ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
haxhi2010arabi
Arabia Saudite e gatshme për Haxhin 2010
Arabia Saudite e gatshme për Haxhin 2010Nga Arabia Saudite raportohet se përgatitjet për Haxhin e sivjetmë janë në fund e sipër për pritjen e miliona haxhilerëve nga tërë bota.
Nga forcat e sigurisë raportohet se 4000 forca speciale shtesë janë të gatshme për të implementuar planin e sigurisë për sezonin e Haxhit të sivjetmë.
“Janë bërë ushtrime simuluese të demonstratave, anti-terror, kontrollim ndaj turmave dhe të gjitha skenarëve të mundshme të sigurisë” thotë Ministri I Brendshëm Saudit Al-Omani për Gazetën Saudite.
Autoritetet e Gjysmëhënës së Kuqe Saudite janë duke përgatitur ambulancën ajrore të parë për të shërbyer gjatë Haxhit të këtij viti duke përfshirë aty pesë aeroplanë për bartjen e të sëmurëve dhe të lënduarve në spitale, thuhet në një raport të tyre.
Në zhvillime të ngjashme raportohet nga Ministria e Shëndetësisë Saudite se spitale dhe qendra e klinika shëndetësore të shumta janë të gatshme për të shërbyer për personat në nevojë gjatë sezonit të Haxhit të sivjetmë me më së 3000 shtretër të gatshëm në çdo kohë.
Sipas drejtorit të Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Khaled Zafar thuhet se shëndetësia Saudite është përqendruar më shumë në parandalimin, shërimin dhe shërbimet emergjente për vizitorët e sivjetmë nga të gjitha anët – ajr, tokë apo deti.
Ndërsa nga Hekurudhat Sauditë raportohet për kompletimin e projektit të parë të Metros së Mekes e cila ndërlidh Arafatin, Muzdelifen dhe Minan por kjo do të mund të jetë në shfrytëzim të haxhinjëve vetëm nga viti 2011./mesazhi/