti pyetjen. Nëna jote – u përgjigj prapë. Po pas saj? – pyeti prapë. Babai yt – u përgjigj i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.
Për bashkëshorten: I Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij. Unë jam më i miri ndaj familjes". (Shënon Tirmidhiu 3830)
Për vajzat dhe motrat: Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me të cilat sillet mirë dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib 1973).
Kështu na porosit kjo Fe, prandaj, ai që komenton Islamin ndryshe ai ka folur të pavërteta. Ndërsa, ai mysliman që nuk sillet sipas këtyre porosive, ai është bërë shkak që ky i pari të flet të pavërteta. Të bëhemi pra, respektues të Allahut dhe të Dërguarit të Tij lidhur me gratë dhe atëherë e shohim se 8 Marsi nuk do vërehet, madje njerëzit do binden se kjo datë qenka një mashtrim dhe jo respekt dhe nderim i vërtetë për gruan.
Historiku i kësaj date
Disa historianë mendojnë se festa e nënës ka filluar që nga grekët e lashtë kur festonin ditët e pranverës. Ato festime i kushtoheshin zotit nënë "Reja" bashkëshortja e "Krones, zotit at".
Në Romën e vjetër po ashtu festohej festë e ngjashme me këtë, ku adhuronin dhe madhëronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nënë e zotave tjerë. Kjo e fundit kishte filluar të festohej afër 250 vjet para lindjes së Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe këto manifestime fetare te romakët quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin për tre ditë me radhë, nga 15 deri 18 Mars.
"E diela në Angli"
ثshtë ditë e ngjashme me festën e 8 marsit që njihet te ne, mirëpo kjo festë quhej e diela e nënave, ose e diela e gjysmë-agjërimit, sepse kremtohej gjatë agjërimit të madh të tyre. Disa thonë se festimet që bëheshin për adhurimin dhe madhërimin e "zotit nënë, Sejbel", te romakët, kisha i shndërroi në festime për nder dhe madhërim të Merjemes, alejhas selam (shën Maria). Këtë e filloi kisha duke i nxitur anëtarët e saj të vizitojnë kishat të cilave u përkasin dhe kishën kryesore duke sjell me vete edhe kurbane. Ashtu që në vitin 1600, të rinjtë dhe të rejat, që zotëronin ndonjë zeje, filluan të vizitojnë nënat e tyre, duke u dërguar dhurata dhe ushqime. Kështu ishte në Angli, kurse tregimi vazhdon në SHBA:
Ana Xharfis është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrë dhe ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.
Këtë gjest të Ana Xharfis, kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.
Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.
Kur e festojnë këtë ditë
Data e festës së nënës dallon nga vendi në vend, madje edhe mënyra. Norvegjia e feston në të dielën e dytë nga Shkurti, Argjentina – në të dielën e dytë nga Tetori, Libani – në ditën e parë nga stina e pranverës, Afrika jugore – në të dielën e parë nga muaji Maj, Franca – në të dielën e fundit nga muaji Maj.
Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.
Imitim i pastër
Ne si myslimanë, të cilëve Allahu na ka nderuar me këtë Fe dhe na ka dhënë logjikë, nderin ndaj nënës, gruas, bijave, motrave dhe ndaj gjinisë femërore në përgjithësi e kemi detyrë ta bëjmë çdo ditë dhe gjithherë, e jo të imitojmë të tjerët duke shpikur festa e festa, që në brendi janë të zbrazura dhe pa asnjë vlerë.
Duhet të vetëdijesohemi për vlerat që kemi, përndryshe nuk arrijmë më shumë sesa të bëhemi imitues të tjerëve. Për këtë ka paralajmëruar edhe I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem në kontekst qortimi: "Do t'i pasoni ata që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimën e zhapiut do të hyni edhe ju". E pyetën: "Ke për qëllim çifutët dhe krishterët?" "Po kë tjetër?!" – u përgjigj ai. (Shënojnë Buhariu 3269, Muslimi 2669)
Gjykimi mbi këtë festë
Festimi i kësaj feste është haram, sepse:
1. Festa është adhurim, ndërsa në Islam ka vetëm dy festa, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Ai që shpikë apo feston festë tjetër, ajo është e refuzuar.
2. ثshtë imitim dhe përngjasim i jobesimtarëve, gjë për të cilën na ka qortuar i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem.
3. Në atë ditë tërthorazi nënçmohen fëmijët, që nuk i kanë nënat pranë tyre.
4. ثshtë demagogji ndaj grave, ndërsa ato meritojnë sjelljen më të mirë prej neve.
Allahu i dhëntë çdo mirësi popullit tonë. |
TITULLI I TEMËS : KAMATA DHE HISTORIKU I SAJ |
Kamata në kohërat e lashta: Koncepti i kamatës ka një histori mjaft të lashtë; e veçanta e saj është se shkrimet e para vërtetojnë se ajo konsiderohej e urryer dhe e keqe. Ndoshta citati më i vjetër i shkruar për ndalimin e kamatës dhe trajtimit të saj si vepër e shëmtuar është ajo e kohës së faraonëve; legjislacioni i faraonit Buhures nga familja e njëzet e katërt e faraonëve.(1) Trajtimi i kamatës si gjë e keqe përcillet edhe nga shumë filozof të vjetër. Vërtetohet se teoreticienti dhe oratori i shquar romak Marcus Tullius Cicero e kishte ndaluar kamatën në shkrimet e tij. Gjithashtu edhe filozofët e vjetër grekë si Platoni, te libri “Republika”, dhe Aristoteli, te “Politika”, e ndalojnë marrjen e kamatës.(2) Kamata në fenë Hebraike: Kamata ish e ndaluar dhe e papranueshme edhe në fenë hebraike, sikundërse ish edhe në atë të krishterë. Kjo vërtetohet në librat e mëhershme të shpallura si në Tevrat (Dhiata e vjetër) dhe në Ingjil (Dhiata e re). Por çifutët (hebrenjtë), pas të dërguarit Musa (alejhi selam) e lejuan marrjen e kamatës nga jo çifutët, duke pretenduar se pasuria e jo çifutëve është e lejuar për ta. Dihet se besimi hebre është i ndërtuar në parimin se populli hebre është populli i zgjedhur, prandaj ata kanë përparësi dhe vlerë ndaj të gjithë popujve të tjerë. Kështu që njerëzit e tjerë që janë jo hebrenj i trajtojnë si më të ultë, më të pavlerë dhe ata kanë të drejtë të manipulojnë me ta si të duan. Allahu i Lartësuar në Kur’an përcjell pretendimin e tyre: "Ata (Ehlu Kitabi, pasuesit e librit) thoshin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të paditurve (të tjerëve)" (Suretu Ale Imran, 75). Ajeti tregon se si çifutët i trajtonin të tjerët që nuk ishin si ata (pra, i quanin të paditur). Edhe çifutët që jetonin në Medinë gjatë kohës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, njiheshin për intriga dhe keqpërdorime të ndryshme duke u bazuar me këtë parim të tyre. Prandaj vërtetohet se ata me këtë pretendim, ia lejonin vetes të manipulonin me çfarëdo forme dhe pune për të marrë pasuritë e të tjerëve që nuk ishin çifutë në Medinë. Në kohën bashkëkohore vërehet edhe më qartë dominimi të cilin e kanë arritur me intriga të këtilla, derisa janë ngritur mbi shtetet më të fuqishme të botës. Mësimet çifute rreth superioritetit të popullit të tyre ndaj të tjerëve dhe trajtimi i të gjitha nacionalitete tjera të jenë në shërbim të tyre, nuk është një shpifje apo reflektim i urrejtjes ndaj tyre, por është një realitet që mbështetet në citatet e shumta në Talmundin e tyre.