ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
mnfibajramit
Manifestim me rastin e Fitër Bajramit në Prishtinë
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në sallën “1 tetori” në Prishtinë u mbajt një manifestim me program të pasur kulturor dhe artistik.
Mysafirë në këtë manifestim ishin përfaqësues nga jeta fetare, akademike, politike dhe kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, për t’iu duartrokitur kështu salla e stërmbushur me qytetarë të impresionuar nga atmosfera festive e këtij manifestimi.
Në fjalën përshëndetëse, myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava, uroi të pranishmit dhe të gjithë myslimanët për Festën e Fitër Bajramit duke potencuar edhe vëmendjen e Islamit për rrjedhat aktuale në të gjitha sferat e jetës.
Ndonëse anën artistike e pasuruan emra eminentë nga skena artistike dhe kulturore e vendit, mysafire e këtij manifestimi ishte edhe këngëtarja Violetë Kukaj e cila u prezantua me këngën e saj “O Allah!”, për tu pasuar më pas me ilahitë e kënduara nga Kori i Djemëve, e pastaj edhe nga Kori i Vajzave të Medresesë “Alauddin”.
Manifestimi u shoqërua edhe me pika tjera si: këndimi nga Shyhrete Behluli “Nënës”; Okteti Plus u prezantua me këndimin e tyre “Hej, ju male!”; Monologu i interpretuar nga Basri Lushtaku “Jam dëshmitar” shoqëruar nga instrumentali i bërë nga Abaz Jahja (profesionist i instrumentalit oriental); më pas ai nga “Fatmir Spahiu “E hënë”.
Ndërsa recitali më i mirëpritur nga publiku që i zgjoi emocionet e të gjithë mysafirëve ishte ai i monologut “U nda hana” (shkruar nga shkrimtari Fatmir Muja), interpretuar nga artisti i popullit, mysafir special nga Tirana, Mirush Kabashi.
Ndërsa më pas këndoi Andin Randobrava “Atributet e Allahut”, për ta përmbyllur kështu këtë manifestim me ilahinë “Supplication” nga Okteti Plus.
Ndërkohë u tha se ky manifestim mëtohet të jetë tradicional.
Blerim Halili