Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Adhurimi Ibadeti

Ibadeti-Adhurimi

Pasiqë mësuam se në këtë botë nuk gjendemi kot dhe mësuam se Krijuesi ynë është All-llahu xhel-le shanuhu dhe se Ai e dërgoi pejgamberin e Tij Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem te të gjitha krijesat që t’i thirrë ata në fenë Islame, na bëhet e qartë se e kemi obligim që ta adhurojmë këtë Krijues Madhështor, ashtu siç është i kënaqur Ai prej neve, që me këtë ta fitojmë xhennetin dhe të largohemi nga zjarri.

2)

Ibadet (adhurim) është të nënshtruarit urdhërave të All-llahut xhel-le shanuhu, zbatimi i asaj me të cilën na ka obliguar dhe largimi nga ajo që na ka ndaluar. Prej llojeve të adhurimit që i kemi obligim janë: namazi, agjërimi, respektimi i prindërve, bëmirësia ndaj njerëzve.

 

Ndërsa All-llahu xhel-le shanuhu na ka ndaluar nga gjërat që janë të ndyta dhe të këqia, prej tyre janë: sharja, hidhërimi i prindërve, vjedhja, keqbërja etj.

 

3)

 

Ndonjëherë ndokush prej neve e pyet veten e tij: "Përse ta adhurojmë All-llahun të Vetmin të Lartësuarin?

 

Përgjegja e vetme është:

 

" Ngase All-llahu i Lartësuar është i Vetmi Krijues i tokës dhe i qiellit, i kodrave dhe i lumenjve, i njerëzve dhe i shtazëve. Ai, i Madhëruar qoftë,është Sundues i të gjitha krijesave, Krijoi çdo gjë prej asgjëje.Ne gjithashtu e adhurojmë atë të Vetmin sepse Ai, pasi që na krijoi, na dhuroi shumë të mira, na nënshtroi çdo send që është mbi tokë dhe prej saj na caktoi atë që është hallall dhe atë që është haram. Ai është i Cili ka nën pushtet çdo gjë prej vetes tonë dhe atë që posedojnë.

 

4)

 

Shiko në vehten tënde:

 

A i posedon duart tuaja?

 

A i posedon këmbët tuaja?

 

A e sundon ndonjë pjesë nga pjesët e trupit tënd?

 

Përgjigjeja e vetme është: Jo, nuk posedojë asgjë nga kjo.

 

5)

 

Përse nuk sundon asnjë pjesë nga trupi yt, përderisa ti kur të dëshiron ta kapësh diçka e kap atë me duart me tuaja?!

 

Kur të dëshiron të shkosh në ndojnë vend shkon me këmbët tuaja! Gjithashtu, kur të dëshiron të shikosh në ndonjë send e shikon atë me sytë e tu! Si, pra ato janë të tuat e ti nuk i posedon ato?

 

6)

 

Ngase ti je krijesë e All-llahut xhel-le shanuhu. All-llahu është Ai i Cili të krijoi ty, duartë tua, këmbët tua, sytë e tu dhe të gjitha pjesët e trupit e tënd. Ti nuk ke krijuar asgjë nga trupi yt, e as nga ajo që sheh para vehtes tënde!

 

Gjithashtu as njerëzit tjerë nuk e kanë e krijuar veten e tyre, apo ndonjë pjesë të tyre. Krijues është All-llahu i Madhëruar i Cili është larg çdo të mete. اdo gjë që sheh para teje, njerëz, shtazë, sende, gjithë ate që e posedon dhe e përdorë, nuk është nën sundimin tënd, por është nën sundimin e Zotit dhe Krijuesit të vet.

 

All-llahu i Madhëruar thotë: "Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës..." (suretu Ali Imran 109). "Të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet." (suretu Ali Imran 109).

 

Gjithashtu thotë: "S’ka dyshim se sundimi i qiejve dhe i tokës i takon vetëm All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje..."(suretu et-Tevbe 116).

 

8)

 

Ai është sunduesi ynë dhe sundues i çdo sendi në ekzistencë. Ai është i Cili na bëri obligim nënshtrim ndaj Tij dhe na urdhëroi që mos të adhurojmë askënd përveç Tij.

 

Për këtë ne e adhurojmë Atë, e adhurojmë nga dashuria që kemi ndaj Tij. All-llahu i Madhëruar thotë:

 

"Thuaj: nëse e doni All-llahun atëherë më pasoni mua që All-llahu t’ju dojë..."(suretu Ali Imran 31).

 

E adhurojmë All-llahun nga lakmia që kemi për xhennetin e Tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:

 

"...e All-llahu ju thërret për në xhennet dhe falje melejen e Tij..."(suretu el-Bekare 221).

 

Gjithashtu e adhurojmë për t’u larguar nga zjarri dhe nga frika prej tij:

 

" Zoti ynë, atë që Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar." (suretu Ali Imran 196).

 

Atëherë kush është fitimtar në këtë botë, e kush është i humbur?

 

9)

 

Fitimtar (ngadhënjyes) është ai i cili i kryen urdhërat e All-llahut dhe obligimet që i ka ndaj Tij. I shpëtuar është ai i cili largohet nga ajo që e hidhëron All-llahun xhel-le shanuhu dhe nga ajo që Ai ka ndaluar.

 

Ndërsa i humbur është ai i cili e kundërshton All-llahun dhe nuk i respekton urdhërat dhe obligimet e Tij. I humbur është ai i cili nuk e adhuron All-llahun xhel-le shanuhu. Ka dështuar ai i cili i then ndalesat dhe bënë mëkate, bën gjëra të cilat na ka ndaluar Furnizuesi dhe Zotëruesi ynë. Ky është i humbur, ndërsa ai i cili u përmend më parë, ai është i shpëtuari( fitimtari).

 

All-llahu i Madhëruar thotë: "... e kush i shmanget zjarrit e hyn në xhennet , ai ka arritur shpëtim..." (suretu Ali Imran 185).

 

Prej llojit të rëndësishëm të ibadetit në të cilën gabojnë shumica e njerëzve është:

 

Duaja (lutja). All-llahu i Lartësuar thotë:

 

" Zoti i juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem."(suretul-Gafir 6).

 

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotë: "Duaja është adhurim"

 

Prandaj, ti kur të dëshirosh që All-llahu të të jep ndojë gjë, e thërret Atë dhe thua: "O Zot më fut në xhennet"; "O Zot më shpëto nga zjarri"; "O Zot, fali prindërit e mi!"

 

Kështu vepron për çdo çështje prej çështjeve të kësaj bote apo tjetrës. Ti kur ta lutësh All-llahun xhel-le shanuhu beson bindshëm se Ai është i Vetmi është Krijuesi dhe Sunduesi yt dhe është i Gjithëfuqishëm që t’i përgjigjet lutjes tënde.

 

Lutja jote drejtuar All-llahut është ajka e adhurimit tënd dhe sinqeriteti i besimit tënd ndaj All-llahut të Madhëruar.

 

Për këtë ti e lutë All-llahun xhel-le shanuhu të Vetmin, nuk e lutë askënd prej krijesave të Tij, nuk kërkon nga askush prej krijesave të Tij dhe nuk kërkon ndihmë nga askush tjetër përveç Tij.

Ali Hasen AbdulHamid

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free