(3) Prandaj edhe reagimet dhe akuzat e çifutëve (se ai që flet për këto gjëra është antisemitist) është shumë i madh, pasi i bën të identifikohen realisht ashtu si janë. Në Talmund vërtetohet qartë se u lejohet marrja e kamatës nga jo çifutët. Allahu i Lartësuar i kritikon hebrenjtë për këtë pretendim dhe u tërheq vërejtjen se për këtë i pret dënim i rëndë: “Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin jahudi (hebrenj) dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara, për shkak të marrjes së kamatës, edhe pse e kishin të ndaluar atë, dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.” (Nisa, 160-161). Kamata të cilën e merrnin çifutët nga të tjerët ish shtesa që merrnin nga jo çifutët, të cilëve u jepnin pasuri në hua. Kjo shtesë ish si rezultat i pritjes së kthimit të borxhit. Kjo formë e punës është mjaft e përhapur në kohën bashkëkohore vetëm se janë shpikur metoda të ndryshme; edhe pse emërtohen me emra të tjerë, esencën e kanë nga kjo formë e hershme e njohur te njerëzit. Kamata në fenë e Krishterë: Edhe në krishterim kamata trajtohet si e ndaluar dhe e urryer. Në Dhiatën e re kemi disa citate që vërtetojnë ndalimin e kamatës.(4) Gjithashtu ndalimin e kamatës e vërtetojnë shumë njerëz të krishterimit, sikurse Toma Akuini (1225-1274); pastaj, edhe Martin Luteri (themeluesi i protestantizmit) dhe shumë të tjerë,(5) sa që Skopari i krishterë thekson: “Kush thotë se kamata nuk është mëkat llogaritet dezertor dhe ka dalë prej fesë6”, që do të thotë se ka dalë prej fesë së krishterë. Bota e krishterë ka vazhduar për një kohë të gjatë t’i urrejë dhe t’i diskreditojë çifutët për marrje të kamatës. Këtë e vërteton edhe shfaqja teatrale e Uilliam Shekspirit “The Merchant of Venice”, “Tregtari i Venedikut”, të cilin e ka shkruar viteve 1596-1598. Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një çifut fajdexhi që quhet Shylock. Karakteri i këtij personazhi çifut është mjaft diskreditues, pasi paraqitet nënçmues dhe neveritës ndaj borxhliut nevojtar, të cilit i jep hua me kamatë. Shekspiri me anë të këtij personazhi i paraqet çifutët dhe natyrën e tyre si të dhënë pas lakmisë dhe grumbullimit të pasurisë. Hebrenjtë, që nga koha e daljes së kësaj shfaqjeje, kanë pasur ankth dhe kanë zhvilluar betejë kundër saj. Madje e akuzojnë Uilliam Shekspirin si antisemitist(7) dhe po të mos ishte vlera artistike e kësaj vepre dhe shkruesit të saj, do të humbej fare nga arkeologjia kulturore-letrare.(8) Kjo vepër e Shekspirit është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Skënder Laurasi dhe është botuar nga shtëpia botuese “Mësonjëtorja e parë” në vitin 2000. Legjislacionet e vendeve evropiane kanë vazhduar ta trajtojnë kamatën si të ndaluar deri në kohën e revolucionit francez të vitit 1789. Pas kësaj është lejuar kamata në borxhe me disa kufizime. Ky lejim është transformuar edhe në kodifikimet ligjore të Napoleonit, të cilat janë nxjerrë në vitin 1804. Pas vitit 1808 Franca përcaktoi sasinë e kamatës 5-7% e cila lejohet të merret gjatë transaksioneve tregtare dhe punëve të tjera. Në Francë, në gusht të vitit 1935 doli një ligj që përcaktoi se kush përfiton nga kamata jashtë shumave të kufizuara, llogaritet se ka shkelur kodin penal. Ndërsa në legjislaturën italiane, neni 644 i kodit penal pohon se, ai që punon me kamatë jashtë shumës së përcaktuar llogaritet se ka shkelur ligjin penal.(9) Edhe në ditët tona shohim se ndërgjegjja njerëzore nuk ka arritur të çlirohet nga urrejtja e kamatës dhe konsiderimin e saj krim, mëkat, vepër e pamoralshme, qoftë edhe nëse te disa lejohet me disa përkufizime dhe përqindje të caktuara që i kanë vënë në transaksionet e ndryshme.
Kamata dhe Kanuni i Lek Dukagjinit: Ndonëse dihet se burimet e mirëfillta të kanunit të Lek Dukagjinit janë nga feja e krishterë dhe ne sqaruam qëndrimin e saktë të krishterimit të hershëm rreth kësaj, vlen të ceket se edhe në këtë libër kamata është e ndaluar dhe nuk lejon që njerëzit në mes vete të huazojnë para me kamatë. Në të thuhet: 500. “Kanūja njef uhį tė fjeshtė: sį tė dhaēė ké mė dhānė.”, do të thotë ashtu si të ka dhënë (huadhënësi) ashtu duhet t’ia kthesh. Pra, Kanuni nuk e pranon kamatën; nëse dikush huazon diçka, aq ka për të kthyer, s’ka huazime me interes. Ata që e njohin mirë këtë tekst dhe ligjet që përmban ky libër e kanë të qartë qëndrimin që ka ndaj kamatës. Kamata në Islam: Më lart përmendëm një historik të shkurtër rreth qëndrimit të ligjeve dhe sistemeve të mëhershme për marrjen e kamatës. Kjo ishte me qëllim që lexuesi të kuptojë se ndalimi i kamatës nuk është specifikë e jurisprudencës Islame, siç mund ta kuptojë tani në kohën bashkëkohore, pasi për dëmin e saj flasin vetëm myslimanët. Vërtet kamata është trajtuar gjithmonë si vepër e shëmtuar dhe mëkat. Kjo më së qarti vërehet në mësimet hebraike dhe të krishtera, e posaçërisht në mësimet e krishtera, pasi ata theksojnë se (Dhiata e re) numërohet si vazhdimësi e mësimeve që i ishin dërguar profetit Musa (paqja qoftë mbi të) në Tevrat (Dhiatën e vjetër). Por, me gjithë këto që u thanë dhe, pavarësisht se në zemrat e njerëzve në përgjithësi mbretëron bindja se puna me kamatë nuk është e pastër, prapëseprapë të gjitha sistemet që njihen te njerëzit sot, nuk i kanë mbijetuar vrullit bashkëkohor, që shkel të gjitha normat dhe bazat e njerëzimit dhe ndërgjegjes së lirë. Të krishterët, edhe pse e dinë qartë se kjo është mëkat në fenë e tyre, nuk arritën t’i bënin ballë furtunës së transaksioneve të shumta që realizohen me kamatë, kështu ata u dorëzuan dhe në vend që t’i kundërvihen, i hapën rrugën lejimit të kamatës. Ata në fillim e lejuan, duke vënë kushtëzime dhe kufizime në përqindje, por tani askush nga ata nuk përmend dëmin e këtij mëkati. Në anën tjetër Islami është sistemi i vetëm i cili ka mbetur në këtë betejë dhe vazhdon ta luftojë këtë ves, edhe pse është bërë përditshmëri e shumë njerëzve. Fatkeqësisht kamata është e pranishme edhe te disa myslimanë, të cilët iu dorëzuan këtij vrulli bashkëkohor, që s’mëshiron askënd. E megjithatë, prapëseprapë shumica e myslimanëve që kanë njohuri dhe janë të vetëdijshëm për mësimet Islame i largohen asaj. Me qëllim që lexuesi të njoftohet rreth kamatës dhe ta kuptojë se sa është e dëmshme ajo, në vazhdim të kësaj teme do të flasim rreth përkufizimit dhe llojeve të kamatës, pastaj do të sjellim edhe dispozitën përkatëse rreth këtyre llojeve duke u mbështetur në argumentet e jurisprudencës Islame. Përkufizimi i Kamatës në Islam: Në gjuhën arabe, kamatës i thonë "Riba". Ky emërtim rrjedh nga folja "reba, jerbu", që do të thotë: “shtim, teprim dhe rritje". Trajtimet e fukahave rreth përkufizimit të kamatës në aspektin terminologjik janë të shumta, disa janë më gjithëpërfshirëse dhe disa të tjera më pak. Për të mos e rënduar këtë shkrim duke përmendur përkufizime të shumta, do ta sjellim vetëm përkufizimin e juristëve hanefi, i cili është më i qartë dhe më i kuptueshëm. Ata thonë: “Kamatë është ajo sasi e pasurisë e cila kushtëzohet të shtohet pa kompensim, gjatë transaksioneve (këmbimeve) të ndërsjella të pasurisë me pasuri”.