Free CSS template by ChocoTemplates.com

ιѕℓαм-ιѕтσg.тк

Fatmir Sejdiu

Sejdiu uron besimtarët dhe BIK-un për RamazanSejdiu uron besimtarët dhe BIK-un për Ramazan

Prishtinë, 10 gusht – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e fillimit të nesërm të muajit të shenjtë të agjërimit, a uruar besimtarët e fesë islame, si dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, përkatësisht myftiun naim Tërnava për fillimin e Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtimit ndaj Zotit dhe i vetëkontrollit. Uroj që jo vetëm ky muaj, por edhe të gjithë që vijnë pas tij, të kalojnë në paqe dhe në mirëkuptim midis të gjithë
qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet pos tjerash në urimin e Sejdiut dërguar besimtarëve të fesë islame në Kosovë.

Ndërkaq, në urimin dërguar kreut të BIK-ut, myftiut Naim Tërnava, presidenti Sejdiu pasi e uron për muajin e Ramazanit, shpreh besimin se pas mendimit të GJND-së për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës 69 vendeve që e kanë njohur shtetin tonë deri tash do t’i bashkëngjiten edhe shumë vende të tjera, të cilat tashmë nuk kanë asnjë arsye që të vonohen në ndërmarrjen e këtij hapi.

Duke falënderuar për kontributin e deritashëm, Sejdiu thekson se “roli dhe kontributi i BIK-ut do të jetë shumë i rëndësishëm edhe më tej në procesin e njohjeve të reja të shtetit tonë dhe anëtarësimit të tij në institucionet ndërkombëtare”.

Me rastin e fillimit të Ramazanit, myftiut Tërnava një telegram urimi i ka dërguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Më lejoni të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta Juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës. Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes qytetarëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit.

Urime për Ramazan besimtarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame i kanë dërguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe parti tjera politike. /koha/
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free