Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Mirsitefjaleslailaheilallah

Mirësitë e fjalës La Ilahe Il-la Allah


1. Kjo është  fjala më e mirë që e kanë thënë të dërguarit
.

Transmeton Tirmidhiu nga  Amr Ibn El-Asi [Zoti qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [alejhiselam] ka thënë: “Lutja më e mirë është lutja në Arafat dhe  fjala më e mirë që e kam thënë unë dhe të dërguarit është fjala La Ilahe Il-la Allah...”.
Gjithashtu transmeton Xhabir  Ibni  Abdilah  se e ka dëgjuar   të Dërguarin [alejhiselam] duke thënë: “Dhikri më i mirë është  La Ilahe Il-la Allah”.   [Ibni Maxheh].

2. Për hirë  të fjalës La Ilahe Il-la Allah, All-llahu i  ka krijuar të gjitha krijesat.

Allahu thotë ne librin e Tij: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më      adhurojnë”.

3. Për hirë të saj, Allahu i ka dërguar të Dërguarit dhe i ka  zbritur librat.

Allahu thotë në librin e Tij : “Me urdhërin e Tij,  ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robërit e vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (Zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikë”. Gjithashtu All-llahu thotë: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. Ibni Kethiri ne komentin e këtij ajeti thotë: Çdo të dërguar e ka dërguar Allahu që të thërret në adhurimin e Allahut dhe mos t’i shoqëroj Atij askënd në adhurim.

4. Kjo fjalë është e para që obligohemi  ta mësojmë.

Allah ne Kur’an  thotë: “Dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj”. Nga Ibni Abasi transmetohet se i Dërguari [alejhiselam] i ka thënë Muadhit kur e ka përcjell për në Jemen: “Ti do të shkosh te një  popull që  janë ithtar të librit (krishterë) kur të arrish te ata le të jetë gjëja e parë që i thërret në të,  të dëshmojnë që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, dhe se Muhamedi [alejhiselam] është i dërguar i Allahut. [Buhariu].

5. Fjala La Ilahe Il-la Allah është fjalë e devotshmërisë.

Allahu thotë: “... po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi  fjalën e devotshmërisë (fjalën:La Ilahe Il-la Allah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”.  Transmeton Ubej Ibni Ka’bi se i Dërguari [alejhiselam] ka thënë se fjala e devotshmërisë e përmendur në ajet ka për qellim fjalën La Ilahe Il-la Allah.
Ndërsa Ibni Abasi  në komentin e këtij ajeti thotë: Fjala e devotshmërisë është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç  Allahut dhe se kjo fjalë është koka e devotshmërisë.

6. Fjala La Ilahe Il-la Allah është fjala e mirë që e ka përmendur Allahu ne Kur’an.

Allahu thotë: “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,  E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë”. Thotë Ibni Abasi në komentin e këtij ajeti fjala e mirë është dëshmia La Ilahe Il-la Allah, ndërsa pema e mirë është besimtari.

7. Fjala  La Ilahe Il-la Allah u siguron  besimtarëve  zotërimin  e tokës në  këtë botë dhe shpëtimin nga zjarri i xhehenemit në botën tjetër.

Allahu ne Kur’an thotë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit”.

8. Për hirë të kësaj fjale e ka obliguar Allahu xhihadin (luftën ndaj pabesimtarëve).

Thotë Allahu në Kur’an: “Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftëse ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.”
Gjithashtu  thotë: “Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur”. Dhe  gjithashtu thotë: “Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)”.


Shkroi: Shejh Salah Nexhib Ed-dak
Përktheu: Gazmend Bajraktari
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free