Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Haziri

Ministri Haziri premton restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore Islame

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava. Gjatë takimit, Myftiu falënderoi ministrin Haziri për kujdesin që po tregon ministria që e udhëheq ai për monumentet kulturore e fetare dhe shprehu besimin se kjo ministri do të përkujdeset edhe më shumë për objektet e besimit Islam, të cilat janë pjesë e rëndësishme e thesarit kulturor të Kosovës.

Ministri Haziri, nga ana e tij, e përgëzoi z.Tërnava për muajin e madhëruar të Ramazanit dhe theksoi se Ministria e Kulturës po bën përpjekje të që të sigurojë fonde për reastaurimin e të gjitha monumenteve kulturore e historike dhe objekteve fetare.

Ai kërkoi që Bashkësia Islame e Kosovës të ndihmojë ministrinë për hartimin e listës së monumenteve të kulturës islame që konsiderohen me prioritet për përfshirje në investimet kapitale për vitin e ardhshëm.

Ministri Haziri tha se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë marr përsipër restaurimin e dy monumenteve të kulturës islame dhe veçoi edhe restaurimin e Hamamit të Prishtinës.

Z. Tërnava shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me MKRS. /QIK/mesazhi/


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free