(10) Në kohën bashkëkohore, krahas termit “Kamatë”, përdoren edhe disa emërtime tjera, sikurse "Fajde" dhe "Interes". Këto terma janë më të përdorshme në fushën e ekonomisë dhe të bankave dhe kryesisht kanë për qëllim: 1. Pjesa e shtuar të cilën ia jep huamarrësi huadhënësit si kompensim për pasurinë që ka huazuar, konform kushteve të caktuara(11). 2. Sasia e shtuar e kapitalit të cilin e fiton si kompensim depozituesi në bankë apo në arkat e kursimeve. Edhe pse gjatë kontratave bankare apo lidhjeve tregtare bashkëkohore bëhet dallim në mes të kamatës dhe interesit, në aspektin e dispozitave përkatëse rreth këtyre transaksioneve në jurisprudencën Islame nuk ka dallim. Në Islam nuk ka dallim dispozita në mes kamatës, fajdesë apo interesit, por këto të gjitha janë të ndaluara (haram). Kjo është kështu qofshin këto transaksione akte të shitblerjeve apo kontrata të huamarrjeve dhe kredive (borxheve). Klasifikimi i kamatës në Islam: Pak më lart sqaruam se kamata në kohën tonë ka disa emërtime, varësisht prej fushës dhe formës së kontratës që realizohet. Në jurisprudencën Islame, fukahat gjatë shtjellimeve të tyre bëjnë një ndarje tjetër të kamatës nga ajo që njihet tek ekonomistët. Ata theksojnë se ajo klasifikohet në dy lloje: a) Riba en-nesie -Kamata e shtyrjes apo vonesës. b) Riba el-fadël - Kamata e shtesës apo tepricës. Në vazhdim do të paraqesim se çfarë nënkuptojnë fukahat me secilin lloj. 1) Riba En-nesie (Kamata e shtyrjes apo vonesës): Ky lloj quhet edhe “Kamata e borxhit” dhe nënkupton shtimin e kushtëzuar, të cilin e merr huadhënësi nga huamarrësi për shkak të kohës që i ka lënë në dispozicion huamarrësit të paguajë borxhin(12). Ky lloj i kamatës ka qenë prezent dhe shumë i përhapur tek arabët në kohën para ardhjes së Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, për atë disa dijetarë e kanë quajtur “Riba el-Xhahilije” do të thotë: “Kamata e injorancës”. 2 - Riba el-fadël (Kamata e shtesës apo tepricës): Kjo kamatë quhet edhe “Kamata e tregtisë” dhe nënkupton shitjen e një malli që i takon mallrave të kamatës me një mall tjetër të njëjtë duke qenë njëri mall më tepër, apo shitja ose këmbimi i dy mallrave të njëjta me shtesë13. Format e këtyre llojeve janë të shumta e të ndryshme dhe të sqarohen këto nevojitet një zgjerim të cilin nuk do ta bëjmë në këtë vend, shpresojmë se në ndonjë temë tjetër të veçantë do ta bëjmë. Dispozita Islame rreth kamatës: Kamata në jurisprudencën Islame është e ndaluar (haram) e tëra, qoftë sasi e madhe apo vogël dhe pa marrë parasysh në çfarëdo formë kontrate realizohet ajo. Kjo dispozitë mbështetet në tri baza thelbësore, që janë edhe burimet kryesore të legjislaturës Islame. Pra bazat nga të cilat nxirret dispozita e kamatës janë: a) Kur’ani, b) Suneti, c) Konsensusi (Ixhmai). Kamata është nga mëkatet e mëdha (kebair) dhe llogaritet një nga shtatë mëkatet shkatërruese (elmubikat), së bashku me shirkun, magjinë etj. (më poshtë do të sjellim hadithin që sqaron këtë). Nëse njeriu e mohon ndalimin e kamatës, atëherë ai ka bërë kufër (mosbesim), por nëse punon me kamatë duke mos e mohuar ndalimin, atëherë ai është mëkatar (fasik), i cili ka shkelur njërin nga mëkatet e mëdha(14). A. Ndalimi i kamatës në Kur’an: Dijetari i njohur hanefij Shemsudin es-Serhasi në librin e tij “El Mebsut” përmend pesë përfundime të ashpra me të cilat kërcënohet njeriu që punon me kamatë(15). 1) Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani: Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: "Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata"! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën." (Bekare, 275). 2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë: Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar" (Bekare, 276). Nënkupton zhdukjen dhe çrrënjosjen e pasurisë, apo largimin e bereqetit, mos përmbushjen e kënaqësisë dhe mos arritjen e dobisë nga ajo pasuri që fitohet me kamatë(16). 3. Shpallje luftë Allahut: Allahu i Lartësuar thotë: "E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni." (Bekare, 279). 4. Mosbesim (kufri): Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata." (Bekare, 278). Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276). Fjala “Kef-far, mohues”, e cila ka ardhur në fund të këtij ajeti do të thotë mohues i Islamit, nëse thotë se kamata është e lejuar dhe “Ethim, mëkatar”, nëse e ha dhe punon me kamatë(17). 5. Përhershmëria në zjarr të xhehenemit: Allahu i Lartësuar thotë: “E kujtdo që i vjen këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij dhe çështja për këtë i takon Allahut. E, kushdo që i kthehet (punës me kamatë, pas ndalimit) ai do të jetë banues i zjarrit, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.” (Bekare, 275). Këto ajete të sures Bekare që u përmendën ishin vetëm disa prej ajeteve që aludojnë për ndalimin kamatës dhe se sa mëkat i madh është kjo vepër. Kemi edhe ajete tjera që vërtetojnë këtë gjë, por do të mjaftohemi me kaq. B. Ndalimi i Kamatës në hadithe pejgamberike: Sa i përket thënieve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, të cilat flasin rreth kamatës janë të shumta dhe mund të ndahen në dy lloje: a) Hadithe që flasin për ndalimin, dëmin dhe rrezikun e kamatës dhe njeriut i cili merret me të. b) Hadithe që tregojnë disa forma konkrete të shitblerjeve dhe akteve të cilat përmbajnë kamatë dhe janë të ndaluara. Ne do të përmendim vetëm disa thënie që tregojnë dëmin dhe ndalimin e kamatës: 1. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë” (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Të argumentuarit e hadithit për ndalimin e kamatës është shumë i qartë, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk mallkon për një vepër, e cila nuk është e ndaluar dhe nuk sjell mëkat. Gjithashtu ky hadith, siç shihet, i përfshin të gjitha palët në mallkim, edhe atë që e jep po edhe atë që e merr, edhe atë që e shkruan edhe atë që dëshmon për këtë kontratë. 2. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese). Shokët e tij i thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate? (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare” (Shënon Buhariu dhe Muslimi). 3. Semure b. Xhundub transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kam parë natën e (Miraxhit) dy melekë. Erdhën dhe më nxorën në tokën e shenjtë. Pastaj u nisëm dhe arritëm te një lum prej gjaku. Në këtë (lum) qëndronte një njeri. Ai qëndronte në mes të lumit, e në (breg të lumit) qëndronte një tjetër, përpara të cilit gjendeshin gurë. Sa herë që njeriu në mes të lumit rrihte të dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurë në gojë dhe e kthente në vendin ku qëndronte. Kështu vepronte sa herë që rrihte të dilte, e gjuante me gurë në gojë dhe njeriu kthehej përsëri aty ku qëndronte. Pyeta: Kush është ky? (Meleku) M’u përgjigj: Ai që gjendet në mes të lumit është njeriu që ka ngrënë kamatën”. (Shënon Buhariu). 4. Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet(18).” (Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë). 5 - Ibën Mes’udi transmeton prej të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “اdonjëri që merr kamatë shumë, në fund përsëri pasuria do t’i pakësohet(19)”. C. Ndalimi i kamatës me konsensus (Ixhma) të myslimanëve: Me konsensus (Ixhma) nënkuptojmë unitetin e dijetarëve islamë (muxhtehidëve) për një dispozite sheriatike rreth një çështje të caktuar(20). Ixhmai është argument i fuqishëm legjitim për të vërtetuar dispozitat e jurisprudencës Islame. Duke u mbështetur në këtë, theksojmë se në ndalimin e kamatës kemi ixhma te myslimanët. Këtë konsensus e përcjellin një numër i dijetarëve dhe ata theksojnë se, edhe pse kemi disa mospajtime të thjeshta rreth disa formave të caktuara të kamatës në përgjithësi në këtë ka unanimitet (ixhma) të dijetarët e metit(21). Për këtë vërtetohet nga myslimanët e parë, shokët e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se u tërhiqnin vërejtjen njerëzve që merreshin me tregti të mos e bënin këtë para se të mësonin gjërat thelbësore që kanë të bëjnë me tregtinë. Kjo ishte me qëllim që të mbroheshin nga tregtitë e ndaluara (haram) dhe syresh që përmbajnë kamatë. Prandaj vërtetohet se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: "Mos të tregtoj në tregun tonë ai i cili nuk ka mësuar (rregullat e tregtisë), përndryshe ai do ta ngrejë kamatën (duke mos ditur)"(22).
(1) Shih: "Mexheletul Buhuthel Islamije", vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: "Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba", dr. Salih Elhusejin (2) Shih temën:”Tarih Tahrimir Riba fil Alem”; gjithashtu shih: “Nahve Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije. (3) Shih temën “Civilizacija i Kultura” cila gjendet ne internet; gjithashtu citatet e këtilla të marrura nga Talmudi janë të përhapura në shumë gjuhë, neper forume. (4) Shih “Bibla”, psalmi 15:5 dhe në disa vende tjera; gjithashtu shih temën: “Eliktisadul Muasir Bidun Riba”, dr, Salah Sultan; (5) Shih temën: “Uvod u Finansijsko Trzhishte”, dr. Dejan Sokic, fakulteti ekonomik, Beograd; gjithashtu shih “Nahue Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije. (6) “Err-rriba Fi Nedheril Kanunel- Islami”, Muhamed Abdullah Draz, f.376. (7) Edhe pse thuhet se ka qenë anëtarë në lozhën masoniste. (8) Për më gjerësisht rreth kësaj shfaqje shih: http://en.wikipedia.org/wiki/The_Merchant_of_Venice (9) Shih: "Mexheletul Buhuthil Islamije", vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: "Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba", dr. Salih Elhusajjin. (10) "El Bahrur-raik", vëll.6, f.135; “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.183. (11) "El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.240. (12) El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.240. (13) Më gjerësisht shih “Hashijetur Reudil Murbi”, Abdurrahman Nexhdi Hanbeli, vëll.4, f.493. (14) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.183. (15) Shih "El Mebsut" Es-Serhasi, vëll.12, f.109; "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184. (16) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184. (17) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184. (18) Shënon Ibën Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë. (19) Shënon Ibën Maxheh dhe hadithi cilësohet i saktë. (20) Ixhmai ka disa definicione dhe ne në këtë vend nuk kemi për qëllim trajtimin e kësaj çështjeje, prandaj kemi përmendur shkurt çfarë kuptojmë më ixhma duke mos i përmendur brenda në definicion të gjitha kushtet të cilat duhet të plotësohen që një gjë të konsiderohet Ixhma. (21) "Esh-sherhul Mumti Ala Zadil Mustakni”, Muhamed Ibën Uthejmin, vëll.8, f. 387; “Hashijetu Raudi Murbi”, Abdurrahman Nexhdi, vëll.4, f. 490 dhe të tjerë. (22) Tefsir Kurtubi, vëll.3, f.352; "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.185. (23) Shiko “Xhamiul-Ahkamil-Kur’an” të Kurtubiut 10/ 303. (24) Shiko “Tefsirul-Kur’anil-Adhim” 1/ 91. (25) Shënon Tirmidhiu 5/ 253, 3049 he Nesaiu 8/ 286, 5540. (26) Shënon Muslimi 3/ 1205, 1578. (27) Shënon Buhariu 4/ 1631, 4216 dhe Muslimi 1/ 374, 525. |
TITULLI I TEMËS : AFRIMI I MUAJIT TE RAMAZANIT |
Ebu Hurejre transmetoi se i Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ju ka ardhur juve Ramazani – muaj i bekuar. Allahu e ka bërë obligim për juve agjërimin e tij. Në të hapen dyert e xhenetit, dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhir. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Kushdo që parandalohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar.”
Hadithi është përgëzim për robërit e drejtë të Allahut, për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) i njoftoi shoqëruesit e tij për ardhjen e tij (ramazanit) dhe kjo nuk ishte vetëm një lajmërim i thjeshtë. Më saktë, qëllimi i tij ishte që t’i përgëzojë ata për një kohë madhështore të vitit, kështu që njerëzit e mirë të cilët janë të shpejtë në bërjen e punëve të mira t’i japin vlerën që i takon. Kjo është sepse Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) shpjegoi në të (hadith) atë çka Allahu ka përgatitur për robërit e Tij nga rrugët drejt faljes dhe kënaqësisë së Tij dhe ato janë shumë rrugë. Pra, kujtdo që i ikë falja gjatë muajit të Ramazanit, atëherë ai është privuar me privimin më të madh.
