ιѕℓαм-ιѕтσg.тк
erdoganixhaminnepr
Erdogani do ta përurojë Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Erdogani do ta përurojë Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Të enjten, më 4 nëntor 2010, në ora 11:30, pas kryerjes së punëve restauruese e konservuese, në Prishtinë bëhet hapja e xhamisë "Sulltan Mehmet - Fatih" (Xhamia e Madhe). Përurimi i xhamisë bëhet me rastin e vizitës së kryeministrit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Rexhep Taip Erdogan, i cili i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava do të jetë i pranishëm në këtë manifestim. Xhamia “Sulltan Mehmet - Fatih” i përket shekulli XV (1461), dhe është një ndër monumentet më të rëndësishme të periudhës osmane në Kosovë. Restaurimi i xhamisë është bërë nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar (TIKA). Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës Jeni të ftuar që të merrni pjesë në këtë manifestim!/mesazhi/ |