Prej përkrahjes dhe të mirave që Allahu u ka dhuruar robërve të Tij është ajo se Ai ka përgatitur për ta rrethana meritore, ashtu që të jenë të dobishme për ata që i binden Atij dhe një garë për ata që ngarendin të garojnë (në vepra të mira). Këto rrethana meritore janë çaste për përmbushjen e shpresave duke u përpjekur në dëgjueshmëri dhe duke i larguar gabimet dhe mangësitë më anë të vetëpastrimit dhe pendimit. Nuk ka asnjë moment të vetëm nga këto kohëra të dobishme, përveç se Allahu të ketë caktuar në të punë të dëgjueshmërisë me të cilat njeriu mund t’i afrohet Atij. Allahu posedon gjërat më të mrekullueshme si dhurata, të cilat Ai ia dhuron atij që Ai do me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij.
Pra, ai që e arrin lumturinë e vërtetë, është ai i cili i përdor përparësitë e këtyre muajve, ditëve dhe çasteve të dobishme dhe i afrohet më shumë në to Kujdestarit të tij, duke bërë atë që është e urdhëruar në to prej akteve të bindjes.
Kështu, ndoshta ai do të kaplohet me ndonjërën prej shumë bekimeve të këtyre rrethanave dhe të ndihmohet nga kjo, me një ndihmë që e shpëton atë nga Zjarri dhe ajo çka përmban ai, siç është nxehtësia flakëruese.
Mundësia e arritjes së Ramazanit vetvetiu është një e mirë madhështore, e dhuruar atij që e arrin atë dhe përmirësohet me rastin e saj, duke qëndruar në namaz gjatë natës së saj dhe duke agjëruar ditën e saj. Në të, ai i kthehet Mbrojtësit të tij – prej mosbindjes ndaj Tij në bindje ndaj Tij, prej harresës në Të në përkujtimin ndaj Tij, nga të qenit larg prej Tij në të kthyerit nga Ai në pendim nënshtrues.
Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm për të mirat e tij dhe të pranojë rëndësinë e saj. Se vërtet, shumë njerëz janë të parandaluar nga të agjëruarit, ose për shkak se vdesin para se ta arrijnë atë ose sepse nuk janë në gjendje që ta kryejnë atë, ose për shkak se e kundërshtojnë atë dhe largohen prej tij. Kështu, ai që agjëron duhet ta lavdërojë Zotin e tij për këtë të mirë dhe ta pres këtë muaj më gëzim dhe kënaqësi, sepse mirëpritet një kohë madhështore e vitit me të gjitha rrethanat për kryerjen e dëgjueshmërisë. Ai duhet të përpiqet thellësisht në bërjen e veprave të mira. Ai duhet ta lus Allahun që t’i japë atij agjërim dhe qëndrim në namazin e natës dhe ta pajis atë me seriozitet, entuziazëm, fuqi dhe energji në këtë muaj; dhe që Ai ta zgjojë atë prej gjumit të tepërt dhe të shkujdesur, ashtu që ai t’i përdorë përparësitë e këtyre kohërave të dobishme të së mirës.
Është e pafat që gjejmë se shumë njerëz nuk e dinë vlerën e këtij rasti, as që e konsiderojnë atë të jetë i shenjtë. Pra, muaji i Ramazanit më nuk bëhet kohë e rëndësishme për dëgjueshmëri, adhurim, lexim Kurani, dhënie të lëmoshës dhe përkujtimin e Allahut. Më saktë, për disa njerëz, kjo bëhet kohë e rëndësishme për ta që ta larmojnë ushqimin dhe pijet e tyre dhe për përgatitjen e gjellëve të ndryshme para se të fillojë muaji. Disa njerëz të tjerë nuk e njohin Ramazanin, përveç si një muaj të pagjumësisë dhe tubimeve periodike të vazhdueshme, derisa flenë ditën. Kjo është deri në pikën që disa prej tyre flenë pas kohës së namazeve të detyrueshme, duke mos i falur ato me xhemat apo në kohën e duhur të tyre. Njerëzit e tjerë nuk e njohin ramazanin, përveç si një kohë të rëndësishme për udhëheqjen e çështjeve të kësaj bote, e jo si kohë të rëndësishme për udhëheqjen e çështjeve të jetës së përtejme. Kështu, ata punojnë zellshëm në të, duke bërë shitblerje dhe duke qëndruar në zonat e tregjeve, si pasojë duke e lënë xhaminë. Dhe kur falen me njerëz, ata e bëjnë këtë në mënyrë të ngutshme. Kjo, sepse ata e gjejnë kënaqësinë e tyre në tregje. Kjo është përmasa deri në të cilën nocionet dhe pikëpamjet e ramazanit janë ndryshuar.
Disa nga selefët thoshin: “Vërtet, Allahu, më i Larti, e ka bërë muajin e ramazanit një muaj të garimit për krijesat e Tij, në të cilin ata mund të garojnë me njëri-tjetrin për kënaqësinë e Tij, duke iu bindur Atij. Kështu, një grup vjen së pari dhe ata kanë sukses dhe grupi tjetër vjen i fundit dhe ata dështojnë.”
Po ashtu, individi nuk e di nëse ky është ndoshta ramazani i fundit që do ta shoh në jetën e tij, nëse ai e përfundon atë. Sa burra, gra dhe fëmijë kanë agjëruar me ne vitin e kaluar dhe janë shtrirë tashmë të varrosur në thellësitë e tokës, duke u varur në veprat e mira të tyre. Ata kanë pritur që të agjërojnë shumë e më shumë ramazanë. Ngjashëm, edhe ne po ashtu do të ndjekim rrugën e tyre. Prandaj, muslimanit i takon që t’i gëzohet këtij rasti madhështor për dëgjueshmëri. Ai s’duhet ta refuzojë atë, por në vend të kësaj të angazhohet në atë që do t’i bëjë dobi atij dhe në atë që do të bëjë të mbeten ndikimet e tija. Çfarë është tjetër ai, përveç një numër ditësh të cilat agjërohen njëra pas tjetrës dhe të cilat përfundojnë shpejt.
Allahu na bëftë ne edhe juve, prej atyre të cilët janë më të shquarit në bërjen e veprave të mira!
|
TITULLI I TEMES : SI TE PERGADITEMI PËR MUAJIN E RAMAZANIT ? |
Falënderojmë All-llahun Fuqiplotë nga brendësia e zemrës që na mundësoi ta arrijmë muajin Shaban dhe lutemi ta kompletojmë këtë muaj dhe ta arrijmë muajin e madh, muajin e faljes, begatisë, muajin e largimit nga zjarri i Xhehenemit, muajin e Ramazanit.
Me afrimin e muajit të Ramazanit, muslimani pritet të filloj një lidhje te re me Allahun Fuqiplotë, gjithashtu njerëzit që e ndjekin dhe ata që e rrethojnë. Me këtë lidhje të re, ai së pari duhet të kërkoj falje nga të gjitha mëkatet që i ka bërë në mënyrë që ai të jetë prej të zgjedhurve, që Allahu Fuqiplotë do t'i bekoj në muajin e Ramazanit.
Dr. Sano Houtoub Moustapha, Profesor i jurispodencës dhe principeve te saj, në Universitetin Internacional Islamik - Malajzi, flet se si duhet ta përgatisim veten tonë për muajin e Ramazanit.
T'i lutemi Allahut Fuqiplotë të na begatoj në muajin Shaban dhe të na jep mundësinë ta agjërojmë muajin e Ramazanit. Për përgatitje sa më të mirë për muajin e shenjtë të Ramazanit, ju këshilloj:
1. Të luteni çdo ditë që Allahu Fuqiplotë të na jep shansë dhe shëndet që të mund ta agjërojmë muajin e shenjtë.
2. Të pendoheni dhe të kërkoni falje nga Allahu Fuqiplotë për të gjitha veprat e liga para Ramazanit.
3. Kërkoni nga Allahu Fuqiplotë t'iu jap fuqi që ta agjëroni këtë muaj në mënyrën se si Ai dëshiron.
4. Kërkoju hallallin të gjithë anëtarëve të familjes, kolegëve, fqinjëve dhe të afërmve që u keni bërë ndonjë punë të ligë.
5. Shmangu nga shpifjet, përgojimet, dhe nga ngatërrimi me njerëzit.
6. Pastroje zemrën tënde nga lakmitë, xhelozia, hipokrizia, arroganca, dhe nga të gjitha sëmundjet (dobësitë) e zemrës.
7. Kërko mirësinë prej prindërve, nëse ata janë të gjallë, dhe kërkoju falje nga mangësitë që keni bërë ndaj tyre.
8. Shtoni lutjet dhe angazhohuni qe ti përfundoni obligimet ditore që keni.
Me kaq mendoj se do të jemi të aftë të arrijmë qëllimin e agjërimit.
|
Tema : Nata e Kadrit |
Nata e Kadrit
TEMA : LUFTA E MADHE E BEDRIT |
Kjo qe e para luftë që e bëri qartë dallimin midis kurejshëve idhujtarë dhe myslimanëve. Shkaku i luftës është sa vijon: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po vigjëlonte për varganin që kaloi për në Sham, kur ai pati dalë në Dhul Ashira. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi dy burra deri në Haura, që ishte në Sham, për t’i sjellë ndonjë lajm për varganin. Dy burrat vrojtuan të fshehur. Sapo panë varganin e kurejshëve të kalonte, u kthyen në Medine dhe lajmëruan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) organizoi 313 myslimanë (thuhet edhe 314 ose 317). Nga ata, 82 (thuhet edhe 83 ose 86) veta ishin muhaxhirë, 61 veta ishin prej fisit Eus dhe 170 veta prej fisit Hazrexh. Mirëpo ata nuk ishin pajisur plotësisht me mjetet e nevojshme për luftë. Kishin me vete vetëm dy kalorës dhe 70 deve. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri gati një flamur të bardhë dhe ia dha Mus’ab ibn Umejrit. Për muhaxhirët flamurin e mbante Ali ibn Ebu Talibi, kurse për ensarët e mbante Sa’ad ibn Muadhi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) la zëvendës në Medine ibn Umu Mektumin. Më pas, në vend të tij dërgoi në Medine Ebu Luhabe ibn Abdul Mundhirin, nga Reuhaja. Doli i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Medinia bashkë me myslimanët për të shkuar në Bedër, që ndodhej 155 kilometra në juglindje të Medines. Bedëri rrethohet nga male të larta në çdo anë. Kishte vetëm tri rrugë kalimi: njëra në jug, Uduetul Kusra, tjetra në veri, Uduetud Dunja; një rrugë tjetër kalimi në verilindje, nga ku vinin njerëzit e Medines. Rruga kryesore e varganeve nga Meka në Sham kalonte brenda këtij vendi të rrethuar me male, të quajtur Bedër. Aty kishte banesa, puse dhe hurma, ku pushonin udhëtarët dhe qëndronin për disa orë ose për disa ditë. Myslimanët e kishin shumë të lehtë që t’i zinin ato rrugëkalime, pasi të kishte hyrë vargani në atë vend të rrethuar me male; kështu armiku do të detyrohej të dorëzohej. Por, ishte e domosdoshme që armiku të mos e merrte vesh aspak që myslimanët kishin dalë për t’i bllokuar atje, pra, vargani i udhëtarëve kurejshë të shkonte në Bedër pa ditur gjë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk mori menjëherë rrugën e Bedërit. Rruga, që ndoqi ai të nxirrte më pas në drejtim të Bedërit. Vargani i kurejshëve kishte 1000 deve të ngarkuara me mall, që kushtonte jo më pak se 50000 dinarë35. Kryetari i tij ishte Ebu Sufjani; me vete kishte 40 burra. Ebu Sufjani ishte shumë i zgjuar dhe ruhej. Ai pyeste çdo njeri, që vinte ose që shkonte rrugës për lëvizjet e myslimanëve. Kur ishte jo shumë larg Bedërit, Ebu Sufjani mori vesh se myslimanët kishin dalë nga Medinia. Prandaj e ndryshoi drejtimin e varganit për nga perëndimi, që të marshonte anës së bregdetit dhe ta linte krejtësisht rrugën e Bedërit. Ndërkohë, Ebu Sufjani pagoi një burrë që të shkonte sa më parë në Mekë dhe t’i lajmëronte idhujtarët që myslimanët kishin dalë nga Medinia e nuk dihej se çfarë do të bënin. Lajmëtari shkoi në Mekë dhe njoftoi ç’i tha Ebu Sufjani. Idhujtarët u përgatitën me të shpejtë dhe u nisën. Nga paria e tyre mbeti në Mekë vetëm Ebu Lehebi. Idhujtarët kurejshë morën me vete edhe njerëz nga fiset e tjera të Mekës. Mbetën pa ardhur vetëm Benu Adjët. Ushtria idhujtare mbërriti në vendin e quajtur Xhahfe. Ndërkohë, mbërriti edhe letra e Ebu Sufjanit, i cili lajmëronte se kishte shpëtuar me gjithë varganin dhe u kërkonte që të ktheheshin përsëri në Mekë. Por Ebu Xhehli nuk e pranoi një gjë të tillë, nga mburrja dhe mendjemadhësia që kishte. Kështu, nga ajo ushtri u kthye e u nis për në Mekë vetëm fisi Benu Zahra, 300 veta. Ata i urdhëroi për t’u kthyer miku dhe kryetari i tyre, Ahnes ibn Sherik Thekafiu. Të tjerët, 1000 veta vazhduan marshimin e tyre, derisa qëndruan afër Uduetu Kasuasë, jashtë Bedërit, në një fushë të gjerë, prapa maleve që rrethojnë Bedërin. Në rrugë e sipër, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mori vesh që idhujtarët e Mekës kishin dalë për të luftuar, prandaj u këshillua me myslimanët. U çua Ebu Bekri dhe foli shumë bukur. U çua Omeri dhe foli shumë bukur. Pastaj u çua Mikdadi: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut,- tha ai, ne nuk themi ashtu siç i thanë Benu Israilët Musait (paqja qoftë mbi të!): “… Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (5:24) “Ne do të luftojmë djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe i ndriçoi fytyra nga këto fjalë. “Më tregoni o myslimanë, ç’mendim keni?”,- iu drejtua i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U çua Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarëve dhe tha: “Më duket se po na drejtohesh neve o i Dërguari i Allahut. Unë betohem për Zotin që të ka dërguar ty me të drejtë Profet se, sikur të na urdhërosh të hyjmë në det, ne futemi menjëherë të gjithë. Nesër, ne jemi gati t’i bëjmë ballë armikut bashkë. Ne jemi durimtarë në luftë dhe të vendosur e të patundur kundër armikut. Ndoshta, Allahu do të ta tregojë ty trimërinë tonë, që ti të gëzohesh.Prandaj, marsho o i Dërguari i bashkë me ne, drejt të mirave të Allahut! Për Zotin, që të ka dërguar ty Profet, sikur t’i lodhim devetë tona edhe deri në Berkul Gimad36, ne do të vijmë pas teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe tha: “Marshoni dhe gëzohuni se Allahu i Madhëruar më ka premtuar fitoren mbi njërin prej dy grupeve37. Për Zotin, më duket sikur po e shikoj që tani vendin, ku do të vriten ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me myslimanët u nisën për në Bedër dhe arritën natën, përnjëherë me idhujtarët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me forcat myslimane qëndroi brenda Bedërit, afër Uduetud Dunjasë, por Habab ibn Mundhiri i propozoi që të qëndronin tek uji, që ishte më afër armikut. Kështu, myslimanët do të merrnin ujë për vete dhe njëheraz, do të shteronin puset ekzistuese dhe armiku do të ngelte pa ujë. Këtë mendim e pëlqeu i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ashtu u veprua. Myslimanët ndërtuan një tendë, e cila do të ishte selia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i caktuan roje disa djem nga Ensarët, nën udhëheqjen e Sa’ad ibn Muadhit. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mobilizoi ushtrinë dhe përcaktoi fushën e betejës. Herë-herë bënte shenjë me dorë dhe thoshte: “Këtu do të vritet aksh armik dhe atje do të vritet filani nesër, në dashtë Allahu.” Si u bë natë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi dhe fali namaz gjatë te trungu i prerë i një peme. Edhe myslimanët pushuan atë natë, duke pasur besim në fitoren. Allahu i Madhëruar zbriti shiun, siç thuhet në Kuran: “Dhe kur Ai (Allahu) ju kaploi me një kotje (gjumë), që ishte siguri nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar, largoi prej jush ndyrësirën e Shejtanit, që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe që t’ju forcojë këmbët tuaja.” (8:11) Në mëngjesin e ditës së Xhuma, më 17 të muajit të Ramazanit, në vitin e dytë të Hixhretit, të dyja ushtritë ishin përballë njëra-tjetrës. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri këtë lutje: “O Allah! Ata janë Kurejshët idhujtarë që kanë ardhur këtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, për të të sfiduar Ty dhe për të përgënjeshtruar të Dërguarin Tënd. O Allah! Më jep ndihmën, që më ke premtuar! O Allah! Thyeji e mposhti idhujtarët sa më shpejt!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) drejtoi rreshtat e ushtrisë myslimane dhe i urdhëroi që të mos e fillonin luftën, derisa t’u vinte urdhri prej tij. “Kur t’u afrohen juve,- tha, i godisni me shigjeta, por mbani rezervë ca nga shigjetat tuaja dhe mos i kapni shpatat, derisa ata t’ju vërsulen ju.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye tek tenda e tij bashkë me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe iu lut Allahut shumë për fitoren me këto fjalë: “O Allahu im! Nëse sot Ti do t’i zhdukësh myslimanët, nuk do të adhurohesh kurrë më. O Allahu im! Në qoftë se Ti do, nuk adhurohesh pas kësaj dite kurrë më.” Aq gjatë e vazhdoi lutjen, sa i ra mëngorja nga supet. Ebu Bekri ia vuri atë përsëri dhe i tha: “Të mjafton kjo lutje ty, o i Dërguari i Allahut, sepse me të vërtetë, i je lutur dhe i ke kërkuar shumë.” Idhujtarët komandoheshin nga Ebu Xhehli. Ai e filloi lutjen e vet kështu: “O Allahu im! Ata na kanë ndarë nga farefisi, na kanë sjellë një fe, që ne nuk e njohim. Prandaj mposhti sa më parë, o Allahu im! Cili nga ne të jetë më i dashur tek Ti dhe më i pëlqyer pranë Teje, ndihmoje sot!” Dueli dhe beteja Në fushën e betejës dolën tre veta nga kalorësit më të mirë të idhujtarëve: Utbeu, Shejbeu (dy djemtë e Rabias) dhe Uelid ibn Utbe. Dolën për të bërë duel me myslimanët. Nga myslimanët dolën tre djem nga ensarët. Mirëpo idhujtarët thanë: “Ne duam të bëjmë duel me bijtë e xhaxhait tonë.” Atëherë dolën: Ubejde ibn Harithi, Hamzai dhe Aliu. Filloi dueli. Hamzai vrau Shejbenë; Aliu vrau Uelidin. U këmbyen goditjet midis Ubejdes dhe ibn Utbes. Të dy ranë në tokë. Aliu dhe Hamzai iu vërsulën përsëri ibn Utbes dhe e vranë. Ubejden e morën, ashtu me këmbë të këputur. Pas katër a pesë orësh ai vdiq në Safra dhe e kthyen për në Medine. Idhujtarët u hidhëruan shumë nga përfundimi i duelit dhe të tërbuar sulmuan rreshtat e myslimanëve si një trup i vetëm. Myslimanët qëndronin në pozicionet e tyre, duke mbrojtur veten dhe duke thënë “Ehad, Ehad.” (Një, Një). Për një çast i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kot pak, pastaj ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu o Ebu Bekër, se të erdhi ndihma e Allahut. Këtu është meleku Xhebrail, i cili ka marrë kalin e vet për freri dhe po e tërheq, duke ngritur pluhur.38” Pastaj, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli i veshur me një këmishë hekuri dhe këndoi ajetin: “(Kurejshët idhujtarë) do të pësojnë disfatë dhe do të kthehen mbrapsht.” (54:45) Mori një dorë guriçka dhe ua hodhi idhujtarëve drejt e në fytyrë nga larg, duke thënë: “U nxifshin fytyrat e idhujtarëve!” Dhe, për çudi secilit prej tyre i ra diçka nga ato guriçka në sy dhe në hundë. Për këtë Allahu ka thënë: “…(Në të vërtetë) ti nuk i gjuajte, por Allahu i gjuajti…” (8:17) I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi myslimanët të hidheshin në sulm kundër idhujtarëve. Atëherë, myslimanët sulmuan me tërë vrullin, sepse e kishin të Dërguarin e Allahut ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në rresht të parë përballë armikut. I çanë rreshtat e armikut dhe ua prenë kokat shumë idhujtarëve. Ata kishin edhe ndihmën e melekëve, të cilët i godisnin idhujtarët në çdo anë. I këputej koka ose këmba njeriut dhe nuk dihej se kush e godiste. Kështu vazhdoi beteja, derisa idhujtarët u thyen. Disa idhujtarë u vranë, të tjerët morën arratinë; të tjerë u zunë rob. Në atë betejë kishte vajtur edhe djalli, në pamjen e Suraka ibn Malik ibn Xhu’shumit, për të fuqizuar idhujtarët dhe për t’i nxitur ata në luftë kundër myslimanëve. Por, sa shikoi melekët, djalli u kthye mbrapsht, iku në drejtim të Detit të Kuq dhe hyri në det. Vrasja e Ebu Xhehlit Ebu Xhehli ishte midis një grupi idhujtarësh, që e mbronin me shpatat e tyre si gardh. Ndërsa në rreshtat e myslimanëve, pranë Abdurr Rrahman ibn Aufit, ishin dy djem nga ensarët, që kërkonin diçka. Njëri prej tyre i tha Abdu Rrahmanit fshehurazi nga shoku i tij: “O Xhaxha! Ma trego Ebu Xhehlin!” Abdu Rrahmani e pyeti: “Pse? Cfarë do të bësh me të?” “Kam marrë vesh,- iu përgjigj ai, se ai ka sharë të Dërguarin e Allahut. Për Zotin, që ka shpirtin tim në dorë, po ta shikoj, nuk do ta lë pa e vrarë.” Edhe djali tjetër i tha Abdu Rrahmanit të njëjtën gjë. Kur u ballafaquan të dy palët, Abdu Rrahmani e pa Ebu Xhehlin duke shëtitur midis rreshtave të idhujtarëve dhe ua tregoi dy djemve. Atëherë, që të dy iu vërsulën Ebu Xhehlit me shpatë dhe e goditën. Njëri e goditi në kërci të këmbës dhe atij i fluturoi këmba, ashtu siç fluturon bërthama e ullirit, kur shtypet. Tjetri e shtriu përtokë dhe e la në frymën e fundit. Pastaj të dy djemtë shkuan tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thanë: “Shikoji shpata tona.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Ju, të dy e keni vrarë atë.” Ishin Muadhi dhe Meudhi, bijtë e Afrait. Meudhi ra dëshmor në të njëjtën luftë, kurse Muadhi jetoi deri në kohën e Khalifit Othman (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha Muadhit pasurinë e Ebu Xhehlit. Pasi mbaroi beteja, njerëzit dolën për të kërkuar Ebu Xhehlin. Abdullah ibn Mes’udi e gjeti atë me shpirt ndër dhëmbë. I vuri këmbën në qafë dhe e kapi për mjekre, që t’ia priste kokën. - A të poshtëroi Allahu ty, o armiku i Allahut?,- i tha. Ebu Xhehli: - Me çfarë më poshtëroi Allahu mua? A keni vrarë njeri më të madh se unë? Sikur të mos më kishte vrarë një bari delesh! Kush po e fiton luftën sot? Abdullah ibn Mes'udi: - Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ebu Xhehli: - I je ngjitur një të përpjete të vështirë, o bari i vogël delesh. Atëherë, Abdullahu ia preu kokën dhe vajti tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Allahu Ekber. (Allahu është më i Madhi). Falenderimi i takon Allahut që e vërtetësoi premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Vet dhe i theu armiqtë.” Pastaj shtoi: “Ky (Ebu Xhehli) ishte faraoni i kësaj bashkësie.” Dita e Dallimit të së mirës nga e keqja (Furkanit) Eshtë dita, kur u zhvillua lufta e Bedërit, më 17 të muajit të Ramazanit. Beteja bëhej midis femohuesve dhe besimtarëve. Aty, njeriu luftonte kundër xhaxhait të vet, dajës së vet, djalit të vet, vëllait të vet. Në atë betejë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vrau dajën e vet, As ibn Hashimin dhe Ebu Bekri u ndesh me djalin e vet, Abdurr Rrahmanin. Myslimanët zunë rob Abasin, xhaxhanë e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kështu, u ndërpre lidhja farefisnore midis njerëzve dhe Allahu e lartësoi fjalën e besimit mbi fjalën e mohimit dhe e dalloi të vërtetën nga e shtrembra. Prandaj, ajo ditë u quajt “Dita e Dallimit”. Të vrarët Në atë Betejë u vranë 14 burra nga myslimanët: gjashtë nga muhaxhirët dhe tetë nga ensarët. Ata u varrosën në fushën e Bedërit dhe varret e tyre njihen edhe sot. Nga idhujtarët u vranë 70 veta dhe 70 të tjerë u zunë rob. Shumica e tyre ishin nga paria e kurejshëve. Nga ata, 24 kufoma u tërhoqën dhe u hodhën në një pus të pistë në Bedër. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në Bedër tri ditë dhe kur u përgatit që të kthehej që andej, vajti te pusi, qëndroi në cep të tij dhe i thirri të vrarët idhujtarë me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: “O filan, bir i filanit! O filan, bir i filanit! A do t’ju pëlqente (tani) që t’i ishit bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne vërtet, e gjetëm ndihmën që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët ndihmën, që ju kishte premtuar zoti juaj?” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “O i Dërguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt?” “Ju nuk dëgjoni më mirë se ata,- iu përgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por vetëm se ata nuk përgjigjen.” Lajmi i Betejës në Mekë dhe në Medine Lajmi i thyerjes së idhujtarëve arriti në Mekë. Ata i theu dhe i poshtëroi Allahu. Me qëllim që të mos u bëhej qejfi mylimanëve, idhujtarët e ndaluan vajtimin për të vrarët e tyre. Esued ibn Mutalibit i ishin vrarë tre djem në Bedër, prandaj ai donte të vajtonte me zë për ta. Natën dëgjoi zërin e një gruaje që po vajtonte dhe mendoi se ishte dhënë leja për të vajtuar të vrarët. Prandaj, dërgoi djalin e vet për të hetuar. I biri shkoi atje dhe mori vesh që gruaja po vajtonte për devenë e vet, që i kishte humbur. Atëherë ai nuk e përmbajti veten dhe thuri…: Po qan për një deve të humbur?! Gjumin pagjumësia ka mundur. Jo, ajo nuk po qan për devenë, Qan për Bedërin; të pafat qemë. Në Medine, njerëzit morën vesh për betejën nga dy lajmëtarë të dërguar nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Abdullah ibn Reuahai dhe Zejd ibn Harithe. I pari njoftoi pjesën e sipërme të Medines, i dyti pjesën e poshtme të saj. Jehudinjtë kishin përhapur fjalë të gënjeshtërta në Medine. Por, kur shkoi atje lajmi i fitores, u gëzuan tërë myslimanët dhe u tund Medinia nga brohoria e njerëzve: La i lahe il-lallah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut), Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi). Krerët e myslimanëve, dolën përpara në rrugët e Bedërit dhe uruan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për fitoren. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye në Medine me ndihmën e Allahut, me plaçkë lufte dhe robër. Kur arriti afër Safrasë, Allahu i zbriti ajetin, që tregon urdhrin e ndarjes së plaçkës së luftës. Prandaj, ai mori një të pestën e plaçkës së luftës. Pjesën tjetër e ndau në mënyrë të barabërtë midis luftëtarëve. Më pas urdhëroi që të vritej Nadir ibn Harithi. Ali ibn Ebu Talibi ia preu kokën. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) arriti në Araki Dhubaja, urdhëroi që të vritej Ukbe ibn Ebu Muiti, të cilin e vrau Asim ibn Thabit el Ensariu (thuhet edhe se e ka vrarë Ali ibn Ebu Talibi). Krerët e myslimanëve që kishin dalë për të uruar, e takuan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Rauhar. Pastaj e shoqëruan atë deri në Medine. Shumë njerëz u bënë myslimanë. Madje edhe Abdullah ibn Ubeji (kryetari i dyfytyrakëve) dhe shokët e tij u shfaqën sikur u bënë myslimanë.
Safijurrahman el-Mubarekfuri